Nxënësit dhe joga

Rikthimi në shkollë dhe praktikimi i jogës

Fëmijët që praktikojnë joga mësojnë se si të menaxhojnë frikën e ditës së parë në shkollë përmes pozave të përqendrimit, ushtrimeve të frymëmarrjes dhe vizualizimit. Përfitimet fizike të jogës, si fleksibiliteti dhe forca e përmirësuar, mund të ndihmojnë gjithashtu fëmijët në jetën e tyre të përditshme.

Fillimi i vitit shkollor mund të sjell kaq shumë emocione për fëmijët e po ashtu edhe  për të rriturit. Pavarësisht nëse vera ka qenë e mbushur me aktivitete ose e mbushur me ankesa për shkak se nuk kishin asgjë për të bërë,për fëmijët mund të jetë i vështirë kthimi në shkollë. Por gjithashtu edhe prindërit mund të përjetojnë stres dhe shqetësohen për mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Duke ditur se stresi i prindërve mund të ndikoj tek fëmijët është thelbësore që prindërit të menaxhojnë emocionet e tyre duke bërë kështu më të thjeshtë suportin ndaj fëmijëve.

Fëmijët mund të stresohen për gjëra të ndryshme. Disa fëmijë mund të ndihen të shqetësuar për kalimin në një klasë të re. Ata mund të shqetësohen për miqtë e rinj, njohjen me mësuesit e rinj, të qenit larg shtëpisë dhe ndryshimi i së përditshmes.


Shumë fëmijë e kanë të vështirë të shprehin ose përcaktojnë se çfarë ndjejnë.


Një nga mënyrat që mund të ndihmoni fëmijët tuaj është ti lini hapësirë emocioneve të tyre. Bëjani të ditur se sido që të ndihen është normale dhe se nuk është vetëm. Lejojini të shprehin emocionet e tyre, në këtë mënyrë do te ndihen të kuptuar dhe të përkrahur në këtë rrugëtim.


Për të ndihmuar fëmijët të kuptojnë më tepër rreth asaj që ndjejnë dhe të jenë më të vetëdijshëm rreth emocioneve të tyre, prindërit mund të përdorin disa karta me figura dhe fjalë nëpërmjet të cilave shprehen emocionet.


Praktikimi i jogës rregullisht mund të ndihmojë fëmijët të jenë më të fortë fizikisht dhe mendërisht. Joga ndihmon në reduktimin e ankthit, stresit ose emocioneve negative dhe në vend të tyre rrënjos energji pozitive dhe vetëbesim.


Fëmijët që praktikojnë joga mësojnë se si të menaxhojnë frikën e ditës së parë në shkollë përmes pozave të përqendrimit, ushtrimeve të frymëmarrjes dhe vizualizimit. Përfitimet fizike të jogës, si fleksibiliteti dhe forca e përmirësuar, mund të ndihmojnë gjithashtu fëmijët në jetën e tyre të përditshme.


Një mënyrë tjetër është t’i kërkoni fëmijës tuaj të shkruaj në një letër atë që ka në mendje dhe atë që ndjen. Ekspertët sugjerojnë se të shkruarit e mendimeve dhe të ndjenjave, ndihmon në përballimin e emocioneve negative. Për më tepër mbajtja e një ditari ndihmon në të qenit më i vetëdijshëm dhe në harmoni me ndjesitë që ata përjetojnë.


Në përfundim komunikimi është thelbësor si për fëmijët, ashtu edhe për prindërit. Bëhuni të vetëdijshëm dhe pranoni emocionet ashtu siç vijnë, janë tërësisht normale.

Urimet më të përzemërta për një vit të mbarë shkollor!



Nga Markela Lleshi

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

394 Lexime
4 javë më parë