Kujdesi për mjedisin

Shkolla që përdor riciklimin e ujit si një mjet mësimor

Shkolla e mesme Sidwell Friends, është një shkollë e pajisur me një sistem i cili mbledh ujin e shirave dhe e kanalizon atë në pellgje të vogla dhe kopshte të bukura për klasat e biologjisë dhe kimisë. Riciklimi i ujit është kthyer në mjetin kryesor arsimor të shkollës.

Si ndërtesa e parë në botë e shkollës LEED-NC Platinum K-12, shkolla e mesme Sidwell Friends mishëron filozofinë e saj themeluese Kuaker për të edukuar dhe udhëhequr studentët në zhvillimin e vetëdijes sociale dhe mjedisore.


Rinovimi dhe shtesa në ndërtesën e shkollës me 33,000 tulla 50-vjeçare, krijoi një atmosferë shumë të këndshme mjedisore për të realizuar një mësim sa më efikas për studentët. Peizazhi është fantastik, çatia e shkollës është e lyer me ngjyrë të gjelbër, klasat ndodhen në natyrë, ka pellgje biologjike, livadhe fluturash dhe kopshte me bimë të ndryshme. Konservimi i ujit luajti një rol kryesor në hartimin e projektit. Sistemi i ujërave të ndotura dhe një enë uji nëntokësore mbledh rrjedhjet e shiut në çatinë e shkollës, e ruan atë dhe furnizon me ujë pellgun e biologjisë gjatë muajve të thatë të verës. 

Përfitimet e performancës së peizazhit :

  1. Parandalon mbi 317.900 gallons (Galoni është një njësi matëse për vëllimin dhe kapacitetin e lëngjeve si në njësitë zakonore të SH.B.A. ashtu dhe në sistemet e matjes perandorake britanike). të ujërave të zeza nga hyrja në sistemin e kanalizimeve të mbingarkuara të Qarkut të Kolumbisë çdo vit, duke kursyer 1.687 dollarë në tarifat e kanalizimeve. 
  2. Redukton konsumin e ujit të pijshëm me një mesatare prej 8,500 gallons në muaj duke ripërdorur ujërat e ndotur. Kap 68% të reshjeve të shiut nga një stuhi 1-vjeçare, 9,820 gallonë, në çatinë e gjelbër në shtesën e shkollës së mesme.
  3. Parandalon mbi 100 tonë materiale nga hyrja në deponi (një hapësirë e cila përmban një shumëllojshmëri mbeturinash në një vend) duke përdorur 8,000 dërrasa druri të ricikluara dhe 77.5 ton gur të ricikluar për zbukurime, mure dhe shkallët.

 

 

Përktheu Gentjana Baçi 

Burimi: https://www.landscapeperformance.org/case-study-briefs/sidwell-friends-middle-school?fbclid=IwAR15kCS2uE5MbxaK7F5fTC390RWPQCXP7Gvlpmf5nLftzyUHGEKHq0TtqHE


© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,124 Lexime
3 vjet më parë