Shënohet 5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga OKB. Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Këtë vit, tema e kësaj dite është - Restaurimi i tokës, shkretëtirëzimi dhe rezistenca ndaj thatësirës.
Dita Botërore e Mjedisit e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Mjedisit i përkon datës 5 qershor. Kjo datë është mjeti kryesor i OKB-së për inkurajimin e vetëdijes dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit tonë në nivel global dhe lokal.
5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me qëllim të rritjes së vetëdijes rreth çështjeve të mjedisit si dhe për të tërhequr vëmendjen politike ndaj këtyre çështjeve aq sa edhe për të nxitur veprimin individual në këtë drejtim.
U zgjodh kjo datë sepse përkon me ditën e hapjes së Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara. 5 qershori si datë festive dhe botërore e mjedisit ka nisur të festohet që nga viti 1974.
Qëllimi i kësaj ngjarje është të nxisë aktivitete dhe aksione për të arritur ndryshime pozitive në mbrojtjen e mjedisit. Kjo ditë zakonisht përcillet me një tematikë të caktuar.
Këtë vit, tema e Ditës Botërore të Mjedisit është – Veprimi Klimatik (Climate Action).
Nën sloganin #NowForClimate (Tani për Klimën), Dita Botërore e Mjedisit 2026 bën thirrje për veprime konkrete përballë ndryshimeve klimatike, një prej sfidave më të mëdha me të cilat përballet njerëzimi. Fushata e këtij viti thekson se nuk mjafton më vetëm të flitet për klimën; është koha për të përshpejtuar zgjidhjet, për të reduktuar emetimet e gazeve serrë, për të zgjeruar përdorimin e energjive të rinovueshme dhe për të ndërtuar komunitete më të qëndrueshme.
Në mbarë botën po bëhen gjithnjë e më të dukshme pasojat e ndryshimeve klimatike: temperatura rekord, thatësira të zgjatura, zjarre pyjore, përmbytje dhe humbja e biodiversitetit. Sipas organizatorëve të fushatës globale, planeti po dërgon sinjale që nuk mund të injorohen më dhe përgjigjja ndaj tyre duhet të jetë e menjëhershme dhe e përbashkët.
Fokusi i Ditës Botërore të Mjedisit – 2026 përmblidhet në mesazhin:
“#NowForClimate – Tani për Klimën.”
Kjo thirrje synon të nxisë individët, institucionet dhe komunitetet të kalojnë nga ndërgjegjësimi te veprimi, duke investuar në energji të pastra, mbrojtjen e ekosistemeve, pyllëzimin, transportin e qëndrueshëm dhe mënyra më të përgjegjshme jetese.
E udhëhequr nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) dhe e festuar çdo vit më 5 qershor që prej vitit 1972, Dita Botërore e Mjedisit mbetet platforma më e madhe globale për ndërgjegjësimin dhe veprimin mjedisor, duke bashkuar miliona njerëz në më shumë se 150 vende të botës.
Koha për të vepruar është tani. Çdo pemë e mbjellë, çdo burim i kursyer, çdo zgjedhje e qëndrueshme dhe çdo iniciativë për mbrojtjen e natyrës është një hap drejt një planeti më të shëndetshëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en
Forbes: "Nuk ka më mësues të rinj, kriza epike që po përballet e gjithë bota në vitin 2024"
Luan Stafasani: 456 shprehje frazeologjike që përdoren më shpesh në Mat