Psikologu shkollor

Roli dhe rëndësia e shërbimit Psiko-Social në shkolla

Psikologët shkollor ofrojnë një numër të madh shërbimesh për nxënësit. Këto shërbime mund të ofrohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të terthortë, gjë që kërkon një angazhim të të gjithë aktorëve të sistemit arsimor.

Shërbimi Psiko-Social në shkolla është një faktor kyç në promovimin e mirëqënies mendore dhe fizike të nxënësve si dhe në lehtësimin e procesit të të nxënit. Psikologu shkollor duhet të konsiderohet si pjesë e pandarë e grupit të punës në shërbim të nxënësve. Ata kombinojnë punën e tyre me mësuesit kujdestar, prindërit, drejtuesit e shkollave, organizatat jofitimprurëse, oficerin e sigurisë dhe antarët e komunitetit gjatë ofrimit të shërbimeve në adresë të nevojave emocionale, mësimore dhe sociale të nxënësve. 


Praktikat më të mira në vendet e zhvilluara tregojnë se institucionet arsimore kanë nevojë thelbësore për shërbime mbështetëse për të arritur misionin e tyre, të cilat duhet të përfshijnë bashkëpunimin e një sërë profesionistëve, ndër të cilët vënd kyç zë psikologu dhe punonjësi social.


Toseland, Palmer-Ganeles & Chapman (1986) e përkufizojnë ekipin multidisiplinar si një grup antarësh të komunitetit shkollor, ku secili zotëron shprehi dhe njohuri të veçanta, të cilët bashkohen për të ndarë ekspertizën me njëri-tjetrin, për një qëllim të përbashkët. Të dyja profesionet janë thellësisht të përfshira në sigurimin e mirëqënies Psiko-Sociale të fëmijëve në shkolla dhe punojnë aktivisht për zhvillimin e shëndetshëm njohës, social dhe emocional të fëmijëve. Rekomandohet që puna e njësisë së shërbimit Psiko-Social të akordohet si punë në ekip dhe jo e ndarë mes dy profesioneve me qëllim arritjen e mirëqënies së plotë të fëmijës ku shkolla të jetë një mjedisë i shëndetshëm në aspektin social dhe emocional.


Në kontekstin tonë shërbimi Psiko-Social në shkolla, u krijua për herë të parë në vitin 2013 përmes Urdhërit nr.344, datë 19.08.2013 “Për ngritjen e njësisë së shërbimit Psiko-Social” i ndryshuar me urdhërin nr.150,datë 3.4.2018 (Ministria e Arsimit dhe Shkencës, 2013/Ministria e Arsimit dhe Rinisë,2018) dhe Urdhër nr.313,datë 20.10.2020. Kjo përbën një risi për zhvillimin e shërbimeve mbështetëse për nxënësit dhe të gjithë punonjësit arsimor, me konceptualizimin e ri të shërbimit si një shërbim Psiko-Social i ofruar në arsimin parashkollor, shkollat e arsimit bazë dhe shkollat e arsimit të mesëm të lartë.


Shërbimi Psiko-Social ofron aktivitetet si informacione me seminare, takime, këshillim psikologjik, parandalim, të cilat iu drejtohen mësuesëve, nxënësve dhe prindërve.


Punonjësi i shërbimit Psiko-Social nuk punon i vetëm, si në cdo shkencë tjetër ai bashkpunon me drejtuesit e shkollave, mësuesit, prindërit, OJF-t, dhe institucione të ndryshme. Çdo veprimtari dhe aktivitet realizohet në mjedisin shkollor e në komunitet, ka bashkëpunim me stafin e shkollës, mësues e drejtues, planifikon dhe realizon shërbime që mundësojnë zhvillimin akademik, profesional, social dhe personal të nxënësve.


Shërbimi orientohet në ndihmën konkrete që t’u ofrojë nxënësve për të kapërcyer vështërsi të ndryshme në rrugën e arritjeve të rezultateve të dëshiruara akademike dhe në përgatitjen e tyre të përgjithëshme për të përballuar sfidat e jetës në një shoqëri në ndryshim.


Psikologët shkollor ofrojnë një numër të madh shërbimesh për nxënësit. Këto shërbime mund të ofrohen në mënyrë të drejtëpërdrejtë ose të terthortë, gjë që kërkon një angazhim të të gjithë aktorëve të sistemit arsimor, përfshirë nxënësit, mësuesit drejtuesit dhe pjestarë të tjerë të stafit shkollor, familjet ( prindërit ) dhe agjencitë komunitare. Psikologët shkollor mund të konsiderohen si një pjesë vitale e grupit të punës në shërbim të nxënësve. Ata kombinojnë punën e tyre me mësuesit kujdestar, prindërit, drejtuesit e shkollave, oficerët e sigurisë gjatë ofrimit të shërbimeve në adresë të nevojave emocionale, mësimore dhe sociale të nxënësve. Në kuadër të bashkëpunimit, shërbimit Psiko-Social i referohen rastet nga mësuesit, drejtuesit, nxënësit, bashkëmoshatarët, nga një person i afërm i familjes, prindi apo nga vëzhgimi i vet psikologut.


Rastet e referuara ose jo kanë nivele të ndryshme rrezikshmërie dhe disa mund të menaxhohen vet në shkollë nga shërbimi Psiko-Social, raste të tjera mund të referohen. Rastet e fëmijëve me AK të cilët punojnë me plan PEI ( plan edukativ i individualizuar ) detyra e psikologut është të bashkëpunojë me mësuesit e çdo lënde që hartohet PEI, psikologu bën me dije mësuesit parametrat e zhvillimit që ka nxënësi me AK ,ndërkohë që psikologu në varësi të nevojës së fëmijës referon për trajtim te specialist përkatës.


Nga Sonila Aliu (Sulejmani)

Psikologe pranë shkollës Gjergj Kastrioti, Durrës

Pedagoge e jashtme UAMD-Fakulteti i Edukimit



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

9,895 Lexime
2 vjet më parë