Motivimi

Si të motivoni fëmijën tuaj për të mësuar?

Motivimi është një ndër çelësat kryesorë që fëmija juaj të ketë rezultate të mira në shkollë. Nëse ju si prindër ndieni përgjegjësinë për të ardhmen e tij, por nuk keni ide se si mund t'i vini në ndihmë atij pët t'u ndihet i motivuar atëherë lexoni këto këshilla.

Fëmijët e motivuar kanë më shumë gjasa të dalin më mirë në shkollë dhe të kenë një qëndrim pozitiv ndaj të mësuarit, ndaj shpeshherë prindërit ndihen përgjegjës për të ardhmen e fëmijës së tyre. Si pasojë e kësaj përgjegjësie, ata përpiqen në mënyra të ndryshme t'i motivojnë fëmijët, por jo gjithmonë kanë rezultat. Ndonjëherë përpjekja për të motivuar dhe shtyrë fëmijën të mësoj mund të jetë shumë sfiduese.

Artikulli ynë ju vjen në ndihmë ju si prindër me disa këshilla se si të motivoni fëmijët tuaj.

 

Bisedoni me fëmijët

Në mënyrë që të motivoni fëmijën tuaj të ketë sukses në punë, është e rëndësishme të shikoni perspektivën e fëmijës që të kuptoni interesat edhe aftësitë e tyre. Ju mund ta pyesni se cila është lënda etij/saj e preferuar në shkollë dhe pse i pëlqen pikërisht ajo lëndë?

Bisedat me fëmijët janë shumë të rëndësishme për motivimin e brendshëm të fëmijës. Sepse fëmijët për nga natyra janë shumë kuriozë dhe duke ua shpjeguar mësimin apo diçka ju do të fitoni vëmendjen e tyre.

 

Inkurajoni të lexojnë

Kaloni kohë duke lexuar me fëmijën tuaj ose krijoni një kohë të leximit gjatë ditës së bashku me familjen tuaj. Nëse ju mbushni shtëpinë tuaj me romane, gazeta, libra shkollorë, ju i tregoni fëmijës sa i rëndësishëm është leximi.

 

Punoni së bashku

Së bashku me fëmijën tuaj mund të uleni dhe të mësoni ose t’i ndihmoni të bëjnë një plan mësimi. Organizoni dhe ndani në afate detyrat e shtëpisë, testet dhe aktivitetet tjera jashtë mësimore.

Mbi të gjitha ju mund të krijoni një hapësirë mësimit në shtëpinë tuaj, në mënyrë të që fëmija juaj ta shfrytëzojë për detyra shkollore. Kjo hapësirë do të përforcojë rëndësinë e shkollës dhe fëmijët do ta shohin që dhe ju e shihni shkollën si diçka tepër serioze. Krijojeni ambientin në një vend të qetë dhe të rehatshëm, larg shpërqendrimeve siç janë: televizori, kompjuteri, telefoni,etj.


Përgëzoni fëmijët

Kur fëmija juaj përmbush ndonjë qëllim të caktuar tregoni që jeni shumë krenar për të. ‘’Fëmijët dëshirojnë t’i gëzojnë prindërit e tyre,’’ thotë Dr.Kennedy-Moore. ‘’Ndjenja e lidhjes me prindërit është jashtëzakonisht motivuese.’’

Filloni të motivoni fëmijën me fjalë që shprehin vlerësim për ta, inkurajoni ata t'i gëzohen arritjeve pa marrë parasysh se sa të vogla mund të jenë ato.


Mbani qëndrim pozitiv ndaj shkollës

Fëmijët marrin qëndrimet e të rriturve, ndaj botës që i rrethon dhe i pasqyrojnë ato qëndrime. Nëse ju e çmoni shkollën dhe e shihni si diçka themelore për jetë dhe zhvillim të njerëzve, gjasat që fëmija juaj të mendojë njëjtë sikur ju janë shumë të mëdha. Në vend që t’i tregoni fëmijës suaj se si ata ‘’duhet’’ të ndjekin shkollën, tregojuni atyre se shkolla është një mundësi për të mësuar gjëra shumë interesante.


Përgatiti:Marina Kërçeli

Burimi:https://www.wikihow.com/Motivate-Kids-to-Do-Well-in-School

Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,022 Lexime
3 vjet më parë