FRUTI VEROR

Shalqiri, fruti ideal i stinës së verës

Shalqiri është një nga frutat më të parapëlqyer në stinën e verës. Energjia që i jep organizmit tonë konsumi i shalqirit nuk i kalon 16 Kcal. Ai shuan etjen dhe është ideal për ata që nuk duan të shëndoshen.


Efektet pozitive


Shalqiri është i pasur me disa substanca. Krahas ujit, në përbërje të tij gjejmë fibrat dhe kripërat minerale si fosfori, kalciumi, natriumi, kaliumi dhe hekuri; vitamina A, C, B2, B1 dhe PP. Kuptohet që prania e lartë e mineraleve dhe vitaminave është me efekt pozitiv në organizmin tonë, për shkak të vlerës së tyre të padiskutueshme në mjaft reaksione të rëndësishme të metabolizmit.


Ajo që i jep frutit ngjyrën e kuqe janë lipocenet, të cilat gjenden edhe te domatet. Ato janë një substancë antioksidante që lufton me efektivitet plakjen e qelizave duke sulmuar radikalet e lira të oksigjenit si peroksidi dhe superoksidi, të cilat janë toksike për qelizat duke kontribuar në plakjen tonë. Lufta prej lipoceneve e kundërshton këtë efekt. Kjo është edhe arsyeja pse shalqiri lufton inflamacionin që provokohet nga astma, arterioskleroza dhe artriti. Gjithashtu ai është një aleat i mirë kundër diabetit dhe kolesterolit.


Shalqiri ka edhe veti antitumorale. Ekspertët thonë se ai është efektiv në parandalimin e kancerit të zorrëve. Shalqiri mbron rrugët e frymëmarrjes dhe mëlçinë, është efektiv kundër celulitit dhe forcon sistemin imunitar.


Një studim i kryer kohët e fundit në Universitetin e Floridës ka dalë në konkluzionin se hipertensioni mund të mbahet nën kontroll duke konsumuar shalqi. Kjo për shkak të përmbajtjes me L-citrulinë, një aminoacid me rëndësi thelbësore për formimin e oksidit nitrik, i cili garanton ekuilibrin e presionit të gjakut dhe mban elasticitetin e mureve arteriale.


  • Kujdeset për imunitetin tuaj: Përmban një antioksidant që e ruan trupin tuaj nga infeksionet e ndryshme
  • Shquhet si detoksifikim për trupin tuaj: Ka përmbajtje diuretike dhe ndihmon në largimin e toksinave nga trupi juaj
  • Shmang dehiratimin: Shalqiri përmban 90% ujë
  • Zvogëlon kapsllëkun: Shalqiri ka përmbajtje të lartë të fibrave.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,879 Lexime
8 muaj më parë