Kufizimet ushqimore

Shmangni pesë ushqimet që shkaktojnë ankth dhe stres

Gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga ankthi dhe stresi. Por në fakt ekzistojnë pesë ushqime që shkaktojnë çrregullime ankthi dhe do të ishte më mirë t’i kufizonit ato, sipas Healthline.

Njerëzit të cilët vuajnë nga stresi kronik dhe çrregullimi i ankthit, shpesh përpiqen ta shërojnë atë me trajtime të veçanta, meditim, stërvitje dhe dieta speciale. Të gjithë e dimë që stili ynë i jetesës dhe dieta luajnë një rol të rëndësishëm si në shëndetin tonë fizik ashtu edhe në atë mendor. Frutat, perimet dhe ushqimet e tjera të shëndetshme na bëjnë mirë, megjithatë, nuk e dimë se cilat mund të jenë ato që na shkaktojnë stres dhe ankth. Në veçanti, ekzistojnë pesë ushqime që shkaktojnë çrregullime ankthi dhe do të ishte më mirë t’i kufizonit ato, sipas Healthline.


Alkooli

Ndoshta nuk e besoni, por pija që pini për të zbutur stresin tuaj, në fakt e përkeqëson atë. "Edhe pse duket se na qetëson nervat, alkooli ka një efekt negativ në hidratimin dhe gjumin, dy gjëra që shkaktojnë simptoma ankthi", thotë Erin Palinski-Wade, autore e "Belly Fat for Dummies".

Alkooli ndryshon nivelet e serotoninës dhe neurotransmetuesve në tru, gjë që e bën stresin më keq. Dhe kur alkooli bie në nivel shumë të ulët në gjak, ju mund të ndiheni edhe më keq. Preferoni të pini më mirë birrë joalkoolike, mocktails (kokteje joalkoolike) ose ujë të gazuar me hidhërime (bitters).


Kafeina

Rituali ynë i preferuar i mëngjesit mund të na sjellë më shumë dëm sesa dobi. "Nivelet e larta të kafeinës jo vetëm që rrisin stresin dhe nervozizmin, por gjithashtu zvogëlojnë prodhimin e kimikateve që na bëjnë të ndihemi mirë, të serotoninës, në trup, duke shkaktuar një gjendje shpirtërore melankolike", thotë Palinski-Wade. Dozat e larta të kafeinës mund të shkaktojnë gjendje të pakëndshme, siç janë stresi dhe ankthi. Çaji Matcha është një alternativë e mirë, e cila ndihmon në relaksim.


Ushqimet e stazhionura (të vjetruara), të tharta ose të kultivuara

Një pjatë djathë dhe sallame e shoqëruar me një gotë verë të ftohtë, tingëllon shumë relaksuese, apo jo? Sidoqoftë, duket se nuk është kështu në të vërtet. Ushqimet e përpunuara dhe të tharta (të tilla si mishi, djathi dhe vera) mund të jenë të shijshme, por bakteret i ndajnë proteinat e ushqimit në amina biogjene, siç është histamina. Histamina është një neurotransmetues që stimulon tretjen, hormonet dhe sistemin kardiovaskular dhe nervor. Kjo mund të shkaktojë stres dhe pagjumësi. Preferoni ushqime të papërpunuara, të freskëta.


Sheqeri shtesë

Sheqeri shtohet pothuajse në të gjitha ushqimet dhe jo gjithmonë mund ta shmangim atë. Sidoqoftë, sheqeri i shtuar kontribuon në stresin e përgjithshëm. "Sheqernat shtesë, bëjnë që nivelet e sheqerit në gjak, të rriten dhe të bien, duke ndikuar në energjinë tonë", thotë Palinski-Wade. "Kur sheqeri në gjak bie, gjendja shpirtërore përkeqësohet dhe nivelet e stresit rriten". Trupi më pas sekreton insulinë për të thithur glukozën e tepërt dhe për të stabilizuar nivelet e sheqerit në gjak. Konsumimi i sasive të mëdha të sheqerit mund të shkaktojë ndjenja ankthi, nervozizmi dhe trishtimi. Nuk janë vetëm ëmbëlsirat në këtë kategori. Salcat e gatshme, makaronat dhe buka e bardhë përmbajnë nivele të larta të sheqerit të shtuar. Sheqeri nga bima Stevia është një zëvendësues natyral i sheqerit ndërsa frutat dhe perimet e ëmbla janë ideale.


Kremrat nga qumështi/ dhe nga bimët

Shumë njerëz përpiqen të zvogëlojnë sasinë e qumështit që konsumojnë dhe zgjedhin ta zëvendësojnë atë me produkte jo-qumështore. Sidoqoftë, këto janë burime të vajrave të hidrogjenizuara, të njohura si yndyra trans, të cilat kanë shumë kolesterol të "keq" ndërsa ulin kolesterolin "e mirë". Këto yndyra shoqërohen me depresion, ankth dhe çështje të tjera të shëndetit mendor. Qumështi i plotë dhe kremi janë zgjedhje më të mira ndërsa nëse doni të kufizoni qumështin, provoni qumësht bajamesh ose soje.



Përgatiti F. Ilia\Psikolog klinik

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,702 Lexime
3 vjet më parë