Ditari i orës mësimore

“Shkronja dh e ll”, abetare

Ditari i orës së mësimit është realizuar nga mësuesja Dallandyshe Dyrmishi, shkolla 9-vjeçare Velabisht, Berat. Temat e orës së mësimit në lëndën e abetares “Punim ushtrimesh faqja 72-73” e “Shkronja dh e ll” do të zbërthehen gjatë 90 minutave.

Fusha: Gjuhët dhe komunikimi

Lënda: Gjuhë shqipe/Abetare

Shkalla: I

Klasa: I

Mësuesja: Dallandyshe Dyrmishi

Shkolla 9-vjeçare Velabisht, Berat

Tema:

1. Punim ushtrimesh faqja 72-73  Abetare

2. Shkronja dh e  ll 

Situata e të nxënit:

Luaj me shkronjat/

Ëmbëlsirat

Koha: 90’

Rezultatet e të nxënit: 

  • Reciton vjershën me intonacionin e duhur.
  • U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj.
  • Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna.
  • Ruan hapësirat midis fjalëve.
  • Gjen fjalë që kanë në pozicione të ndryshme dh e ll.
  • Përdor kur duhet shkronjën dh e ll në fjalët e dhëna.

Fjalë kyçe: akullore, ëmbëltore, shurup, kaush, tingull bashkëtingëllor


Strategji dhe teknika:

  • Stuhi mendimi
  • Pyetja sjell pyetjen
  • Punë individuale
  • Veprimtari në çift
  • Analizë/sintezë

Burimet e informacionit dhe mjete:

Teksti i Abetares, shkronja ilustruese, mjete vizatimi, libra për fëmijë, fisha ,video projektor.

Lidhja me fushat e tjera:

Matematikë

Art

Edukim shëndetësor

Hapi i parë:  

  • Shkruaj në tabelë shkronjat dh e ll .
  • Ndaj nxënësit në dy grupe për të gjetur fjalë që kanë dh e ll në pozicione të ndryshme.(në fillim ,në mes apo në fund)
  • Fjalët e gjetura i shkruajnë në tabelë duke treguar kujdes në lidhjen e tyre me shkronjat e tjera  si dhe duke veçuar fjalët që mund të shkruhen gabim.(në vend të dh  të shkruajnë ll e anasjelltas) 

(dhoma, dhjeta, dhjetor, Dhurata,

dhurata, dhemb, dhëmb)

(molla, llokume, akullore, pëllëmba, llamba)

Paraqes etiketa me fjalë që u mungojnë rrokje. Nxis nxënësit të plotësojnë me rrokjen e duhur duke formuar fjalë me kuptim. Lexojnë fjalët e formuara.

kuku_ _  , mo_ _ , __ __mba,

__ __mbi, pë__ __mbi,

petu__ __, __ __ma

Qarkojnë rrokjet  që kanë shkronjat dh e ll. 


Hapi i dytë: Në tabelë shkruaj fjalinë: Ëmbëlsira ime e preferuar është……

Orientoj nxënësit të shkruajnë fjalinë të plotë në një fletë dhe e ngjitin në tabelë.

Lexojnë dhe grupohen sipas zgjedhjes që kanë bërë.

  • Cila ëmbëlsirë pëlqehet më shumë në klasën tonë? 
  • Sa nxënës e pëlqejnë? 
  • Po më pak?
  • Ç’kujdes duhet të tregojmë me ëmbëlsirat? 
  • Pse?
  • Vendos në sfond; Kush e hëngri akulloren?


Pyes rreth përmbajtjes së vjershës:

  • Ku zhvillohet ngjarja?
  • Çfarë kishte në park?
  • Si ishin akulloret?
  • Pse arushi bleu dy akullore?
  • Çfarë i ndodhi atij?


Recitim i vjershës nga disa  nxënës

Hapi i tretë:  

Nxënësit punojnë ushtrimet në tekst duke bashkëpunuar në dyshe.

Ndihmoj  nxënësit  që kanë vështirësi: 


Pëllumbi                bleu                    pikë-pikë

Akullorja.              kullon                 akullore. 

Dielli                      është                   në  qiell.

Drini                      solli                      letrën. 

     

Pëllumbi solli letrën. 

Akullorja kullon pikë–pikë. 

Dielli është në qiell.

Drini bleu akullore.

Lexojnë fjalitë e formuara.

Paraqes fjalinë: LLAMBATIBLEUBABI.

Ndajnë fjalët dhe shkruajnë me shkrim shtypi dhe dore fjalinë. 


Hapi i katërt:

Veprimtari shkrimi dhe leximi:

Diktim me rrokje, fjalë dhe fjali .

dha, dhe, lla, llu, llo, dhë

molla, dhoma, llamba, llokume, dhurata

Dhurata udhëton me tren.

Akulloja më pëlen shumë.

Sa akullore bleu arushi?

Lexim i rrokjeve, fjalëve dhe fjalive të shkruara.


Hapi i pestë:

Shpërndaj tekste të panjohura duke kërkuar të qarkojnë të gjitha shkronjat dh e ll. Numërojnë numrin e shkronjave të gjetura.

Vizatim i akullores së preferuar.

Brenda saj shkruajnë fjalë apo fjali  sipas dëshirës.


Vlerësoj nxënësin për:

  • Reciton vjershën me intonacionin e duhur.
  • U përgjigjet pyetjeve që lidhen me përmbajtjen e saj.
  • Formon e shkruan fjali me fjalët e dhëna.
  • Ruan hapësirat midis fjalëve
  • Gjen fjalë që kanë dh apo ll në pozicione të ndryshme.

Detyrë shtëpie:

Shkruaj pjesën që të pëlqen.

Ilustro me vizatim.

Shkruaj fjalë që kanë  dh  apo ll  dhe me pesë prej tyre formo fjali.

(Portali Shkollor)

21,564 Lexime
6 vjet më parë