Së bashku në rrugën e dijes...
Edukimi në familje dhe edukimi i fëmijëve në shkollë janë një proces i pandarë. Shkolla ndikon dhe ndihmon në edukim por familja është edukim bazal i mirëfilltë. Udhëheqës dhe organizator i këtij procesi është familja, mësuesi i vjen në ndihmë.
Së bashku në rrugën e dijes. Ishte ky fillimi i një itinerari për të ngritur themelet e edukimit të brezave. Një edukim me të gjitha cilësitë elitare. Një edukim ku mbizotëron bashkëpunimi, toleranca, virtytet, besimi për të ecur përpara në rrugën e dijes me përkushtim dhe dashuri. Kjo emblemë e shembullit të një shkolle model suksesi shpalos vlerat çdo ditë duke edukuar identitete të ndryshme. Aty ku aroma e mësimit spikat nota pranverore.
Edukimi është një punë e mirëfilltë ndërtuese. S’ka dyshim se njeriu ka nevojë për një sistem moral i cili e udhëzon për sjellje të mirë e moral të lartë në jetë.
Edukimi në familje dhe edukimi i fëmijëve në shkollë janë një proces i pandarë. Shkolla ndikon dhe ndihmon në edukim por familja është edukim bazal i mirëfilltë. Udhëheqës dhe organizator i këtij procesi është familja dhe kolektivi pedagogjik i shkollës i vjen në ndihmë. Në organizimin e punës me familjet e nxënësve, shkolla niset nga një unitet detyrash, realizimi i të cilave ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin harmonik e të gjithanshëm të intelektit të fëmijës. Ky ndikim duke përfshirë edhe trashëgiminë, genet por më pas i hedh në familje e më pas rrethi zgjerohet.
Ndihmesa e familjes në edukimin e fëmijëve dhe njëkohësisht rritja e përgjegjësisë së saj në edukimin e brezit që rritet, janë të mundura në sajë të një pune sistematike e të organizuar, në formimin e aftësive e shprehive pedagogjike. Shkolla ka marrë një detyrë fisnike dhe të çmuar për ndriçimin e mendjes njerëzore me të gjitha obligimet e saj.
Gjithashtu ka për detyrë të bashkëpunojë me prindërit për ngritjen e kulturës së tyre pedagogjike. Tërë veprimtaria e saj, mësimi dhe praktika përmban një sistem të plotë konceptesh, normash e rregullash morale, që në përshtatje me moshën dhe në mënyrë sistematike, u transmeton nxënësve me qëllim që të bëhen të denjë me bindje dhe cilësi të karakterit të lartë dhe të jenë përgjegjës për veprimtarinë dhe qëndrimet e tyre.
Familja është shkalla e parë shoqërore në jetën e njeriut. Ajo që në moshat e hershme drejton njohuritë, dëshirat e ndjenjat e fëmijëve. Nën drejtimin e prindërve, fëmija fiton përvojën e parë nga jeta, njohuritë elementare në veprimtaritë që e rrethojnë, njohuritë dhe shprehitë e jetës në shoqëri. Fëmija në gjirin e familjes duhet të formojë konceptet e njohuritë më themelore morale. Në shkollë ai ndërton intelektin e tij drejt një të ardhme të sigurt.
Disa nga këto koncepte që ne gërshetojmë me njëri-tjetrin janë koncepte e besimit, e mirësisë, e devotshmërisë, e jetës, e lirisë, e barazisë, e shpresës, e sinqeritetit, e falenderimit, e dashurisë. Fëmija duhet të formojë karakterin e tij mbi sjelljet dhe veprimet morale, të dallojë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e padrejta, të kontrollojë veten dhe të jetë rigorozë dhe kërkues jo vetëm ndaj vetes, por edhe ndaj shokëve, mësuesve e miqve.
Të respektojë normat dhe rregullat morale në familje, në shkollë, në rrugë, e kudo që ndodhet. Trupi ushqehet për të jetuar, mendja ndritohet për të medituar. Konkuldimi është i qartë, e pranojnë të gjitha shoqëritë, dija është pasuri fondamentale, vlera madhore e begatë për çdo shpirt. Le të punojnë për këto vlera universale, le t’i lëmë gjurmët sepse jeta vetëm njëherë të troket. Vendos gjurmën tënde – o njeri!
Msc. Hamit Hoxha
Mësues i gjuhës shqipe
"Hafiz Ibrahim Dalliu" Tiranë
(Portali Shkollor)
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Urime të veçanta për ditëlindje - Mesazhe të ngrohta për mësuesit, nxënësit dhe miqtë e dijes!