Fundjava

Si ta kaloni fundjavën të qetë?

Pas një jave të lodhshme pune, erdhi fundjava. Por ajo do të kalojë shumë shpejt, ndaj përpiquni që të qetësoheni në maksimum. Artikullin që kemi përgatitur për ju, ju vjen në ndihmë me disa këshilla se si ta shfrytëzoni fundjavën, për të marrë energjitë e nevojshme për një javë të re

Disa plane duhen bërë edhe për fundjavë, për t’u qetësuar në maksimumin më të mundshëm. Nëse mendoni ta kaloni pa bërë asgjë, atëherë thjesht do të mërziteni më shumë. Pas një jave të lodhshme pune, më në fund erdhi edhe e shtuna dhe e shumëpritura fundjavë pushimi, që gjithsesi ikën shumë shpejt, si era. Sa e sa herë ju ka ndodhur ta pyesni veten të dielën në mbrëmje se pse koha kalon kaq shpejt? Artikulli ynë ju sjell disa këshilla se si ta shmangni këtë gjë, duke shfrytëzuar sa më mirë kohën tuaj për t’u argëtuar, për t’u qetësuar dhe për të grumbulluar të gjitha energjitë e nevojshme për fillimin e një jave të re.



Bëni një plan


Jeni të zënë gjatë gjithë javës dhe kur më në fund vjen fundjava, e vetmja gjë që doni të bëni është, asgjë. Fatkeqësisht është e pamundur që të mos bëni “asgjë”. Kështu do të përfundoni duke e shpenzuar kohën në mënyrë jo të frytshme, dhe më pas ta gjeni veten duke pyetur se kur përfundoi fundjava juaj.  Prandaj, për këtë qëllim është e nevojshme të bëni një plan të të gjitha gjërave që doni të bëni. Për shembull nëse doni të bëni shopping, një shëtitje në park apo nga liqeni, një udhëtim të shkurtër në plazh etj. Zgjidhni diçka dhe çojeni deri në fund “misionin”.



Largoni të të gjitha pajisjet teknologjike 


Kjo është ndoshta një nga gjërat më të vështira për të bërë, por bëjeni. Edhe pse fundjava mund të mos jetë praktike ose ideale, lini mënjanë të paktën një mëngjes ose pasdite të plotë e cila nuk do jetë aktive me laptopin ose telefonin tuaj celular, apo të ngeleni në përdorimin e medias sociale.



Organizoni një pasdite jashtë shtëpisë ose qytetit


Për të bërë një pushim ndryshe nga e përditshmja nuk është e nevojshme të shkoni në fund të botës, mjafton të gjeni një vend të këndshëm për të kaluar aty gjysmë ore ose një orë larg shtëpisë. Ideal do të ishte një piknik ose një shëtitje e bukur me të gjithë familjen.



Lexoni një libër


 A keni lexuar gjithmonë disa faqe dhe më pas jeni shpërqendruar? Bëni një nder vetes dhe lërni  të përqendrohet tek libri që dëshironit,  të cilin do ju duheshe kohë e gjatë për ta lexuar më herët. Mbushni mendjen tuaj me historinë e librit dhe thithni fjalët sikur ato të jenë fokusi juaj i vetëm për momentin.



Bëni aktivitet fizik


Mjafton të bëni qoftë edhe një ecje me hap të shpejtë: do të ndiheni menjëherë shumë mirë. Kjo gjë do t’ju ndihmojë që të hiqni mendjen nga rutina e përditshme shtëpi-makinë-zyrë.



Përkëdhelni veten


Bëni një banjë nxehtë, mbusheni atë me erë të mrekullueshme, ndizni një qiri dhe përpiquni të relaksoheni. Bëni një maskë për ta ushqyer lëkurën tuaj. Ose lini  një për një masazh të bukur dhe të gjatë, sepse ju e meritoni një pushim të tillë.



Gjeni pak kohë për të mos bërë asgjë


Shumë kohë pa bërë asgjë duke ndenjur kot do t’ju mërziste, por pak prej saj do të ishte një bekim i vërtetë. Shijojeni ndenjen në divan.



“Shkundeni” veten nga “depresioni” i të dielës


Mbase ju ka ndodhur shpesh që të trishtoheni shumë kur mendoni se e shtuna kaloi shpejt dhe se pak orë ju ndajnë nga e hëna e lodhshme. “Luftojeni” këtë duke bërë diçka argëtuese, por të qetë, si për shembull planifikoni një darkë intime.



Merrni një sy gjumë 


Nëse keni tendencë të shkurtoni orët e gjumit gjatë ditës së javës, lini veten të dremitni gjatë ditës në fundjavë. Mos flini për orë të tëra sepse kjo do t'ju mbante zgjuar natën, por një gjumë 30-60 minutash do të bënte mrekulli në nivelet tuaja të energjisë.



Planet e të tjerëve janë planet tuaja


Kini parasysh edhe planet e të tjerëve dhe mundohuni të kuptoni se si mund t’i përshtatni ato me tuajat. Fundja argëtimi nukkalohet vetëm.



Mos bëni (shumë) punë shtëpie


Larja, hekurosja dhe gatimi ndonjëherë marrin shumicën e kohës në fundjavë. Është e vërtetë se për to nuk ka kohë tjetër përveçse gjatë fundjavës, por mundohuni që të mos e ekzagjeroni. Një zgjidhje do të ishte që të gjitha punët t’i bënit të premten në mbrëmje dhe fundjavën ta kishit të gjithën për veten.



Gjeni 5 minuta për të planifikuar javën


Nëse vuani nga depresioni i orëve të fundit të fundjavës atëherë shmangeni atë duke bërë një listë me planet që do të përmbushni gjatë javës se re. Këtë duhet ta bëni në mënyrë shumë të zakonshme, pra pa stres. Për ju do të jetë më e thjeshtë, nëse do të dini se çfarë ju pret.



Fikeni kompjuterin


Në fakt këtë nuk duhet ta merrni si një këshillë, por si një urdhër. Interneti nuk ndalet asnjëherë së qenë aty, ndaj bëjeni ju hapin e parë duke e fikur atë për të shijuar një ose dy ditë larg jetës virtuale.



Përgatiti:Marina Kërçeli

Burimi:https://lovesparkle.life/blogs/rest/how-to-have-a-quiet-weekend

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,374 Lexime
3 vjet më parë