Zgjedhja e arsimit profesional

Këto janë degët më të kërkuara profesionale në Shqipëri

Referuar të dhënave të Agjencisë kombëtare për Punësim dhe Aftësi, mbi 15 mijë nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme të arsimit profesional për vitin shkollor 2022-2023. Por cilat janë zanatet më të preferuara?

Referuar të dhënave të Agjencisë kombëtare për Punësim dhe Aftësi, 15.042 nxënës janë regjistruar në shkollat e mesme të arsimit profesional për vitin shkollor 2022-2023. Numri i të regjistruarve në arsimin profesional është më i lartë në rajonet Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër përkatësisht 36%, 14%, 10% dhe 9% të totalit.


Por cilat janë zanatet më të preferuara?


Drejtimet me numrin më të lartë të nxënësve të regjistruar janë Hoteleri- Turizëm, Shërbime Mjetesh Transporti, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi, Elektroteknikë, Ekonomi- Biznes dhe Termohidraulikë. Këto drejtime ndiqen nga 74% e nxënësve të regjistruar në Arsimin Profesional.

Me qëllim rritjen e pjesëmarrjes në arsimin profesional AKPA inicioi ndryshimet në VKM-në e bursave në funksion të rritjes së masës dhe kategorive përfituese. Sipas vendimit, përfitojnë bursë: vajzat, nxënësit që janë me statusin e jetimit, të regjistruarit në drejtimet parësore, rom/egjiptianët, nxënës nga familjet me ndihmë ekonomike etj. Prej Totalit të nxënësve të regjistruar në AP, rezulton se 4,237 ose 28% prej tyre përfitojnë bursë. Rreth 88% e nxënësve përfitues marrin bursë të plotë dhe pjesa tjetër bursë të pjesshme.


Këtë vit Ministria e Arsimit ka nisur fushatën “Zgjidh Zanatin” në të gjithë shkollat e vendit me prindër, nxënës dhe mësues, për orientimin e nxënësve drejt arsimit profesional, si çelës i suksesit për punësimin e sigurtë.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

431 Lexime
3 muaj më parë