PËR FËMIJË TË SHËNDETSHËM

Rëndësia e vitaminës B12 tek fëmijët

Vitamina B12 është e rëndësishme për mirëfunksionimin e sistemit nervor qëndror, duke e kthyer ushqimin në energji. Mungesa e vitaminës B12 sjell shumë rreziqe tek fëmijët, si vonesë në zhvillim, nervozizëm, anemi dhe dobësi.

Vitamina B12 është e rëndësishme për mirëfunksionimin e sistemit nervor qëndror, duke e kthyer ushqimin në energji. Fëmijët gjithashtu kanë nevojë për vitaminën B12 për të formuar ADN dhe ARN, në mënyrë që të krijojmë qeliza të reja, si dhe për funksionimin normal të sistemit imunitar.



Nga cilat ushqime mund të merret vitamina B12?


Vitamina B12 gjendet kryesisht tek mishi dhe drithërat. Njerëzit që ndjekin dieta vegane dhe vegjetariane duhet të jenë të vetëdijshëm se marrin shumë pak nga kjo vitaminë. Produktet e qumështit dhe veza përmbajnë gjithashtu nivele të konsiderueshme të vitaminës B12. Pra, burime të mira të kësaj vitamin janë: mishi, peshku, veza, qumështi dhe kërpudha. 



Sa vitaminë B12 duhet të marrë një fëmijë? 


Sasitë mesatare të rekomanduara, të matura në mikrogramë (mcg), ndryshojnë sipas moshës: 

• Bebet deri në moshën 6 muajshe: 0,4 mcg

• Bebet mosha 7-12 muajsh: 0,5 mcg

• Fëmijët e moshës 1-3 vjeç: 0.9 mcg

• Fëmijët e moshës 4-8 vjeç: 1.2 mcg

• Fëmijët e moshës 9-13 vjeç: 1.8 mcg

• Adoleshentët mosha 14-18 vjeç: 2.4 mcg



Si ndikon mungesa e vitaminës B12 tek fëmijët? 


Mungesa e vitaminës B12 tek fëmijët shpesh shfaqet me simptoma si vonesë në zhvillim, nervozizëm, mungesë oreksi, anemi dhe dobësi. Një mjek mund të testojë statusin e vitaminës B12 të një personi përmes një analize gjaku. Mangësitë e vitaminës B12 mund të vijnë për shkak të mungesës së vitaminës në dietë ose se vitamina nuk absorbohet siç duhet.



Si absorbohet vitamina B12?


Gjithçka varet nga aciditeti i stomakut dhe enzimat e tretjes. Nëse nuk funksionojnë siç duhet, prindërit duhet t’i drejtohen me patjetër mjekut. 




Përgatiti Parajsa Shtini

Burimi: https://www.haliborange.com/kids-health/the-importance-of-childrens-vitamin-b12

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,169 Lexime
3 vjet më parë