Model

Struktura për hartimin e planit edukativ

Ky është një model i planit edukativ më i specifikuar dhe me një strukturë të qartë. Ju kujtojmë që plani edukativ ndërtohet në varësi të nevojave specifike të nxënësve të klasës që keni në kujdestari.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

Gjimnazi: ___________________

Qyteti: ______________________

Viti shkollor: 2017-2018

Mësuesja kujdestare:_________________                                               

Drejtore e shkollës: __________________

Motoja: ___________________________


SYNIME PËR VITIN SHKOLLOR 2017-2018

Synimi i parë: Rritja e cilësisë së rezultateve në procesin mësimor

Objektivi: Në fund të vitit shkollor nota mesatare të jetë:

Klasa e njëmbëdhjetë: 8.1

Klasa e dymbëdhjetë: 8.4

Synimi i dytë: Përmirësimi i frekuentimit të mësimit

Objektivi: Në fund të vitit shkollor të ulet me 3% numri i mungesave 1 deri në 3 orë.       

Një mësues kujdestar,  nuk duhet të ketë ndonjë të preferuar që të favorizohet, nuk duhet të ndajë klasën  në të varfër dhe në të pasur, në inteligjent dhe në më pak inteligjent, por duhet të përkushtohet që në klasën  e tij  të gjithë të jenë të kënaqur dhe të bëhen të aftë  të realizojnë atë që secili vlen dhe i  bën mirë vetes dhe shoqërisë.

Bota një mrekulli që duhet eksploruar, për këtë, të studiojmë pa pushim, në çdo sekondë të jetës sonë. 


Objektivat

1. Drejtimet e edukimit

2. Organizimi i klasës

3. Puna me partnerët

4. Gjendja sociale e klasës

5. Baza materiale      

6. Plani analitik

7. Plani i punës me prindërit

8. Puna me pushtetin lokal

9. Lidhja me OJQ

10. Të ndryshme 


Që të ndihmojmë nxënësit, për një jetë harmonike në shoqëri, për parandalimin dhe reduktimin e sjelljeve të riskut, për nxitjen e sjelljeve dhe të qëndrimeve pozitive që garantojnë suksesin dhe sigurinë sot dhe në të ardhmen synojmë: 


Në zhvillimin e konfidencës dhe përgjegjësisë              

Objektivat

1. Të njohim vlerat dhe cilësitë e tyre personale, mbi bazën e të cilave mund të marrim vendime për veten.

2. Të kenë sensin e identitetit të tyre personal dhe të prezantojnë veten në rrugë konfidenciale.

3. Të vlerësojnë të tjerët, të menaxhojnë vlerësimin dhe kritikën, suksesin dhe dështimin duke nxjerrë mësime nga përvoja.

4. Të marrin përgjegjësi për të zgjedhur hapat e mëtejshme dhe të planifikojnë me prindër dhe të tjerë për zgjedhjet e së ardhmes.


Në zhvillimin e stileve jetësore të shëndetshme dhe të mbrojtura.

Objektivat

1. Të përdorin aftësinë e argumentit kundër dhe të rezistojnë ndaj presioneve negative.

2. Të njohin shkaqet, simptomat dhe trajtimet për stresin, depresionet dhe të identifikojnë strategjitë parandaluese dhe menaxhuese për to.

3. Të rendisin dëmet shëndetësore të alkoolit, drogave, përdorimit të hershëm të marrëdhënieve seksuale, zgjedhjeve të ushqimit dhe të marrin masa për parandalimin e SST, AIDS.


Në zhvillimin e marrëdhënieve dhe respektimi i diferencave midis njerëzve

Objektivat

1. Të marrim informacionin e nevojshëm rreth diferencave në grupe të ndryshme etnike, mbi forcën e paragjykimeve.

2. Të luftojnë për ndryshimin e sjelljeve ofenduese, shantazhet dhe diskriminimet të shpallura.

3. Të bashkëpunojnë me njerëz me të cilët kanë diferenca duke qenë mirëdashës me të tjerët dhe të përdorim strategji paqësore në zgjidhjen e konflikteve.   


 Në sigurinë e shanseve të shumta

Objektivat 

1. Të sigurojmë pjesëmarrje të barabartë dhe aktive në veprimtaritë e ndryshme të organizuara nga shkolla dhe komuniteti.

2. Të marrim përgjegjësi dhe një vlerësim për veten (duke marrë role të caktuara në shkollën)

3. Të ndihmojmë në përgatitjen e nxënësve për ndryshim (me progresin drejt së ardhmes arsimore dhe trajnuese) për jetën.


Në njohjen e vlerave historike dhe atdhedashëse.

Objektivat

1. Të ndihmojmë me anë të veprimtarive praktike në njohjen e historisë së lashtë dhe të re të kombit tonë.

2. Të edukojmë krenarinë për atdheun duke vizituar vende historike e turistike në viset shqiptare.

 

Parandalimi i alkoolit dhe i drogës

• Stadet e alkoolizimit

• Llojet e drogës dhe ligji

• Presioni i bashkëmoshatarëve

• Aftësimi për të ndihmuar të tjerët


Duhani parandalimin

• Rreziqet e duhanit

• Reklama e duhanit dhe ligji

• Parandalimi 


Parandalimi i SST, AIDS

• Mite dhe fakte mbi rreziqet SEKSUALE.

• Rreziku i SST, AIDS

• Masat parandaluese


Stresi dhe menaxhimi i tij.

• Identifikimi i stresit

• Stresi tek adoleshentët

• Teknikat për të kontrolluar stresin

 

Edukimi i karrierës

• Kush jam unë

• Respekti për veten, të shprehesh për vete

• Aftësitë pozitive të të dëgjuarit

• Dialog dhe komunikim

• Qëllimet planet për jetën


Steriotipet gjinore dhe rolet gjinore

• Përparësitë dhe mangësitë gjinore

• Rolet dhe marrëdhëniet gjinore

• Martesa dhe familja, lindja e fëmijëve

• Ndarjet divorci, shkaqet, pasoja 


Drejtësia sociale

• Kuptimet kryesore të drejtësisë sociale

• Abuzimi racore, mostoleranca gjinore

• Konventa mbi të drejtat e fëmijëve

• Kuptimi i mbi të drejtën. Rregullat për drejtësi


Edukimi i qytetareve njerëzor dhe të përgjegjshëm

• Vlerësimi i dallimeve kulturore dhe kuptimi mbi komunitetin

• Përgjegjshmëria shoqërore

• Qëndrueshmëria mjedisore


1. Përbërja e klasës:

Nxënës Femra Meshkuj
Nxënës në shtator    
Nxënës në shtator    
Nxënës në shtator    


2. Zgjedhjet në klasë  

Senatore/i: _____________________

Zv/senator/e: ____________________


Sipas grupeve të edukimit:

1- Grupi i  rregullit dhe disiplinës

Koordinator/e: _________________


2- Grupi i aktiviteteve sportive   

Koordinator/e: _________________

              

3- Grupi i veprimtarive jashtëkurrikulare

Koordinator/e: _________________


4- Grupi i artit   

Koordinator/e: _________________

                                          

5- Grupi i përparimit  

Koordinator/e: _________________

                                  

6- Grupi i edukimit qytetar dhe financimit

Koordinator/e: _________________

   

Përbërja sipas grupeve të interesit


Nr. Grupi i përparimit Grupi i disiplinës Grupi i sportit Grupi i edukimit qytetar Grupi i artit Grupi  i veprimtarive jo kurrikulare
             
             
             


Puna me partnerët


1.                 Këshilli i prindërve  

 

Nr Emri mbiemri Detyra
1.   Kryetar
2.   Zv. kryetare
3.   Anëtar


 2.                 Bordi i klasës

 

Nr Emri mbiemri Detyra
1. Mësuesja kujdestare Kryetar
2. Kryetari i prindërve Anëtar
3. Psikologjia e shkollës Anëtar


3. Gjendja sociale e klasës


Problemi Numri i nxënësve
Nxënës me prind të divorcuar  
Nxënës pa  prind  
Nxënës me një prind  
Nxënës me vështirësi në të nxënë  
Nxënës me prapambetje mendore  
Nxënës me problem edukative  
Nxënës me të meta fizike  
Nxënës me probleme ekonomike  
Nxënës të  dalluar me gjitha 10-ta  
Nxënës të dobët në  mësime  
Nxënës që kanë tendencë duhan, alkool, drogë  
Nxënës me tendencë braktisjeje të shkollës  
Nxënës që kanë nevoja psikologjike  


2- Karakteristikat dhe gjendja sociale 


Klasa ___  ka gjithsej_____  nxënës nga këto   ____ janë vajza dhe  ___  djem duke u mbështetur në rezultatet e klasës ____në këtë klasë janë evidentuar tri nivele nxënësish:


a.         Niveli lartë           ____

b.         Nivelmesatar        ____

c.         Niveli ulët           ______


Gjendja e klasës si më poshtë:


• Nxënës të ardhur      ____________

• Nxënës me dy prindër të vdekur ___________

• Nxënës  me një prind   ___________

• Nxënës me prind të divorcuar      _________

• Nxënës  me prindër të papunë  ___________

• Nxënës  të mbetur në klasë në disa vite  ___________

• Nxënës  me aftësi të kufizuara ________________

• Nxënës  me sjellje problematike ________________

• Nxënës   që kanë tendencë që të braktisin shkollën   ______________

• Nxënës  që kanë tendencë që të përdorin duhan, droge, alkool   _____________

• Nxënës  që sipas jush kanë nevojë për ndhmën e psikologes    ______________

              

  Baza materiale e klasës


Lloji i bazës materiale Në copë Çmimi / copë
Tavolinë nxënësish    
Stola nxënësish    
Tavolinë mësuesi    
Stol i tavolinës së mësuesit    
Kënd  klase dhe kënd të MSH    
Tabela të zeza    
Grila dritaresh    
Ndriçues    
Çelësa drite dhe priza    

                        

Plani i takimeve mujore me prindër

Nr. Tema e takimit Ku Kur Kush Në bashkëpunim
1. Zgjedhjet dhe njohja me prindërit, rregulloret për nxënësit dhe prindërit, transparenca për kontributet. Klasa, në shkollë Tetor ________ Mësuesi kujdestar Këshilli i prindërve klasës
2. Njohja me rezultatet e fëmijëve. Frekuentimi i nxënësve në shkollë Klasa, në shkollë Nëntor _____ Mësuesi kujdestar Këshilli i prindërve klasës
3. Respekti ndaj të tjerëve tek adoleshentët. Prindi, partner i shkollës Klasa, në shkollë Dhjetor _____ Mësuesi kujdestar Këshilli i prindërve klasës
4. Të analizojmë rezultatet që nxënësit kanë marrë gjatë periudhës shtator –shkurt. Klasa, në shkollë Shkurt _____ Mësuesi kujdestar Këshilli i prindërve klasës
5. Frekuentimi i nxënësve në shkollë. Klasa, në shkollë Mars ______ Mësuesi kujdestar Këshilli i prindërve klasës
6. Puna përgatitore për MSH Klasa, në shkollë Prill _______ Mësuesi kujdestar Këshilli i prindërve klasës
7. Këshillim karriere. Klasa, në shkollë Maj ______ Mësuesi kujdestar Këshilli i prindërve klasës


Puna me pushtetin lokal (zyra sociale)


1. Të bëjmë të mundur që të parandalojmë tendencat për braktisjet e hapura të shkollës.

2. Të parandalojmë braktisjet e fshehta, duke asistuar me sociolog dhe psikolog të zyrës sociale në bashki (mimibashki)

3. Të nxisim talente duke përdorur fondet e veçanta të bashkisë

4. Të tregojmë kujdesin maksimal për të ndihmuar nxënësit me vështirësi ekonomike

5. Të bashkërendojmë forcat me bashkinë në sigurimin e qetësisë dhe kushteve normale në shkollë

6. Probleme të tjera që dalin gjatë punës sonë.


Lidhjet me OJQ:  sipas adresarit të OJQ


Të ndryshme


Datat Tema e festës Aktiviteti
8  Janar Dita Botërore e Shkrimit dhe e Leximit Edukim për të gjithë
21 Shkurt Dita ndërkombëtare e nenës UNESKO Respekti dhe dashuria
8  Mars Dita ndërkombëtare gruas Heroina në kohë
21 Mars Dita botërore e poezisë UNESKO  
7  Prill Dita botërore e shëndetit OBSH Vetëm një çast
8 Prill Dita botërore e romëve Bëj një hap përpara
23 Prill Dita botërore e librit dhe e drejta e autorit UNESKO  
3 Maj Dita botërore e lirisë së shtypit UNESKO Faqja e parë
8 Maj Dita botërore e kryqit kuq  
15 Maj Dita botërore e familjes Puna dhe fëmijët
17 Maj Dita botërore e telekomunikacionit Impakti i komunikimit me internet
31 Maj Dita botërore kundër duhanit OBSH  
4 Qershor Dita ndërkombëtare e fëmijëve Viktima të agresionit A kemi alternativa të tjera
5 Qershor Dita botërore e mjedisit  
20 Qershor Dita botërore e refugjatëve  
21 Qershor Dita botërore e paqes dhe e lutjes Të gjithë të ndryshëm por  të barabartë
26 Qershor Dita ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut  
11 Korrik Dita botërore e popullsisë  
12 Gusht Dita botërore e të rinjve E ardhmja jonë
E martë e dytë e shtatorit Dita për paqen  
8 Shtator Dita ndërkombëtare e shkrimit dhe leximit UNESKO  
1 Tetor Dita ndërkombëtare e të moshuarve  
1 Tetor Dita ndërkombëtare e muzikës  
5 Tetor Dita botërore e mësuesve Çdo zë duhet të dëgjohet
10 Tetor Dita botërore e shëndetit mendor Sporti për të gjithë

 

Gjendja sociale e klasës


Emër Mbiemër Datëlindja Vendlindja Puna e babait Puna e nënës Arsimi i prindërve Adresa Numri i telefonit
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 
                 

 

Detyrat e nxënësve

• Të mbajë qëndrim të drejtë e të kulturuar në shkollë e jashtë saj.

• Të njohë dhe të respektojë detyrimet e përcaktuara në PM të shkollës (lëndë, ngarkesën mësimore për çdo lëndë dhe atë javore).

• Të zbatojë me përpikmëri orarin e mësimeve.

• Të mësojë dhe të përgatitet sistematikisht në çdo lëndë; të kryejë me korrektësi e në përputhje me aftësitë e veta detyrat që i ngarkohen nga mësuesit dhe drejtoria e shkollës.

• Të respektojë rregulloren dhe disiplinën në shkolle, të mos pengojë mbarëvajtjen e PEM në klasë, shkollë, studimin si dhe punën e nxënësve të tjerë.

• Të respektojë e të mbajë qëndrim korrekt ndaj mësuesve, instruktorëve, drejtorisë, personelit administrativ, teknik e ndihmës të shkollës, në  mjediset brenda dhe jashtë saj.

• Të sigurojë pajisjen me fletore dhe bazën e nevojshme materiale, të jetë i  pajisur çdo ditë me bazën materiale mësimore sipas kërkesave të çdo lënde.

• Të mos cënojë pronën e shtetit dhe të  tjerëve, të kujdeset dhe të  kontribuuojë për mbrojtjen e saj. Prindi të zhdëmtojë dëmet që ai shkakton kundrejt vlerave sipas rregullave në fuqi.

• Të mbrojë mjedisin nga të gjitha llojet e ndotjeve të mbajë higjiene vetjake, të kujdeset dhe të kontribuojë për higjienën e klasës e të shkollës.

• Veshja dhe paraqitja e tij të jetë korrekte, pa teprime, e përshtatshme me moshën që ai ka, në përputhje me kërkesat e normat e bashkëjetesës në shoqëri dhe me rregulloren e brendshme të shkollës.

• Të mos ushtrojë asnjë lloj dhunë fizike apo psikologjike dhe të mos pajtohet me akte të pa kulturuara, fyese dhe poshtëruese në mjediset e shkollës e të mbajë qëndrim kritik ndaj tyre.

• Janë kategorikisht të ndaluara për nxënësin pirja e  duhanit, pijet alkoolike, përdorimi dhe shpërndarja e drogës, mbajtja e armeve të zjarrit dhe atyre të ftohta.


Të drejtat e nxënësit                                 

• Të shfaqë lirisht mendimin e tij në të gjitha format: me gojë, me shkrim, publikisht pa cënuar të drejtat e të tjerëve në përputhje me mundësitë që jep pika 3/g e këtij neni.

• Të njihet me të drejtat  e tij (dokumentet ndërkombëtare e  kombëtare), t`i përhapë ato dhe të kërkojë përmbushjen dhe respektimin e tyre prej të tjerëve.

• Të marrë pjesë aktive në PEM; të shfrytëzojë laboratorët, kabinetet, bibliotekën, palestrën e shkollës, kompjuterët, mjedise, pajisje të shkollës sipas rregullave përkatëse.

• Të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme edukative, argëtuese, shkencore, kulturore-artistike, sportive.

• Të bëjë zgjedhje të lirë të orientimit shkollor për lëndët me zgjedhje apo fakultative.

• Të marrë pjesë në mbledhje të ndryshme të shkollës. Të shprehë opinionin e vet për PEM, programet e tekstet dhe për punën e mësuesve. Të informohet për probleme që lidhen me personin e tij, t`u paraqesë drejtorit të shkollës dhe mësuesve problemet që kanë të bëjnë me të dhe të marrë përgjigje jo me vonë se 30 dite nga koha e paraqitjes.

• Të zgjidhet dhe të zgjedhë të tjerët në këshilla, shoqata, organizma të ndryshme, që përcaktohen me ligj apo në DN, si dhe të përfaqësojë interesat e klasës apo të një grupi nxënësish në to. Të aderojë  në organizata shoqërore në përshtatje me statusin e tyre, apo në shoqata shkencore, në klube sportive, grupe kulturore-artistike, brenda e jashtë shkolle.

• Të marrë përkujdesen shëndetësor e stomatologjik nga qendrat mjekësorë sipas organizimit përkatës, që lejon legjislacioni në fuqi.

• Të marrë në kohë (jo me vonë se 10 ditë) nga mësuesi punimet e tij me shkrim (provime, hartime) për t`i studiuar dhe për të reflektuar mbi to.

• Të ankohet për vlerësimin nga mësuesit te drejtori i shkollës i cili, kur e shikon të arsyeshme ngre një komision me tre mësues (ku merr pjesë dhe mësuesi i lëndës ) që shqyrton ankesën. Drejtori merr vendim në mbështetje të vlerësimit të komisionit. Në rast se nxënësi mbetet i pakënaqur edhe nga ky vendim ka të drejtë të ankohet edhe në DA, e cila kur e sheh të arsyeshme, ngre një komision për shqyrtimin e ankesës dhe merr vendim të formës se prerë.

• Uniforma shkollore e nxënësit, përdorimi apo mospërdorimi i saj është çështje që vendoset në RBSH, në bazë të konsensusit të këshillit të mësuesve, këshillit të prindërve dhe qeverisë së nxënësve të shkollës.

• Nxënësi gëzon të drejtën e stimulit moral dhe të stimulit material për rezultate të larta në PEM dhe sjellje shumë të mirë. 

 

Qëllimi dhe objektivat e përgjithshme të programit edukativ:


Qëllimi - Përgatitja eNxënësve për një jetë harmonike në shoqëri dhe për parandalimin edhe reduktimine sjelljeve të riskut, si dhe nxitja e sjelljeve dhe qëndrimeve pozitive që dotë garantojnë suksesin dhe sigurinë në jetën e sotme dhe të ardhme të tyre.



Nr Linjat Objektivat sipas linjave
1. Zhvillimi i konfidencës dhe përgjegjësisë -         të njohin vlerat dhe cilësitë e tyre personale, aftësitë, arritjet dhe potencialet mbi bazën e të cilave mund të vendosin një sërë qëllimesh vetjake. -         të kenë sensin e identitetit të tyre personal dhe të prezantojnë veten në rrugë konfindenciale në një sërë situatash. -         të dinë si t’i vlerësojnë të tjerët, të menaxhojnë vlerësimin dhe kriticizmin, suksesin dhe dështimin në një rrugë pozitive duke mësuar nga përvoja. -         të njohin influencat, presionet dhe burimet e ndihmës, duke u përgjigjur ndaj tyre në mënyrë të përshtatshme. -         të përdorin shërbimin e karrierës për të zgjedhur hapat e tyre të tjera, të negociojnë dhe të planifikojnë me prindërit dhe të tjerët zgjedhjet e tyre të ardhshme, të zhvillojnë aftësi të menaxhimit të karrierës dhe të venë në praktikë planet e veprimeve vetjake.
2. Zhvillimi i stileve jetësore të shëndetshme dhe të mbrojtura -         të rendisin risqet shëndetësore të alkoolit, duhanit, drogave, përdorimit të hershem, zgjedhjeve të gabuara ushqimore. Ata gjithashtu duhet të dinë të bëjnë zgjedhje të mbrojtura për të evituar këto risqe. -         të përdorin aftësitë e kundërshtimit, të rezistojnë ndaj personave negative. -         të njohin mënyra të ndryshme të të ushqyerit. -         të kenë aftësi të marrjes së informacionit të nevojshëm dhe sigurimit të këshillave në mënyrë konfindenciale.
3. Atdhetarizmi -         të zhvillojë ndjenjën e atdhedashurisë. -         të njohë, ruajë dhe zhvillojë trashëgiminë kulturore.
4. Zhvillimi i marrëdhënieve të mira, respektimi i diferencave mes njerëzve -         të mendojnë, të marrin iniciativa mbështetëse, dhe të luftojnë për ndryshimin e sjelljeve ofenduese, paragjykimeve, shantazheve, racizmit dhe diskriminimeve të shpallura. -         të jenë të aftë të bisedojnë rreth marrëdhënieve dhe ndjenjave. -         të luftojnë për ndryshimin e marrëdhënieve në një rrugë pozitive, duke qenë mirëdashës me të tjerët dhe duke përdorur strategji të zgjidhjes paqësore të konflikteve. -         të vlerësojnë pasojat e ndarjes, divorcit, si dhe të dinë të përshtaten me ndryshimet e rrethanave.                                                           -         të zhvillojnë marrëdhëniet e punës së bashku me të rriturit, gjatë përgatitjes profesional edhe veprimtarive komunitare.
5. Sigurimi i shanseve të shumta -         të marrë përgjegjësi -         të ndjejë pozitivizëm për vete -         të jetë pjesëmarrës. -         të bëjë zgjedhje dhe të marrë vendime. -         të organizojë takime dhe punë me njerëzit. -         të përgatitet për ndryshim.
6. Mbrojtja e mjedisit -         të mbrojë mjedisin si çdo qytetar. -         të mirëmbajë dhe kontribuojë në zhvillimin e mjedisit.
7. Sporti -         të zhvillojë dhe ruaj një nivel individual të cilësive fizike. -         të pasurojë vazhdimisht aftësitë lëvizore dhe t’i rrisë ato në mënyrë cilësore.

 

Gjendja social ekonomike e klasës

Numri i nxënësve Numri i femrave Numri i meshkujve
     

 

Arsimi i prindërve Emër mbiemër
I mesëm  
I lartë  
9-vjecar  

 

PROBLEMATIKA  Nr Emrat  
Me prindër të divorcuar  
Jetim me status  
Me një prind të vdekur
Qe janë përsëritës
Me sjellje agresive
Me tendencë përdorimi të duhanit
Të komunitetit rom
Nga familje me nivel të ulët ekonomik
Të rinj të ardhur nga shkolla të tjera
Me tendencë për braktisjen
Të talentuar/ të shkëlqyer në mësime
Të dobët në mësime
Që kanë nevojë për ndihme psiko-sociale

 

 Aftësi e kufizuar   Nr  Emrat
mendore    
fizike (lëvizore)    
mendore + fizike    
pamore    
dëgjimore    
të folur    
autik    

 



Dispozitat Normative për nxënësit. 

NENI 85 


Të drejta dhe detyra të nxënësve 

1. Nxënësi ka të drejtë: a) të kryejë veprimtaritë e tij në institucionin arsimor në kushte të qeta dhe të sigurta për jetën dhe shëndetin; b) të trajtohet me respekt, me dinjitet, në mënyrë të kulturuar dhe të moralshme në institucionin arsimor, pa presione, pa padrejtësi, pa fyerje, pa diskriminime, pa dhunë; c) të njihet me të drejtat dhe detyrat e tij në institucionin arsimor; ç) t’i sigurohet nga institucioni shërbim arsimor cilësor, sipas interesave, nevojave dhe mundësive të tij, si dhe ndihmë e posaçme për të përballuar vështirësitë e tij të veçanta të të nxënit; d) t’i merren parasysh kërkesat e tij për kurrikulën me zgjedhje. 

2. Nxënësi ka për detyrë: a) të respektojë të drejtat e nxënësve të tjerë dhe të punonjësve të institucionit arsimor; b) të respektojë rregullat e institucionit për mbrojtjen e shëndetit, të sigurisë e të mjedisit dhe të kërkojë respektimin e tyre nga nxënësit e tjerë dhe punonjësit arsimorë; c) të mësojë e vijojë rregullisht; ç) të japë ndihmesë në suksesin shkollor të bashkënxënësve dhe mbarëvajtjen e institucionit arsimor; d) të respektojë rregulloren e institucionit. 


NENI 86 

Nxënësit me merita të veçanta 

1. Në fund të vitit shkollor: a) mësuesi kujdestar shpall tre nxënësit e klasës me mesatare më të lartë vjetore; b) drejtori i shkollës shpall pesë nxënësit me rezultate më të larta vjetore. 

2. Mësuesi kujdestar dhe drejtori i shkollës u japin këtyre nxënësve certifikatën “Më të mirët e vitit në mësime” (në klasën …në shkollë). Ky vlerësim shënohet në dëftesën e klasës. 

3. Drejtori i shkollës, pas konsultimit me këshillin e mësuesve, shpall në fillim të vitit shkollor, nxënësit që në vitin paraardhës shkollor janë shquar në mënyrë të veçantë për kontribute në mbarëvajtjen e shkollës ose për ngjarje të spikatura në të cilat nxënësi është dalluar. 

4. Në rregulloren e brendshme të institucionit arsimor parashikohen nderime të tjera dhe shpërblime për nxënësit. 


NENI 88 

Mungesat e nxënësve 

Nxënësi i shkollës së mesme të lartë që: a) mungon pa arsye 30 orë mësimore, paralajmërohet me shkrim nga drejtori i shkollës për përjashtim nga shkolla dhe njoftohen prindërit e tij; b) mungon pa arsye 15 orë të tjera mësimore, përjashtohet nga shkolla për atë vit shkollor dhe njoftohen prindërit e tij. 

Masa ndaj nxënësit ruhet në arkivin e shkollës për 2 vjet. 

8. Drejtori i shkollës së arsimit bazë njofton me shkresë titullarin e DAR/ZA-së për nxënësin, që i përket shkollës së tij dhe nuk është regjistruar në shkollë, ose për nxënësin që mungon pa arsye më shumë se 25% të orëve mësimore gjatë një viti shkollor.                                                 Titullari i DAR/ZA-s njofton me shkresë bashkinë/komunën, ku nxënësi banon, me të dhënat e paraqitura nga drejtori i shkollës.   Bashkia/komuna përkatëse përcakton dënimin me gjobë të prindërve, në përputhje me ligjin nr. 10279, datë 20.5.2010 “Për kundërvajtjet administrative” dhe procedon më tej sipas legjislacionit në fuqi.  9. Nxënësi, që ndërpret vazhdimin e një klase pasuese, ka të drejtë të regjistrohet në klasën pasuese, me dokumentacionin që parashikohet në DN, në qoftë se plotëson kriterin e moshës së përcaktuar te LAPU. 


NENI 89 

Mungesat e arsyeshme të nxënësit. Përpunimi i të dhënave për mungesat e nxënësve. 

1. Mungesat e nxënësit janë të arsyeshme kur justifikohen me raport mjekësor ose prindi ka kërkuar leje paraprakisht dhe më pas ka paraqitur një shënim sqarues. 

2. Prindi e paraqet arsyetimin për mungesat e fëmijë së tij te mësuesi përkatës kujdestar. Arsyetimet me shkrim të prindit ruhen nga mësuesi kujdestar për 1 (një) vit shkollor. 

3. Mësuesi kujdestar ka të drejtë të vlerësojë si të arsyeshme/të paarsyeshme mungesa deri në dy ditë gjatë një muaji. 

Për mungesa më të gjata se dy ditë, vlerësimi bëhet me shkrim nga drejtori/nëndrejtori i shkollës dhe i dorëzohet mësuesit kujdestar. 

4. Brenda javës së parë të çdo muaji, mësuesi kujdestar i dorëzon drejtorit/nëndrejtorit të shkollës tabelën e mungesave mujore të klasës, të ndara në: gjithsej, të arsyeshme, të paarsyeshme, mungesa 1-3 orëshe. 

5. Drejtori/nëndrejtori përpilon tabelën e të dhënave mujore të shkollës dhe rendit klasat sipas dy treguesve: a) “Numri i mungesave për nxënës” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes; b) “Përqindja e mungesave 1-3 orëshe kundrejt të gjitha orëve” e rrumbullakosur me një shifër pas presjes”. 

6. Renditjet e klasave afishohen në një vend të dukshëm për nxënësit e shkollës. 

7. Drejtoria e shkollës zhvillon mbledhje të posaçme për mungesat e nxënësve në tërësi ose për klasa të veçanta, sipas gjendjes së mungesave. 


NENI 106 


Shkelje të disiplinës nga nxënësit 


I. SHKELJE TË PËRGJITHSHME TË DISIPLINËS NGA NXËNËSIT 


1.Pengon një nxënës tjetër të ushtrojë të drejtën e tij për t’u arsimuar. 

2. Pengon një punonjës të shkollës për të kryer detyrën e tij. 

3. Rrezikon shëndetin e të tjerëve. 

4. Rrezikon sigurinë e të tjerëve.

5. Shfaq qëndrime diskriminuese ndaj të tjerëve. 


II. SHKELJE TË VEÇANTA TË DISIPLINËS NGA NXËNËSIT 

1.Nuk i bindet kërkesës së punonjësit të shkollës, kur ajo është në përputhje me legjislacionin në fuqi ose rregulloren e brendshme. 

2. Vjen me vonesë në mësim.

3. Prish qetësinë në mjediset e shkollës. 

4. Mungon pa arsye. 

5. Largohet nga orë mësimore. 

6. Përdor celular gjatë mësimit. 

7. Nuk vishet sipas normave të përshkruara në rregulloren e shkollës. 

8. Përdor fjalë joetike në prani të të tjerëve. 

9. Ushtron dhunë psikologjike ndaj dikujt. 

10. Përhap informacione konfidenciale të një tjetri pa pëlqimin e tij. 

11. Shkruan vizatime të palejuara në mjediset e shkollës. 

12. Kopjon ose jep kopje. 

13. Krijon panik në institucion me informacione ose veprime të rreme. 

14. Te kompjuteri i shkollës: a) dëmton materiale të një nxënësi tjetër; b) viziton faqe interneti që përmbajnë material seksual; c) krijon, shkarkon ose transmeton viruse. 

15. Kërcënon. 

16. Falsifikon. 17. Tërheq në mjediset e shkollës persona që nuk kanë leje të qëndrojnë aty. 

17. Ushtron dhunë fizike ndaj dikujt. 

18. I shkakton dikujt dëmtim fizik. 

19. Ngacmon seksualisht. 

20. Shpërndan materiale pornografike. 

21. Nxit grindjet ose dhunën fizike në mes nxënësve. 

22. Mban mjete për pirjen e duhanit ose pi duhan. 

23. Përdor pije alkoolike. 

24. Përdor drogë. 

25. Tenton të dëmtojë, ose dëmton pronën në institucion, ose sende personale të të tjerëve. 

26. Tenton të vjedhë, ose vjedh pronën në institucion, ose sende personale të tjerëve. 

27. Shpërndan drogë ose e mban drogën në rrethana, që kanë për qëllim ta shpërndajë. 29. Mban mjete që rrezikojnë jetën e të tjerëve ose i përdor ato. 

Pika të mësipërme për shkelje të nxënësit mund të ndryshohen ose shtohen me kërkesën e drejtorit, të këshillit të mësuesve, bordit të shkollës, këshillit të prindërve, qeverisë së nxënësve dhe miratohen sipas procedurave të rregullores së brendshme. 


NENI 107 

Masat disiplinore për nxënësit 

1. Komisioni i disiplinës merr për nxënësin këto vendime të tjera të përshkallëzuara: a) Qortim; b) Vërejtje; c) Paralajmërim për ulje të notës së sjelljes; ç) Ulje e një shkalle të vlerësimit të sjelljes; d) Vlerësim “Dobët” i sjelljes. 

2. Nota e sjelljes i ulet vetëm nxënësve të shkollës së mesme. 

3. Masa administrative është e shlyer kur për një periudhë katërmujore, komisioni i disiplinës nuk ka shqyrtuar ndonjë shkelje tjetër të nxënësit.


(A. Hoxhaj, Portali Shkollor)

50,403 Lexime
6 vjet më parë