Kura natyrale

Si mund të kuroni "herpes"-in tek fëmijët tuaj, me kura natyrale në kushte shtëpie?

Nëse fëmijët tuaj kanë ndarë shqetësimin dhe dhimbjen që ata ndjejnë nga infeksioni herpes, dhe nëse ju si prindër ndiheni dyshuese se si mund t'i vini në ndihmë, artikulli ynë sjell për ju disa këshilla për kurimin e herpes-it me kura natyrale.

Herpes është një infeksion i provokuarnga virusi Herpes Simplex që shkakton puçra të vogla, të cilat dhembin më së shumti në zonën e gojës. Mund të qëndrojë në organizëm për periudha të gjata kohore, dhe del në sipërfaqe në periudhat kur fëmijët janë të stresuar ose të lodhur fizikisht dhe mendërisht. 

Duhen rreth 10 ditë zakonisht që ky inestetizëm të largohet, por ka disa metoda natyrale për ta përmiresuar dhe shpejtësuar shërimin e herpes-it tek fëmijët.


Ne rastet kur imuniteti bie ose përjetohet stres, ky lloj infeksioni mund të paraqitet edhe në formë të epilepsisë tek fëmijët, për shembull në çerdhe.


Fëmija i sëmurë për afro dy javë nuk pranon të pijë madje as ujë, nuk ushqehet, sepse çdo gjë që  fut në gojë i shkakton dhimbje.

Është e këshillueshme që fëmija i sëmurë të përdorë sendet e veta për ushqim, nëse në familje ka fëmijë të tjerë, sepse ky lloj infeksioni konsiderohet si përcjellës.



Ja disa nga metoda natyrale për të shëruar herpes-in:


Hudhra

Hudhra, është një kurues i mirë për herpes, sepse është e aftë të vrasë viruset dhe të forcojë sistemin imunitar. Mjafton a vendosësh direkt mbi pucrat për rreth 10 minuta, 5 herë në ditë dhe menjëherë më pas ta lani me ujë të nxehtë.


Soda e bukës

Soda e bukës mund të ndihmojë në heqjen e plagëve më shpejt duke i tharë ato. Vendos sodë buke me një pambuk.


Vaj ulliri

Vaji i Ullirit ndihmon në qetësimin e plagëve. 


Xheli Aloe Vera

Xheli Aloe Vera mund të ndihmojë në shërimin dhe qetësimin e plagëve nga herpesi dhe ka veti anti-inflamatore dhe anti-virale.


Limoni

Limonit përmban acide dhe flavonoide që ndihmojnë në shërimin e flluskave dhe plagëve.


Uthulla

Uthulla është zgjidhja ideale për të kuruar herpes tek fëmijët, mbi të gjitha nëse nuk ka një lëkurë të ndjeshme. Mjafton t'ja vendosni tek zona e herpes pak uthull të bardhë, me një copë pambuku dhe lereni të veprojë disa minuta.


Përgatiti:Marina Kërçeli

Burimi:https://plushcare.com/blog/herpes-home-remedies/

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

11,796 Lexime
3 vjet më parë