MODEL TESTI

Si realizohen testet përmbledhëse/ Model testi

Florinda Palaj ka përgatitur mënyrën si realizohet një testim përmbledhës, kategoritë, nivelet, mënyrën si gjendet përqindja e ndërtimit të testit për një periudhë tremujore bashkë me modelin konkret të një testi.

Testet  përmbledhëse në fund të periudhave tremujore. Klasa III

Testet i kemi të dy-tri temave përmbledhëse dhe teste tremujore. Testet bazohen te kompetencat e vlerësimit që ka mësuesi parasysh, kur harton një test përmbledhës. 

Pikat e referimit janë:

• Vlerësimi për të nxënë dhe të nxënit.

• Përdorimi i metodave të ndryshme për vlerësimin .

• Përdorimi i proceseve vëzhguese.

• Dokumentimi.

• Sigurimi i transparencës.

• Vlerësimi i proçeseve.


Në një testim duhet të meren parasysh 7 kompetencat kryesore, por edhe ato kyç. Mendimi kreativ i nxënësit dhe rezultatet e të nxënit të fushës kanë një rëndësi të veçantë.                                                                                        

Vlerësime përmbledhëse mund të jenë:

1- Detyrat e ndryshme të përditshme.

2- Të shprehurit me gojë dhe aktivizimi në mësim.

3- Projektet e dhëna nga mësuesi dhe realizimi i tyre nga nxënësi.

4- Dosja e nxënësit.

5- Vetëvlerësimi i nxënësit dhe i nxënësit nga nxënësi.

6- Provimet-përmbledhje temash, përmbledhje javësh, periudha 3-mujore dhe testet vjetore.

7- Provime përfundimtare në fund të dísa viteve.


Kategoritë e testimit të përmbledhur janë:

• Në një orë mësimore.

• Në një tematikë.

• Në një përiudhë tremujore.

• Një vit shkollor.

• Një cikël p.sh. arsimi fillor.

Hartimi i testit përmbledhës.


Rëndësi të veçantë kanë nivelet e arritjes që janë të ndërtuara sipas taksonomisë së Bloom-it. Testi është një instrument vlerësimi që përdoret për të matur njohuritë dhe aftësitë e nxënësit. Ai  është një vlerësimi I njohur dhe I  përdorur për të parë të nxënët e nxënësve dhe nivelin e kujtesës së tịj.


Nivelet e Bloom-it janë:

Njohja – Kuptimi – Zbatimi – Analiza – Sinteza dhe Vlerësimi.

- Njohja – mbajtja mend e fakteve, përkufizimeve dhe vlerave.

- Kuptimi – ndryshimi i informacioneve nga një formë në formën tjetër.

- Zbatimi – përdorimi i rregullave dhe parimeve në zgjedhjen e problemave .

- Analiza – zbërthimi i informacioneve në pjesë, lidhja ndërmjet gjërave.

- Sinteza – kombinimi i ideve të ndryshme.

- Vlerësimi – krijimi i kritereve bazuar në gjykim.


Si gjendet përqindja e ndërtimit të testit për një periudhë tremujore ?

Periudha e dytë  e nje viti mesimor eshte (66tema).                                                                                      Fusha: Gjuha dhe komunikimi.                                                                                                                        Lënda: Gjuhë shqipe.                                                                                                                                    Temat janë 63=98%, 2 orë projekt, 1 orë testim.                                                                                            100% --20 pyetje për 5 kompetencat.

Llogaritet sa përqind ka një kompetencë nga temat e periudhës tremujore.


Tabela e testit me vlera numerike.


Nr Java         11     J   A   V   Ë   Fusha / Lënda Kompetencat e vlerësimit . Përqindja Njohja Kuptimi Zbatimi Mendimi kritik Shuma
1 Të dëguarit e teksteve  të ndryshme  3% - - - 1(3p) 1(3p)
2 Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar  5% - - 1(2p) - 1(2p)
3 Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare  40% 2(2p) 2(3p) 2(2p) 2(3p) 8(10p)
4 Të shkruarit për qëllime vetjake dhe funksionale  20% 1(3p) 1(4p) 1(3p) 1(4p) 4(14p)
5 Përdorimi i drejtë i gjuhës 30% 1(1p) 1(3p) 2(3p) 2(4p) 6(11p)
Shuma, pikë dhe pyetje 98% 4(6p) 4(10p) 6(10p) 6(10p) 20(40p)


Tabela e specifikimeve ka dy përmasa (p.sh. rresht). Ka kompetencat e vlerësimit, ana tjetër (shtyllë). Shënohen nivelet njohëse që do të maten.


(Modelin e testit mund ta shkarkoni më poshtë)

(Florinda Palaj; Portali Shkollor)

2,592 Lexime
2 muaj më parë