KËSHILLA

Rruga që të shpie drejt suksesit

Disa këshilla të vlefshme për të gjithë ata të cilët synojnë arritje profesionale dhe personale. Mirënjohja, përshëndetja, hierarkia, respekti, buzëqeshja dhe fjala e ëmbël, janë vetë zgjidhja e problemit...

1 Kur mendon të arrish diçka, duke dëmtuar diçka tjetër i bie se nuk ke arritur asgjë. 

2 Vetëm nuk arrihet asgjë, asnjëherë pa bashkëpunim. 

3 Kur bashkëpunimi cënohet pa u menduar dhe pa e kuptuar, ulet motivimin, humbet krijimi, ndalon imagjinata, largohen shpresat.

4 Mirësjellja shpesh merret për dobësi, gjë që s`duhet të kuptohet si e tillë, por si ndihmë.

5 Që t`i hapësh probleme tjetrit është shumë e lehtë, provo që t`ia mbyllësh problemet, t`ia zgjidhësh, ta ndihmosh, t`ia lehtësosh hallin.

6 Mirënjohja, përshëndetja, hierarkia, respekti, buzëqeshja dhe fjala e ëmbël, janë vetë zgjidhja e problemit.  

7 Kur të bëhet një padrejtësi fal, nëse fal, i ke dhënë mundësinë, se si ta justifikojë gabimin, sepse merr përgjigjen që doje nëse e bën.

8 Çelësi i mirësisë, paqes dhe harmonisë kudo në botë e ka emrin grua, prandaj dhuroni bezëqeshje lule dhe sa më shumë dashuri, për veten tuaj në radhë të parë.

9 Inteligjenca nuk vjen mbyllur, as pa lexuar, as pa komunikuar, as pa të kërkuar llogari, nga kjo kërkesë llogarie, mëson dhe kupton, se si duhet ta përvetësosh/trajtosh difektin. 

10 Nëse nuk flet, nuk gabon por a mëson ndonjëherë, jo asnjëherë, pra s`do të mësosh të flasësh kurrë.

11 T`ia zësh të ngushtën tjetrit është gjëja më e lehtë dhe nuk fiton asgjë, a ke mundësi t`i japësh një alternativë që të përfitoni të dy, të gjithë.

12 Nga përvojat pëson dhe nxjerr mësim njëkohësisht, nëse janë të hidhura ndaje me të tjerët, që të mos pësojnë të tjerët prapë të njëjtën gjë. Mos e lejo të përsëritet prapë ajo e shkretë histori, nëse janë të bukura prapë ndaje me tjerët që të bëhesh shembull frymëzimi dhe motivimi.

13 Reflekto çdo ditë mbi sjelljen e fëmijëve tuaj, mësuesi të nxënësve të tij dhe hidhi në ditar, jo çdo ditë të jepet mundësia që të shkruash në ditar, por po fillove nuk e ndalon dot, i shkruan dhe një ditë tjetër çfarë ke të fiksuar në kokë.

14 Çdo fjali dhe sjellje e fëmijëve përcjell një mesazh në vetvete, sepse ata janë engjëjt që na mbrojnë, bëhu i shkathët që ta zbërthesh, shtjellosh bukur atë mesazh.

15 Mos nënvlerëso moshën dhe aftësitë e tjetrit.

16 Mos u mburr se shkruan ti, dora shkruan vetë, ta ka dhuruar Zoti pa e merituar. Përdore bukur që të bësh drejt diçka edhe më të bukur në ndihmë të njerëzimit dhe falendero Zotin, se do të japë edhe më shumë nga ato që i kërkon me përultësi në heshtje dhe me lutje, që të arrish fundin e një vepre të mire. Po “dredhove” s`e arrin.  

17 Jepi buzëqeshjen natyrës, gjithçkaje që ekziston, sepse ka rëndësinë e vet dhe një flutur kur fluturon, një bletë që të pickon, ajri kur të ledhaton, bora bukurinë, shiu kur bie, acari që të ngrin, breshëri kur të zhbin, vetëtimat dhe gjëmimet, kur zemërohet Zoti me sjelljet e pahijshme të njerëzve.

18 Deri në mbrëmje do ta paguash dëmin e menduar ndaj tjetrit vetëm me mendje në mëngjes, jo më për ta vepruar.

19 Siguro paqe mes vetes dhe shpirtit, që të gjesh lumturinë e vërtetë.

20 Lexo pa fund, por vetëm atë që të tërheq, të tjerat flaki tutje, mos shpenzo kohë, s`je për atë fushë.

21 Njerëz, provoni t`i nështroheni drejtësisë hyjnore, jo dredhisë, lëreni mënjanë krenarinë dhe egoizmin, me qëllim që “të njihni” veten dhe të mbroni familjet.

22 A mund ta duash tjetrin pa “e vrarë”, se si ta vrasësh s`ka më vlerë, gota e thyer nuk ngjitet më, dhe zemra është si gota.

23 Njerëzit janë siç i trajton/respekton, shërohen dhe sëmuren sipas sjelljes së tyre ndaj njëri-tjetrit. 

24 Ai që fsheh marrinë e vet është më i mirë, se ai që nuk e tregon urtinë e vet.

25 Për çdo njeri ekziston një engjëll mbrojtës, por mbrojtja më e madhe është vetë sjellja e tij.   



(Drita Gjaci Topjana, mësuese; Portali Shkollor)

          

2,335 Lexime
4 vjet më parë