Kujdes!

Si mund të ndihmoni fëmijët në lehtësimin e tranzicionit pas shkollës?

Kur kthehen nga shkolla fëmijët kanë regres emocional. Ata do të veprojnë ose do të sillen si më të vegjël se mosha e tyre dhe do të ankohen, qajnë, zemërohen, veprojnë si nevojtarë, pa humor... Ata do të duken dhe do të sillen sikur janë të rraskapitur.

 “Kolapsi i të përmbajturit pas shkollës” – Si mund të ndihmoni në lehtësimin e tranzicionit pas shkollës.


Ka një arsye pse fëmija juaj është një ëngjëll në shkollë, por një zhurmë-madh në shtëpi.

Mësuesit e fëmijëve tuaj këmbëngulin se ata janë të dashur aq sa mund të bëhen përgjatë ditës së shkollës – por kjo nuk është ajo që ju përjetoni kur ora rrotullohet rreth  13:00 (ose një orar jetër kur fëmija juaj përfundon shkollën). Fëmijët nuk është se kanë personalitete të ndara, por ata po përjetojnë diçka që quhet “kolapsi i përmbajtjes pas shkollës”. Dhe, sipas ekspertëve, është krejtësisht e zakonshme dhe totalisht diçka që mund t’i ndihmojmë fëmijët tanë ta kapërcejnë.


“Fëmijët e përjetojnë këtë në mënyra të ndryshme. Disa fëmijë kanë një ezaurim të plotë që përfshin një temperament me tantrums  [ose] refuzim i direktivave të prindit, ndërsa të tjerët janë vetëm të tërhequr  ose janë të qetë për pak kohë pas shkollës.”


Është e natyrshme për fëmijët që të çlirojnë energjinë e tyre emocionale, mendore dhe fizike sapo të dalin nga porta e oborrit të shkollës. Në fund të fundit, ata duhej të tregonin shumë vetëkontroll gjatë ditës së shkollës. Dhe emocionet e tyre të vërteta i çlirojnë vetëm kur arrijnë në një vend të sigurtë për ta, siç është edhe shtëpia.


Kolapsi i përmbajtjes pas shkollës është jashtëzakonisht i zakonshëm te fëmijët nën moshën 12 vjeçare dhe (për fat të mirë) zvogëlohet kur fëmijët zhvillojnë më shumë reziliencë emocionale.


Deri atëherë, simptomat e kolapsit të përmbajtjes pas shkollës do të jenë të njohura për prindërit e fëmijëve të vegjël: “Kur vijnë nga shkolla do të kenë regres emocional”. Ata do të veprojnë ose do të sillen si më të vegjël se mosha e tyre dhe do të ankohen, qajnë, zemërohen, veprojnë si nevojtarë,pa humor,dhe në përgjithësi kanë një ezaurim. Ata do të duken dhe do të sillen sikur janë të rraskapitur.”


Por pse ndodh ky kolaps i të përmbajturit pas shkollës?


Në shkollë, "fëmijët  bëjnë atë që është e nevojshme për të qenë “të mirë” ose për të ruajtur qetësinë". Pasi e kanë bërë këtë gjatë gjithë ditës ata arrijnë në pikën ku thjesht nuk kanë më energji për të qenë të përmbajtur dhe e ndjejnë si një tullumbace të madhe që ka nevojë të shpërthejë. Të menaxhosh sfidat që ndodhin në shkollë shterron fuqinë e fëmijës. 


Fëmijët duhet t'i përmbajnë të gjitha së bashku gjatë gjithë ditës në shkollë. Ku ka shumëllojshmëri pritshmërish, zhgënjimesh dhe sfidash për të menaxhuar dhe e gjitha kjo bëhet pa prezencën tuaj të dashur afër tyre. Mund të bëhet shumë rraskapitëse.


Si mund të ndihmoni në lehtësimin e tranzicionit pas shkollës


Në fund të ditës së shkollës, shumica prej nesh si prindër jemi të pa duruar të pyesim gjithçka rreth asaj dite. Por kjo mund të jetë gjëja e fundit që një fëmijë ka nevojë të dëgjojë për një farë kohe . “Jepuni fëmijëve kohë për ngrënë diçka të lehtë dhe të relaksojnë mendjen e tyre”.  Ofrojini fëmijës tuaj një aktivitet fizik menjëherë pas shkollës, sporti, yoga ose ecja janë forma çlirimi të mrekullueshme që ndihmojnë në balancimin e mendjes dhe trupit. Detyrat e shtëpisë gjithashtu mund të presin dhe ndoshta do të bëhen më mirë si rezultat i një pushimi të trurit.


Prindërit duhet të jenë të vetëdijshëm se si veprojnë kur hyjnë në shtëpi, pasi fëmijët tanë kanë gjasa të modelojnë sjelljen tonë. Nëse jemi të irrituar sapo të hyjmë në shtëpi fëmijët tanë me siguri do të ndjekin shembullin. (kolapsi i përmbajtjes pas punës është i vërtetë, gjithashtu!)


Ndërsa vazhdon viti i ri shkollor, mund të prisni që kolapsi i përmbajtjes pas shkollës të zbutet paksa – si për shkak të rritjes së pjekurisë së fëmijëve tanë ashtu dhe plr shkak të përshtatjes së tyre me orarin e ri.  Nëse kjo gjëndje vazhdon akoma të ndodhë dy ose tre muaj pas fillimit të vitit të ri  shkollor, prindërit duhet të kërkojnë udhëzime nga një pediatër ose një terapist fëmijësh.


Deri atëherë, keni shpresë: Të kthehesh në shkollë është një tranzicion për të gjithë në familje!


(Adelina Pjetra; Portali Shkollor)

1,806 Lexime
5 vjet më parë