Si të disiplinojmë fëmijët?
Nëse prindërit sillen me fëmijët e ndjeshëm ashtu siç sillen me fëmijët që janë më të fortë emocionalisht, rrezikojnë të dëmtojnë fëmijët e ndjeshëm më shumë sesa t’i disiplinojnë ata.
Të gjithë fëmijët kanë nevojë për disiplinë, rregulla dhe organizim të aktiviteteve të tyre çdo ditë. Është e vështirë, e veçanërisht me fëmijët e ndjeshëm të cilët kritikojnë vazhdimisht veten. Kjo bën që kritikat e prindërve t’i lëndojnë shumë emocionalisht ata.
“Fëmijët me ndjeshmëri të lartë i përjetojnë shumë gabimet e tyre dhe dënojnë vetveten”, - thotë Ph. D. Elaine Aron. Nëse prindërit sillen me fëmijët e ndjeshëm ashtu siç sillen me fëmijët që janë më të fortë emocionalisht, rrezikojnë të dëmtojnë fëmijët e ndjeshëm më shumë sesa t’i disiplinojnë ata.
Secili fëmijë ka specifikat e tij dhe është e rëndësishme që prindërit t’u qëndrojnë pranë dhe t’i kuptojnë, t’u ofrojnë mbështetje në çdo situatë e veçanërisht kur ata gabojnë. Ju këshillojmë të shmangni këto veprime:
- Shmangni turpërimin
- Shmangni talljet
- Shmangni dhunën fizike
- Mos përdorni dënimet dhe shantazhin afektiv
- Mos jini liberalë nga frika se mos e lëndoni fëmijën
Më poshtë janë dis mënyra efektive disiplini të cilat ju mund t’i përdorni.
- Mbani intonacion të prerë kur i bëni një vërejtje apo korrigjim fëmijës
- Krijoni lidhje të mirë emocionale para se të korrigjoni sjelljen e tij
- Zëvendësoni dënimet te “dhoma tjetër” me afrimin e fëmijës në një ambient ku ai qetësohet dhe më pas flisni cila sjellje ishte e papërshtatshme dhe si mund të ndryshohet ajo.
- Përballeni me kujdes me pasojat e sjelljes së tij dhe bëni kujdes që këto pasoja të kenë lidhje pikërisht me gabimin e tij.
- Rikuperoni lidhjen me fëmijën tuaj, sigurinë dhe vetëbesimin e tij pasi keni përdorur mënyrat e disiplinimit.
(Portali Shkollor)
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Urime të veçanta për ditëlindje - Mesazhe të ngrohta për mësuesit, nxënësit dhe miqtë e dijes!