Leximi

Rëndësia e leximit të librave

Tetori është edhe muaji i librit. Është konsideruar si festë kushtuar shkrimit dhe letërsisë. Por çfarë e bën të veçantë këtë muaj? Cilat janë disa nga benefitet që ofron libri për ju si person por dhe për shoqërinë në tërësi?

Tetori është ndërkombëtarisht muaji kushtuar librit dhe arteve. Ky muaj konsiderohet si një festë një mujore, e cila përqendrohet në rëndësinë e leximit, shkrimit dhe letërsisë. Muaji Kombëtar i Librit është gjithashtu një kohë për të nderuar librat dhe autorët më të mirë të vendit.


Por pse është e rëndësishme të lexoni libra? 

Cilat janë disa nga benefitet që ai sjell?


Që nga momenti kur keni filluar shkollën, mësuesit tuaj ju kanë mësuar bazat e leximit. Në fillim mësoni alfabetin dhe tingujt unikë që jep secila shkronjë. Shumë shpejt, ju arrini të lexoni fjalë dhe paragrafë të tërë. 


Pse ju keni mësuar të lexoni? 

A jeni ju në gjendje të lexoni shenja dhe udhëzime rrugore, të studioni dhe të testoheni?


Por e vërteta, qëndron se vetë natyra e njeriut është projektuar të mësojë shpejt, ndaj dhe ju mësoni të lexoni dhe kjo mënyrë ju jep ju edhe mundësinë të komunikoni me njëri -tjetrin.


Sa më shumë të lexoni, aq më shumë do të kuptoni botën përreth jush. Dhe ndërsa lexoni libra, aq më shumë do të zbuloni jetën përtej asaj që dini tashmë. 


Libri ju bën ju një komunikues më të mirë

Librat do të përmirësojnë më tepër fjalorin tuaj, aftësitë tuaja komunikuese. Leximi do të rrisë aftësitë tuaja gjuhësore, dhe ju do të mësoni të lexoni dhe shprehni rrjedhshëm mendimet dhe idetë tuaja.


Libri ju edukon

Përmes librit, ju do filloni të kuptoni se si funksionojnë gjërat, do të njiheni me kultura të ndryshme dhe do të kuptoni historinë se si kanë rrjedhur ngjarjet. Nëpërmjet librit ju do të mësoni të flisni gjuhë të huaja, si të përmirësoni veten. Librat e duhur janë ata të cilët mund t'ju ofrojnë juve informacion të dobishëm, dhe ju do të bëheni më të zgjuar, më të mprehtë, më të aftë dhe më të hapur ndaj ideve të reja.


Libri mban të shëndetshëm trurin tuaj

A e dini se kur lexoni libra, ju jeni duke ushtruar trurin tuaj? 

Sa më shumë që lexoni, aq më shumë stimuloni mendjen tuaj. Stimulimi mendor mban rrjedhjen e gjakut në tru, duke parandaluar sëmundje si çmenduria. Kur lexojmë, funksioni njohës dhe kujtesa juaj përmirësohen. Sa më i shëndetshëm të jetë truri juaj, aq më shumë jeni në gjendje të përqendroheni dhe të zhvilloni aftësitë tuaja analitike.


Libri ul nivelin e stresit

Pavarësisht nëse është libër shkencor, roman apo autobiografi, libri mund t'ju ndihmojnë të ulni tensionin dhe të relaksoheni. Libri lejon që ju të shpëtoni nga stresi dhe ankthi i jetës së përditshme duke ju lejuar të zhyteni në një botë tjetër ose t'ju përfshijë ju në një temë që e konsideroni bindës. 

 

Libri ju stimulon krijimtarinë

Libri i duhur mund t'ju çojë në aventura dhe t'ju frymëzojë të kaloni në dimensione të reja, të panjohura më herët. Përmes leximit, imagjinata juaj ndizet dhe ju i jepni mendjes tuaj të njihet me mundësi të reja. 




Përgatiti:Marina Kërçeli

Burimi: https://progressiverisingphoenix.com/importance-of-reading-books-benefits-of-reading-books/

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

465 Lexime
2 javë më parë