Struktura e një konkursi në lëndën e kimisë për nxënësit e klasave të 9-ta
Në shkollën 9-vjeçare “Gjon Ndoci” në Bushat, mësuesja Pranvera Musta zhvilloi konkursin në lëndën e kimisë me nxënësit e klasës së 9-të, duke përfshirë programin lëndor kimi 8 plus kimi 9. Më poshtë jepen disa të dhëna dhe struktura e konkursit.
Nga Pranvera Musta
Zhvillimi i konkurseve lëndore dhe ndërlëndore bëjnë që nxënësit të përfitojnë shumë nëpërmjet pjesëmarrjes duke përfshirë:
1. ZGJERIMIN E NJOHURIVE SHKENCORE:
Konkurset kërkojnë që nxënësit të hulumtojnë dhe të mësojnë më shumë se çfarë mësojnë nga programet lëndore, duke u thelluar në konceptet shkencore dhe aplikimet e tyre në praktikë.
2. ZHVILLIMIN E AFTËSIVE EKSPERIMENTALE:
Nxënësit mësojnë të kryejnë eksperimente laboratorike, të ndjekin procedura të sakta dhe të analizojnë rezultatet e tyre, duke fituar aftësi praktike të vlefshme edhe në jetën reale.
3. ZHVILLIMIN E MENDIMIT KRITIK DHE KRIJUES:
Zgjidhja e problemeve shkencore dhe realizimi i projekteve ndërlëndore ndihmojnë në zhvillimin e mendimit kritik dhe krijues.
4. ZHVILLIMIN E AFTËSIVE TË KODIMIT DHE TË TEKNOLOGJISË:
Përdorimi i pajisjeve teknologjike si Microbit për të zgjidhur probleme reale inkurajon aftësitë në programim dhe teknologji. Gjithashtu përgatitja e prezantimeve të projekteve me platforma të ndryshme, sjell përdorimin e teknologjisë si lehtësues në procesin e të nxënit.
5. ZHVILLIMIN E AFTËSIVE BASHKËPUNUESE DHE TË KOMUNIKIMIT:
Punimi në ekipe për të realizuar projekte dhe për të ndarë ide zhvillon aftësitë e bashkëpunimit dhe komunikimit efektiv.
6. RRITJEN E VETËBESIMIT DHE MOTIVIMIT:
Pjesëmarrja dhe suksesi në konkurse rrit vetëbesimin dhe motivon nxënësit për të arritur rezultate më të larta në studimet e tyre.
7. INKURAJIMI PËR KARRIERË NË SHKENCË:
Ekspozimi ndaj aplikacioneve praktike të kimisë dhe shkencave të tjera mund të inkurajojë nxënësit të ndjekin karriera në fushat shkencore dhe teknologjike.
8. NJOHJE DHE SHPËRBLIME:
Fituesit e konkurseve marrin çmime, certifikata dhe promovime gjë që i motivon për të vazhduar me pasionin e tyre në rrugën e shkencës.
Në shkollën 9-vjeçare “Gjon Ndoci” Bushat mësuesja Pranvera Musta zhvilloi konkursin në lëndën e kimisë me nxënësit e klasës së 9-të, duke përfshirë programin lëndor kimi 8+kimi 9.
STRUKTURA E KONKURSIT:
1. Pyete teori, sqarim. (Vlerësimi 3 pikë)
2. Pyetje shpejtësie. (Vlerësimi 1 pikë)
3. Pyetje teori, sqarim, demonstrim, eksperiment. (Vlerësimi 4 pikë)
5. Pyetje enigmë. (Vlerësimi 5 pikë)
6. Projekte me mendim kritik dhe krijues, zgjidhje problemore, dhe element të kodimit me micro:bit. (Vlerësimi 10 pikë)
Gjatë konkursit nxënësit treguan:
- zgjerim të njohurive shkencore
- zhvillim të aftësive eksperimentale
- zhvillim të mendimit kritik dhe krijues
- zhvillim të aftësive të kodimit dhe teknologjisë
- bashkëpunim dhe komunikim
- rritje të vetëbesimit dhe motivimit për të vazhduar përpara
- rritje të dëshirës për të bërë karrierë në shkencë
- fituesit e konkursit dhe pjesëmarrësit marrin çmime, certifikata dhe promovime gjë që i motivon për të vazhduar me pasionin e tyre në rrugën e shkencës.
“Falënderojmë jurinë, për mbështetjen dhe vlerësimin plot profesionalizëm. Falënderojmë kimistët e vegjël: Antonelën, Ditjonin, Arbionën, Aleksandrën, Bridisin, Monikën, Esterin, Saimonin, Soanin, Alberton, Erisin, Elsaedin, Leonardon, që padyshim në të ardhmen do të shkëlqejnë kudo që do të studiojnë”, kështu ka thënë mësuesja Pranvera Musta.
Konkurset janë një mundësi e shkëlqyer për nxënësit, që të zbulojnë dhe zhvillojnë talentet e tyre në një ambient sfidues dhe mbështetës.
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Objektet e trashëgimisë kulturore, veshja popullore shqiptare
Si të shkruajmë një ese argumentuese?
Teste për klasën V, gjuhë shqipe, matematikë dhe dituri natyre, periudha I