Edukim-argëtim

“Rregullat e sigurisë në rrugë”, miniprojekt nga fëmijët e kopshtit Dëllënjë të Vlorës

"Rregullat e sigurisë në rrugë i mësojmë më mirë gjatë një shëtitjeje në qytet"- ky ka qenë qëllimi i një miniprojekti mjaft interesant i realizuar nga fëmijët dhe edukatorja e kopshtit Dëllënjë, Trëndafile Zykaj.

Fëmijët e kopshtit Dëllënjë të shkollës 9-vjeçare “Loni Mone Poro” ( Vlorë-Himarë), i kanë mësuar në mënyrë mjaft të lehtë rregullat e qarkullimit rrugor. Edukatorja, Trëndafile Zykaj ka krijuar bashkë me ta një miniprojekt mjaft interesant për këto rregulla, që janë shumë të rëndësishme për sigurinë e të vegjëlve në rrugë dhe jo vetëm! “Një shëtitje në qytet” kështu e kanë titulluar ata punën e tyre, e cila duket e vendosur në një tryezë e që shihet qartë i improvizuar një qytet: disa ndërtesa, rrugët, mjetet e transportit dhe semaforët. 

Ne ju ftojmë të ndiqni në videon e mëposhtme se si e ka realizuar edukatorja Trëndafile Zykaj orën e veçantë për fëmijët e kopshtit të saj. 

Le të shërbej ky rast si frymëzim edhe për edukatoret e tjera, në mënyrë që orët e kaluara në kopsht nga vogëlushët të bëhen sa edukative aq edhe argëtuese. 



(Portali Shkollor) 

5,428 Lexime
4 vjet më parë