INSTRUMENTA

Si të mësojmë sot historinë?

Ky material i shkurtër mendohet t'u vijë sadopak në ndihmë mësuesve të historisë, konkretisht atyre që japin mësim në arsimin e mesëm të lartë. Punuar nga Mirela Sakej, mësuese në lëndën e historisë në gjimnazin "Oso Kuka", Shkodër.

Të mësuarit e historisë sot e gjithmonë ka pasur për objektiv që të rrisë ndjenjat e identitetit atdhetar tek të rinjtë. Sot flitet për formimin e të rinjve jo vetëm për formimin e të rinjve por edhe për formimin e tij me vlera e identitetit evropian e të qytetarit global. Arsyeja thelbësore e të mësuarit të historisë nuk ka ndryshuar, mbetet po ajo për t'i bërë të vetdijshëm të rinjtë se i përkasin një komuniteti.


Meqenëse historia është përdorur nga politika duke ngritur shumë polemika nxënësit përmes të mësuarit të kësaj disipline ata duhet të mësohen të ndajnë të vërtetën nga gënjeshtra duke fituar një vështrim kritik ndaj ngjarjeve apo figurave historike.


Meqë historia është të mësuarit e të kaluarës, të rinjtë shpeshherë kanë vështirësi që t'i vendosin ngjarjet në kohë, sepse ato jetojnë në një të tashme të përjetshme. Ato e harrojnë shumë shpejt të djeshmen, gjë e cila sjell vështirësi që të vendosen në shoqeritë e kohëve të kaluara.


Thonë që kush harron të kaluarën ka vështirësi për të përfytyruar të ardhmen. Të mësuarit e historisë është aty për t'u treguar të rinjve që së bashku mund t'i ndryshojnë gjërat, për sakrificat që të tjerët kanë bërë për ti bërë ballë krizave të rënda përpara nesh gjithashtu duke ushqyer debate sot të cilat nuk janë të reja, por vetëm disa përgjigje që janë huazuar nga epoka të tjera.


Në fund historia është një disiplinë që posedon shumë instrumente që përdoren për të zgjedhur vetë informacionin që na vjen tërthorazi nga interneti, të identifikojmë autorin e informacionit, ta verifikojmë ate, të bashkërendojnë burimet përmes të mësuarit të historisë.

 

A mund ta mësojmë historinë si 20 vite më parë?

Jo, sigurisht që jo, pasi vitet që ikin shoqërohen me ndryshime globale në mënyrën sesi shikohet roli i mësuesit sot, roli i tij përpara nxënësve dhe kompetencat që ofron ai për t'u mësuar atyre.


Sot mësuesi është më shumë një orientim në anën e nxënësit dhe duhet të dalë medoemos nga roli i tij si transmetues, por duke bërë kërkime për të gjetur pozicionin më të mirë në atë mënyrë që ti shoqërojë nxënesit drejt zbulimit dhe konsolidimit të njohurive të tyre.


Numri i mësueseve që kërkojnë të rrisin pavaresinë e nxënësit në punën kërkimore është gjithnjë e në rritje pikërisht për të mësuar filozofinë e diturisë për të sistemuar njohuritë e tyre.


P.sh. Nxënësve u kërkohet të realizojnë një fushë informuese për një prej filozofëve iluminist më të shquar. Nxënësi duhet të gjejë informacion për këtë personazh, të identifikojë idetë e tij më të forta, të përkthejë ato në “formula të shkurtra” të ilustrojë ato me shembuj dhe të mbrojë ato përpara të tjerëve. Këto janë detyra me karakter global të cilat i kërkohen nxënësve të prodhojnë ose të nxjerrin produkte për ti dhënë kuptime mësimore. Ka shumë veprimtari të kësaj  natyre për të shpjeguar. Ne mund t'i kërkojmë nxënësve të ndërtojnë një guide turistike duke u nisur nga gjurmët historike rreth një territori, të krijojnë një muze virtual dhe gjithashtu të organizojnë debate, ndër të cilat ato të vishen në thonjëza me petkun e historianit. Në të gjitha këto raste, nevojitet  përdorimi i shumë instrumenteve apo dhe i burimeve i jep më shumë shkathtesi nxënësit.

 

Por, cilat janë instrumentet që mund të përdorim?

-Zakonisht përdorimi i google apo ndonjë shërbimi që  afron ai në të cilin nxënësit mund të punojnë së bashku dhe të realizojnë punë në grupe.


-Përputhja në të njëjtën faqe të  redaktimit si dhe të zonës së deklarimit të materialit është shumë interesante pasi nxënësit diskutojnë, argumentojnë, interpretojnë online duke i dërguar menjëherë ndryshimet që i bëjnë tekstit tek njëri-tjetri. Duke mësuar të punojnë bashkë dhe të bëhen të vetëdijshëm që kanë të gjithë diçka për të thënë, duke bërë propozime interesante. Këto gjëra ato dinë t'i bëjnë vetë, por nuk e dinë që e dinë.


-Përdorimi i google map shërben për të hartuar guida turistike të bazuara në vlerat e trashigimisë historike të një vendi të caktuar.

Ne mund të bëjmë shëtitje me nxënësit, duke përdorur teknologjinë qoftë një smartphone apo ipad nxënësit bëjnë foto të ndryshme në pjesët historike të qytetit   të cilat i gjeolokalizojnë në google i cili është një aplikacion i lehtë për t'u përdorur  që lejon brenda kontekstit për të rintegruar historinë brenda realitetit. (ci-conte: është një hartë e krijuar nga një përdorues i google map i cili tregon vendet e betejave kryesore në historinë e Francës)


Kështu ekzistojnë faqe e programe të ndryshme në të cilat nxënësit mund të lejojnë që në rrëmujën e madhe të informacioneve të organizojnë idetë e nxjerra brenda një grupi duke zhvendosur shënime dhe duke i bëre ato të rrëshqasin në mënyrë intuitive . Zakonisht duhet të vleresojmë instrumentat e sinkronizuara e që lehtësojnë diskutimin, punën kolektive në momentin kur materiali përpunohet .

 

Po përdorimi i rrjeteve sociale sot?

Dimë që këto rrjete nxënësit i përdorin në masë, por ato kanë vështirësi për të nxjerrë informacionin e duhur nga ai fluks i madh informacionesh që kërkon zhvillimin e një zakoni  e një saktësie që nuk i takon shpeshherë formimit të nivelit të tij. Ata mund të përdorin këto rrjete në të cilat të krijojnë  grupe pune nëpërmjet te cilave të konsultohen për burimet e përdorura apo materialin e shkarkuar rreth një detyre, projekti apo veprimtarie të caktuar nga mësuesi.


Shpeshhere ndodh që edhe mësuesit të përballen me adresa interneti të panjohura, por që janë përdorur nga nxënësit. Sot si rezultat i evoluimit teknologjik dhe zhvillimit të globalizimit me ritme të shpejta marrëdhenia mësues - nxënës ka marrë një dimension të ri.



(Mirela Sakej; Portali Shkollor)

3,411 Lexime
4 vjet më parë