Ushqime të nevojshme

Si të fuqizoni trurin dhe nxitni kujtesën

Që të keni kujtesë të shëndetshme është shumë e rëndësishme të bëni kujdes me të ushqyerin dhe të konsumoni sa më shumë nga produktet në vijim.

Që të keni kujtesë të shëndetshme është shumë e rëndësishme të bëni kujdes me ushqimet që konsumoni.


Truri i njeriut funksionon si një makinë komplekse dhe e fuqishme organike që kërkon ushqyesin e duhur për të funksionuar si duhet.Disa ushqime ndihmëse për një kujtesë të mirë janë:



Brokoli


Brokoli ndihmon në nxitjen e rritjes së qelizave të reja të trurit dhe përmban kolinë. Studimet tregojnë se mungesa e kolinës gjatë shtatzanisë mund të shkaktojë defekte tek foshnjat. Brokoli është i pasur me vitaminë K që ndihmon në përmirësimin e kujtesës. Konsumimi i një filxhani brokoli 3 herë në javë është një nga mënyrat më efektive për të përmirësuar kujtesën tuaj.


Arrat 


Arrat janë ushqime që ndihmojnë në rritjen e fuqisë së trurit. Ato përmbajnë sasi më të lartë të omega-3, në krahasim me ushqimet e tjera. Omega-3 ka efekt mbrojtës për trurin dhe rrit aftësitë njohëse dhe kujtesën. Omega-3 rrit edhe rrjedhjen e oksigjenit dhe ushqyesve thelbësorë përmes enëve të gjakut të trurit duke parandaluar inflamacionin.


Salmoni i egër


Salmoni i egër është një ushqim i pasur me omega-3, si dhe acid dakosahekzahenoik (DHA) e cila ndihmon në parandalimin e sëmundjes së alzajmerit. Për më tepër omega-3 ndihmon në parandalimin e inflamacionit dhe përmirëson rrjedhjen e gjakut në tru. 


Domatja


Domatja është një tjetër ushqim që nxit fuqinë e trurit tuaj. Është burim antioksidantësh. Gjithashtu është e pasur me lykopenë dhe ndihmon njerëzit të kenë kujtesë më të mprehtë. Shtojini domatet në sallatë, supë, omletë, gjellë ose hajini të përpunuara për të përmirësuar fuqinë e trurit tuaj.


Çokollata e zezë


Çokollata e zezë është një nga ushqimet më të mira me antioksidantë. Kafeina e ndodhur në të luan një rol të rëndësishëmnë ruajtjen e vigjilencës. Çokollata përmban gjithashtu flavonoide që ndihmojnënë rritjen e qarkullimit të gjakut në tru, si dhe mund të përmirësojë përqendrimin. Çokollata e bardhë ose ajo me qumësht janë gjithashtu të mira përtrurin tuaj.


Boronica


Boronica mund ta mbajë trurin tuaj të mprehtë, madje edhe në moshë të vjetër. Përmbajtja e lartë e flavonoideve që gjendet tek boronicat përmirëson funksionet njohëse. Gjithashtu boronicat mund të zvogëlojnë mundësinë për t’u prekur nga sëmundjet alzajmer dhe parkinson.


Spinaqi


Spinaqi është i pasur me kalium dhe antioksidantë që mbrojnë qelizat e trurit nga çdo lloj dëmtimi. Spinaqi përmban lëndë ushqyese të domosdoshme si magnez, vitaminë E, vitaminë K, të cilat ndihmojnë në parandalimin e degradimit të trurit.


Të gjitha këto janë disa nga produktet ushqimore që nuk duhet të mungojnë në organizmin tuaj nëse dëshironi që të keni një kujtesë të mirë dhe të shëndetshme. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,573 Lexime
7 vjet më parë