Shpiket tastiera që kontrollohet vetëm me sy
Julius Sweetland, zhvillues softuerik nga Londra, ka kaluar 3 vjet e gjysmë duke ndërtuar një tastierë që mund të kontrollohet me sy.
Njerëzit me çrregullime neurologjike e kanë të pamundur që të përdorin tastierën e kompjuterit. Edhe këtij problemi i është gjetur zgjidhja. Julius Sweetland, zhvillues softuerik nga Londra, ka kaluar 3 vjet e gjysmë duke ndërtuar një tastierë që mund të kontrollohet me sy.
32-vjeçari ka krijuar programin Optikey për pajisjet Windows, i cili lejon përdoruesit të kontrollojnë kompjuterin vetëm nëpërmjet syve. Kjo shpikje e re do të jetë shumë e dobishme për njerëzit që kanë probleme fizike dhe me të folurën.
Sweetland po bashkëpunon me Spitalin Mbretëror në Putney, Londër, për të testuar shpikjen e tij me njerëzit që vuajnë nga çrregullimet neurologjike.
Si të kthejmë një dokument nga PDF në WORD?
“Siguria e fëmijëve në internet” nga mësuesja Marsela Peçollari
Si të fitoni të holla duke përdorur telefonin apo kompjuterin tuaj?