HISTORI SUKSESI

Shpikja e vajzës tetë vjeçare që fitoi çmimin prestigjoz të Institutit të Shkencave Nukleare

Guadalupe Cruz, një vajzë tetë vjeçare, nga Meksika ka shpikur një pajisje që përmes energjisë diellore mund të ngrohë ujin. Vajza ka përdorur vetëm mjete të riciklueshme.

Guadalupe Cruz, një vajzë tetë vjeçare, nga Meksika ka shpikur një pajisje që përmes energjisë diellore mund të ngrohë ujin. Vajza ka përdorur vetëm mjete të riciklueshme. Ajo ka arritur që përmes shpikjes së saj të rrëmbejë çmimin e parë në UNAM's (Instituti i Shkencave Nukleare). 


Shpikja e Kruz mund të duket e panevojshme për vendet e zhvilluara, por për komunitetin e saj është një arritje e jashtëzakonshme, pasi mënyra e vetme për të siguruar ujin e nxehtë shkakton shumë ndotje mjedisore dhe bëhet në kushte primitive. 


Cruz e dashuron shkencën. Asaj i pëlqen të marrë pjesë në projekte shkencore dhe në konkurse. Të gjitha dijet i ka vënë në funksion të shpikjeve, për të sjellë një ndryshim për komunitetin e saj. 


Shpika e bërë nga vajza ka potencial të madh. Mund të ndihmojë miliona njerëz përreth botës, të cilët ende vuajnë për sa i takon zhvillimeve teknologjike dhe jo vetëm. Kjo mënyrë do të mbrojë natyrë, ndërsa mund të të ofrojë ujë të ngrohtë në dimrin e ftohtë. 


Familja e saj e ka instaluar këtë pajisje në çatinë e shtëpisë. Vajza ka menduar për familjen e saj gjatë kohës që e realizonte shpikjen dhe sigurisht objektivat që i ka vënë vetes janë shumë të larta. Duhet vetëm punë, përkushtim dhe shumë studim për t’i realizuar. 



Burimi: https://truththeory.com/2019/08/17/8-year-old-mexican-girl-wins-nuclear-sciences-prize-for-inventing-a-solar-water-heater/?fbclid=IwAR1pSjMa50S4L5FI3fot7NVtYrvJUpjWvycz2jmDgrOy6wZg9qmN1MtSkhk


Përktheu: Parajsa Shtini

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

682 Lexime
8 muaj më parë