RASTE SUKSESI

Si të bëni vitin 2020 vitin më fitimprurës, sipas 8 milionerëve

Pasi secili prej nesh bën një bilanc të vitit të shkuar, synon të nisë me ide dhe qëllime të reja vitin e ri. E kush më mirë se njerëzit e sukseshëm mund të na motivojnë, për të qenë më të kujdesshëm me financat tona...

Çështjet financiare marrin gjithnjë vëmendje në fillimviti. Pasi secili prej nesh bën një bilanc të vitit të shkuar, synon të nisë me ide dhe qëllime të reja vitin e ri. E kush më mirë se njerëzit e sukseshëm mund të na motivojnë, për të qenë më të kujdesshëm me financat tona dhe për t'i investuar ato në mënyrën e duhur. 

Këto janë këshillat për vitin 2020


1. Investo tek vetja

Barbara Corcoran, themeluese e grupit Corcoran shprehet: "Këshilla ime mbi ekonominë çdo vit është e njejtë: "Të investoj për veten time". Në fillimet e mia, unë investova 340 dollarët e mi në një pallto, të cilat mund t'i përdorja për të ngritur biznesin tim, por unë kisha nevojë t'i investoja këto para tek vetja ime. Kjo pallto më bëri të ndihesha sikur isha mbretëresha e New York-ut dhe të gjithë njerëzit që i kisha përreth filluan ta besonin këtë gjë. Investoni në diçka që do ju bëjë të ndiheni mirë, sepse asnjëherë nuk do pendoheni. 


2. Vendosini paratë në punë

Grant Cardone, themelues i "Cardone Capital", pronar i një prej agjensive imobilare më të mëdha, këshillon: "Mos i lini paratë tuaja në bankë. Vendosini ato në punë, në investime potenciale, të cilat do t'i shtojnë akoma më shumë paratë tuaja. Nuk po flas këtu për blerjen e një shtëpie. Ndryshe nga çfarë beson shumica, blerja e një shtëpie nuk është një investim i mirë, sepse ajo nuk të sjell të mira materiale çdo muaj. Ju duhet t'i investoni paratë në një biznes, i cili do ju sjellë ju të mira materiale". 


3. Jepni shumë, jini dorëlëshuar

Sekreti i të jetuarit një jetë të mirë, është të falni. Përkrah qetësisë dhe rehatisë që sjell siguria financiare, ju duhet të dini të jeni mirënjohës dhe të ndihmoni të tjerët. 

Qëllimi i gjithë arritjeve të mia në biznes, është të jap dy herë më shumë se herën e kaluar. Kam hapur një llogari të veçantë vetëm për dhurimet, ku bëj derdhje të përmuajshme. 

Të gjithë ne kemi fuqi të ndikojmë në jetët e të tjerëve. Ndaj, në këtë dekadë të re, dhuroni më shumë nga ç'shpenzoni për veten tuaj. 


—Kuda Biza, themelues i CMO  Nunbelievable, themelues i #ThisIsMyEra, themelues i Amani Hope Foundation. Mund ta ndiqni në Linkedin.


4. "Shpenzoni vetëm një përqindje të të ardhurave tuaja"

Ne priremi të shpenzojmë ato që fitojmë - ose më shumë.

Kushtet financiare për vitin 2020 janë të jetojmë me 20% të të ardhurave tona dhe të lëmë mënjanë pjesën tjetër për kursime, dhënie bamirësie dhe investime. Shpenzimet nuk duhet të rriten edhe pse të ardhurat po. 

Kjo nuk do të thotë që të jetojmë në mungesë; ne duhet të shijojmë jetën tonë, por gjithmonë me shumë kujdes. 


—Lin Sun, CEO në  Tiny Devotions dhe aksionere në Crimcheck.


5. Jini i vërtetë me veten dhe vetëm në këtë mënyrë mund të bëni para

“Qëllimi im është të lidh qëllimet e mia për biznesin me vlerat e mia personale. Kjo është një mënyrë jetese - është mënyra më e mirë për të ndërtuar një biznes të suksesshëm. Cilësia e produktit dhe e shërbimit tuaj ka shumë rëndësi. Konsumatorët nuk u besojnë produkteve të rreme. 

Kur ju jeni të vërtetë me veten tuaj në vend që të përpiqeni të jeni të pëlqyeshëm, ju fitoni respektin e njerëzve - një nga pasuritë më të fuqishme që një biznes mund të ketë. Në fillim, me origjinalitetin dhe me "paperfeksionet" tuaja, mund të humbisni, por besueshmëria që të tjerët do të kenë ndaj jush, do jua shumëfishojnë të ardhurat. 


—Itzik Levy, bashkëthemelues dhe CEO i vCita, një platformë gjithëpërfshirëse e administrimit të biznesit të vogël.


6. Krijoni një sistem financiar

“Vendosni një sistem për të parashikuar me saktësi 12 muajt e ardhshëm të të ardhurave. Duhet punë për të vendosur dhe mirëmbajtur, por pasi të keni një sistem në vend, parashikimi bëhet shumë më i lehtë.

Së pari, përcaktoni sa të ardhura do të sillni gjatë 12 muajve të ardhshëm dhe të krijoni një buxhet për mënyrën sesi planifikoni të kurseni ose shpenzoni paratë. Vendosni intervalet javore ose mujore të pikave të kontrollit, ku rishikoni shifrat tuaja për të parë se si po ecin parashikimet tuaja. 

Duhet vetëm përgjegjësi, angazhim dhe shumë korrektësi. 


EnDennis Najjar, bashkëthemelues i AçountingDepartment.com, një shërbim virtual i kontabilitetit për bizneset e vogla.


7. Kuptoni metrikën e rëndësishme financiare

"Synimi ynë për vitin e ri është të sigurojmë që ekipi ynë të kuptojë plotësisht ndikimin e objektivave financiare, metrikën financiare". 

Kur rriteni shpejt, është padyshim më e thjeshtë të shisni vetëm produktet më të shtrenjta, por duhet të ruani klientin tuaj, shpenzimet e marketingut dhe mënyrën se si ata përshtaten të gjithë së bashku.

Të gjithë duhet ta dinë qartësisht sesi mund të kontribojnë përmes objektivave të tyre. 


—Emma Watkinson, bashkëthemeluese dhe CEO e SilkFred. 


8. Jeto gjithmonë nën mundësitë e tua

“Për tu bërë financiarisht i pushtetshëm duhet të jesh i zgjuar dhe i përgatitur kundër kërcënimeve më të mëdha për të ardhmen si: borxhi, vdekja, divorci dhe vendimet e këqija.

Ju duhen para për të ardhmen tuaj, kështu që planifikoni në përputhje me rrethanat dhe mësoni se si të kurseni për një ditë me shi. Vendosni fonde për investimet e ardhshme, mundësitë e zgjerimit të biznesit dhe situatat e planifikuara dhe të paplanifikuara. 

Jeto gjithmonë nën mundësitë e tua. Sa më i suksesshëm të bëhesh, aq më e rëndësishme është të shikosh çdo qindarkë. Pasi të mos kufizoheni financiarisht, është e lehtë të kapeni me ndjenjën e suksesit dhe të shpenzoni shumë. Më në fund, kini kujdes për tarifat e fshehura, përfshirë ato nga këshilltarët tuaj financiarë". 


—Gail Corder Fischer, bashkëthemelues dhe nënkryetar ekzekutiv i Fischer & Company, një firmë udhëheqëse globale e pasurive të patundshme që ofron konsulencë dhe zgjidhje teknologjike



(Përshtati P. Shtini; Portali Shkollor)

2,295 Lexime
4 vjet më parë