MBINGARKESA

Shmangia e nervozizmit në mësimdhënie, kyçi i suksesit në punën tuaj

Ju si mësues shpeshherë vendoseni në situata të vështira. Duhet të gjeni shumë forcë brenda vetes për të mos reaguar ashpër. Ja si mund t'ia dilni...

Ju si mësues shpeshherë vendoseni në situata të vështira. Shprehje të tilla si: "Pse duhet ta bëj këtë?", "Gjithë kjo mbingarkesë", "Oh jo, jo sërish!",  duket se bëhen pjesë e përditshme e profesionit tuaj. 

Duhet të gjeni shumë forcë brenda vetes për të mos reaguar ashpër. Do të jetë e vështirë të mos mërziteni, nevrikoseni, apo të mos bindeni. Por toleranca që krijohet midis jush dhe nxënësve, është shumë e rëndësishme. Ja si mund t'ia dilni:


- Buzëqeshni

Pas një pushimi të shkurtër, përgjigja më e mirë "buzëqeshja". Thjesht buzëqeshni! Nxënësit mund të jenë duke kaluar një ditë të keqe. Ata mund të jenë të lodhur ose të frustruar, për dicka që nuk ka të bëjë me ju. Në këtë rast, një buzëqeshje mund të lehtësojë barrën e tyre.


- Mos harroni se ata janë thjesht fëmijë

Mos harroni se ata janë fëmijë dhe të ankuarit është pjesë e rritjes së tyre. Do të ishte e zgjuar nga ana juaj t'i bëni ata të reflektojnë dhe t'i përcillni sa më mirë dijet. 


- Dashamirësia

Ndojëherë mjafton një buzëqeshje e ëmbël. Por, nëse nxënësit ngulmojnë në ankesat e  tyre, tregojuni sa e rëndësishme është "të kuptosh". Kujtoni se edhe ju vetë keni qenë nxënës dhe keni përjetuar fustrim apo mosrezistencë. 


- Shpjego

Nxënësit acarohen kur nuk e dinë pse po bëni atë që jeni duke bërë. Prandaj, jini transparent. 


- Buzëqeshni përsëri!

Edhe një herë - nuk keni pse të keni një arsye specifike. Thjesht përfundoni çdo ndërveprim me kontakt të ngrohtë me sy dhe një buzëqeshje. Zakonisht do të merrni një buzëqeshje në këmbim.


- Bëjini ballë sfidave, pranojini ato!

Në mënyrë që të bëhen nxënës të mirë, fëmijët kanë nevojë për disiplinë, të mësojnë se si të ndihen të qetë, dhe gjithmonë duhet t'i inkurajojmë ata në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Nxënësit herë pas here ndjehen të mbingarkuar ose të dekurajuar. Nëse nuk i kalojnë këto situata, atëherë ato nuk rriten. Për t'i kapërcyer këto momnte dhe situata, empatia juaj është thelbësore.


Kur nxënësit tuaj e dinë se ju jeni aty për t'i mbrojtur në momente dobësie, ata do të marrin forcë dhe do bëhen të guximshëm, për të përballuar çdo situatë. Arritja më e madhe e mësuesit është kur shikon nxënësin e tij të kalojë vështirësitë dhe të përmirëshet çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ju mësues jetoni, merrni frymë dhe kërkoni nga vetja çdo ditë! 



Përktheu Parajsa Shtini

Burimi: smartclassroommanagement.com


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.


6,491 Lexime
3 vjet më parë