Si ta gjeni fëmijën nëse humbet në turmë?
Shkruani frazën “Në rast të humbjes” dhe numrin tuaj të celularit në dorën e fëmijës. Mësojini fëmijët tuaj që në rast se humbin të shikojnë për ndonjë “person të huaj të mirë” dhe t’i kërkojnë atyre ta telefonojnë numrin e shkruar në dorë.
Stina e verës ka arritur. Prindër kanë filluar t’i dërgojnë fëmijët e tyre në parqe të ndryshme, panaire, lokale, festivale dhe vende të tjera të njohura.
Sidoqoftë, ruajtja e fëmijëve në ngjarje të tilla ku gjenden edhe qindra apo mijëra njerëz tjerë mund të jetë një sfidë e vërtetë për çdo prind.
Cherise McClimans, nënë dhe blogure aktive ka zbuluar një metodë të thjesht dhe efektive se si t’i gjeni të vegjlit tuaj në rast se përzihen diku në mes të turmës.
Shkruani frazën “Në rast të humbjes” dhe numrin tuaj të celularit në dorën e fëmijës. Mësojini fëmijët tuaj që në rast se humbin të shikojnë për ndonjë “person të huaj të mirë”, si një nënë e cila është me të vegjëlit e saj apo një polic, dhe t’i kërkojnë atyre ta telefonojnë numrin e shkruar në dorë.
Gjithashtu, rekomandohet që çdo herë që dilni me fëmijët t’ia bëni një fotografi, kështu në rast se fëmija humb dhe situata është serioze, fotografia do të mund t’iu ndihmojë shumë në përshkrimin e fëmijëve tuaj.
Si duhet të funksionoj "Mesatarja e Artë" në jetën e përditshme? Po në mësimdhënie dhe mësimnxënie?
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Pranvera Musta: Rëndësia dhe përdorimi i fjalëve motivuese për nxënësit në klasë, strategji për të frymëzuar suksesin