Rajmonda Mullaymeri: Udhëzues për strategjitë e zhvillimit gjuhësor dhe mbështetjen e fëmijëve me nevoja të veçanta

Ky udhëzues nga Rajmonda Mullaymeri ofron strategji praktike për mbështetjen e fëmijëve me çrregullime të gjuhës dhe komunikimit. Përmes mjeteve vizuale, teknologjisë dhe komunikimit të përshtatur, synohet të nxisë zhvillimin gjuhësor dhe një mjedis gjithëpërfshirës në klasë.

Ky material është përgatitur nga Rajmonda Mullaymeri, Drejtuese e Rrjetit Profesional “Mësues ndihmës” ZVAP Korçë/Pustec, dhe synon të ofrojë udhëzime praktike për mësuesit, prindërit dhe specialistët e arsimit mbi mbështetjen e fëmijëve me vështirësi në të folur dhe çrregullime të gjuhës dhe komunikimit.


Në këtë udhëzues, do të gjeni strategjitë kryesore për të nxitur zhvillimin gjuhësor tek fëmijët dhe të rinjtë, duke përfshirë përdorimin e mjeteve vizuale, teknologjisë ndihmëse, gjuhës së thjeshtuar dhe teknikave të komunikimit joverbal. Materiali trajton gjithashtu rëndësinë e krijimit të një mjedisi gjithëpërfshirës ku nxënësit me nevoja të veçanta mund të ndihen të vlerësuar, të kuptuar dhe të angazhuar aktivisht në procesin e të nxënit.


Për më shumë detaje dhe udhëzime të plota mbi mënyrat praktike të mbështetjes së zhvillimit gjuhësor dhe komunikimit të fëmijëve, mund të lexoni udhëzuesin e plotë më poshtë.


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë  

514 Lexime
9 orë më parë