Fëmijët dhe perimet

Si të veprojmë që fëmijët t'i hanë perimet pa bërë naze

Zarzavatet janë ndër ushqimet e para që fillojnë të njohin fëmijët kur rriten. Përdoren dhe preferohen shumë, sepse rrisin rezistencën e të vegjëlve, kanë vitamina dhe janë të shëndetshme.

Zarzavatet janë ndër ushqimet e para që fillojnë të njohin fëmijët kur rriten. Përdoren dhe preferohen shumë, sepse rrisin rezistencën e të vegjëlve, kanë vitamina dhe janë të shëndetshme. Duke qenë se fëmija po përjeton fazën e rritjes ku fillon të ndiejë më tepër nevojën e gjërave të tjera, bëhet indiferent ndaj rregullave të vendosura prej të rriturve.

Nga shumë mama zarzavatet konsiderohen të domosdoshme për ushqimin e fëmijës. Në fakt janë të rëndësishme, por për t’u rritur të shëndetshëm, fëmijët kanë nevojë veçanërisht për proteinat e pranishme te mishi, peshku dhe vezët.

Mos i jepni shumë rëndësi në pamje të parë asaj që i servirni fëmijës në pjatë. Një indiferencë e luajtur bukur është mënyra më e mirë për ta detyruar fëmijën që të hajë. Propozojini perime të llojeve të ndryshme dhe mes tyre do ta gjeni me siguri diçka që i pëlqen.

Perime ka shumë dhe janë të shumëllojta, ndaj është e pamundur që fëmijës suaj të mos i pëlqejë të paktën një prej tyre. Për shembull nëse është e nevojshme që fëmija të marrë hekurin që ndodhet te spinaqi, por ndërkohë ai nuk e pëlqen, mund t’i ofroni të tjera perime të gjelbra, në të cilat është i pranishëm ky mineral i rëndësishëm, ose duke provuar vazhdimisht me të tjera, derisa të gjeni një që t’i pëlqejë vërtet fëmijës suaj.

Duhet të kemi parasysh se një fëmijë i shëndetshëm di se si të vetushqehet në mënyrën më të mirë, duke zgjedhur atë për të cilën ka nevojë dhe në sasinë e duhur. 

Është e rëndësishme të shmangnin kërcënimet e tipit: nëse nuk ha perimet nuk do të çoj te lodrat, por edhe çmimet e tipit: po i hëngre perimet, do të të blej lodra. Në këtë mënyrë rrezikojmë t’i japim më shumë rëndësi sesa duhet problemit, duke e zmadhuar atë pa shkak.

Perimet bëhen menjëherë më të shijshme nëse i tiganisim pak ose e pjekim në një zgarë duke i dhënë një formë krokante.

Nëse fëmija shfaq një lloj mospëlqimi ndaj një perimeje, atëherë mund t’i propozojmë diçka më të ëmbël, si p.sh. patate, bizele, kungull i njomë, karota, duke i shmangur ato perime që kanë shije më të hidhura.

Ngjyra portokalli e karotës dhe e kungullit apo e kuqja e domates në sytë e një fëmije janë ngjyra më tërheqëse sesa p.sh. e gjelbra e perimeve të tjera jeshile.

Zgjedhim një perime (kungulleshka, kunguj, karota) dhe i fshehim brenda puresë së patates. E përgatitur në këtë mënyrë i pëlqen gjithmonë çdo fëmije.

1,664 Lexime
7 vjet më parë