KËSHILLA PËR MËSUESIT

Si të memorizoni emrat e nxënësve në pak ditë

Një ndër sfidat kur nis një vit i ri shkollor, nëse merrni një klasë të re është memorizimi i emrave. Ditët e para duket mjaft e vështirë. Ka dy mënyra si mund ta zgidhni këtë situatë:

Një ndër sfidat kur nis një vit i ri shkollor, nëse merrni një klasë të re është memorizimi i emrave. Ditët e para duket mjaft e vështirë. Mund të ngatërroni nxënësit me njëri-tjetrin, apo mund të ndiheni në siklet se nuk ia mbani mend emrin. Ka dy mënyra si mund ta zgidhni këtë situatë:

1) Një kartë tek e cila nxënësit shkruajnë emrin me germa të mëdha dhe e vendosin sipër bangës.

2) Të përsërisni sa më shpesh emrin e tyre.


- Përshendesni çdo nxënës. Kontrolloni emrin e tyre. Më tej thërrisni emrin e tyre në mënyrë që të bëni lidhjen me fytyrën. Që në kët moment do të memorizoni së paku pesë emra.


- Jepuni nxënësve nga një kartë, në të cilin të shkruajnë emrin me të madhe. Të paktën mund ta përdorin një javeë, një kohë mëse e mjaftueshme për të memorizuar emrat e nxënësve tuaj.

 

- Në pjesën e parë të orës përpiquni të përdorni emrat e tyre sa më shumë. Psh shembull “X a mund ta lexosh me zë të lartë pjesën e parë?”


- Gjatë kohës që kaloni ndër rreshta shikoni me kujdes secilin nxënës, në mënyrë që të bëni lidhjen  e emrit me nxënësin. 


- Bëni studentët që të kthejnë kartat e tyre të emrave në mënyrë që të mos ia shikoni. Në këtë mënyrë do të kuptoni sa e keni memorizuar. Edhe vetë do të befasoheni sesa shpejt i keni fiksuar. Madje kjo metodë është argëtuese edhe për nxënësit tuaj. Ditën e fundit të mësimit,të javës së parë, përmes kësaj teknike do të kuptoni se keni memorizuar pjesën më të madhe të emrave.



(P. Shtini; Portali Shkollor)

2,795 Lexime
4 vjet më parë