Sindroma "Perandori i vogël", që dëmton fëmijët
Prindërit po dëmtojnë fëmijët e tyre duke u plotësuar çdo tekë të tyren dhe duke mos qenë të aftë t’u thonë asnjëherë “JO”. Fëmijët kanë nevojë për rregulla, kufij dhe mundësi...
Prindërit po dëmtojnë fëmijët e tyre duke u plotësuar çdo tekë të tyren dhe duke mos qenë të aftë t’u thonë asnjëherë “JO”. Për shumë mësues, sjellja e keqe në klasë nuk vjen si pasojë e vetë nxënësve por nga prindërit, sipas dr. Amanda Gummer, psikologe e specializuar në zhvillimin e fëmijëve.
Fëmijët e padisiplinuar vijnë zakonisht nga familje të cilat u plotësojnë atyre çdo dëshirë dhe u japin vëmendje intensive, duke nxitur kështu zhvillimin e sindromës “perandori i vogël”. Nga eksperienca e saj duke punuar me mësuesit e shkollës fillore, psikologja tregon se sjellja dhe qëndrimi i këtyre prindërve është edhe më e shokuese sesa e fëmijëve të tyre.
“Ata janë shumë ambicioz për të ardhmen e fëmijës – duke mos kuptuar sa keq po ndikojnë në përgatitjen e tyre për t’u përballur me jetën reale”, thotë ajo. Përveçse i pengojnë fëmijët të marrin vetë vendime apo të jenë të pavarur, ata bëhen edhe më agresivë dhe të vështirë.
Këta fëmijë e kanë të vështirë të qëndrojnë në klasë sepse nuk e përballojnë dot faktin që nuk janë gjithmonë të parët. Ata janë rritur me besimin se gjithçka u përket atyre dhe bëjnë çdo gjë për të marrë vëmendjen të parët. Kjo sjellje e fëmijëve të padisiplinuar mirë i acaron edhe më shumë mësuesit.
Studime të mëparshme kanë treguar se prindërit të cilët vendosin shumë kontroll mbi fëmijët mund t’u shkaktojnë atyre dëmtime psikologjike me kalimin e viteve. Një studim i vitit 2015 nga Kolegji Universitar i Londrës, ku u monitoruan mbi 5000 persona që nga lindja, zbuloi se individët, prindërit e të cilëve kishin ndërhyrë në privatësinë e tyre në një mënyrë të caktuar, ishin më pak të lumtur në adoleshencë, 30-at, 40-at dhe më vonë.
Fëmijët kanë nevojë për rregulla, kufij dhe mundësi për të ndjerë të ftohtin, urinë, të bien dhe të ngrihen vetë, kështu ata mund të mësojnë nga gabimet e tyre. Nëse deprivohen nga këto eksperienca bazike të jetës në shtëpi, e bën më të vështirë edukimin e tyre nga mësuesit.
(Portali Shkollor)
Labirintet e adoleshencës/ Intervistë me Evans Drishtin për sfidat që prindërit dhe mësuesit nuk duhet të anashkalojnë
Ramazan 2024, çfarë duhet të kenë parasysh mësuesit për nxënësit që agjërojnë?
Urime të veçanta për ditëlindje - Mesazhe të ngrohta për mësuesit, nxënësit dhe miqtë e dijes!