Realizon ëndrrën në pleqëri, diplomohet 88-vjeçarja

Anna Valanzuolo Carterra, 88 vjeç, vërtetoi se mosha është thjesht një numër kur ajo sot mori diplomën e saj në Universitetin e Napolit.

Mësuesja e dalë në pension studioi për letërsi në Universitetin Federico II ku edhe u diplomua në vitin 2011 pasi u pendua që la universitetin kur mbaroi shkollën e mesme për të patur një punë dhe familje.

Pavarësisht moshës së saj, Carcaterra u përball me lodhjen nervore që të gjithë studentët italianë kalojnë para se të diplomohen, teksa mbajti fjalimin e saj para komisionit të akademikëve.

Nipërit, fëmijët dhe miqtë e saj ishin aty për ta mbështetur ndërkohë që ajo shpjegoi punën e saj dhe se si shkrimet e Dante Alighieri influencuan poetin revolucionar të shekullit të 19 Ugo Fuscolo.

Më në fund, gjyshja  mori diplomën e saj me nota të shkëlqyera dhe fletë lavdërimi për Filozofi Italiane.

“Shpresoj që ky është një shembull për të gjithë të rinjtë që ata të mos dorëzohen,”- u shpreh Anna për La Stampa pas suksesit të saj.

“Nëse nuk dorëzoheni, do arrini në fund”- shtoi ajo.

1,390 Lexime
8 vjet më parë