IRIS GRACE

Talenti i vajzës 5 vjeçare me autizëm

Iris Grace, një vajzë e diagnostifikuar me autizëm, vetëm 5 vjeç, është një artiste e madhe. Grace u bë e framshme, kur koleksionistët më të mëdhenj të pikturave filluan të kërkonin pikturat e saj...

Ndonjëherë hapim sytë dhe gjendemi përpara historive që na lenë pa frymë dhe na motivojnë, për t’i përballuar sfidat e jetës me më shumë kurajo dhe entuziazëm. Ndodh që protagonistët e këtyre historive të jenë njerëz me aftësi ndryshe, mbase ndonjëherë të përjashuar nga shoqëria. Pikërisht ky përcaktori “ndryshe”, i përndjek gjatë gtjithë jetës së tyer, vetëm sepse ata nuk janë të ngjashëm me ne, dalin jashtë kornizave që i kemi përcaktuar ne “normalët”.

Por, janë pikërisht këto njerëz, të cilët me përsosmërinë e tyre na magjepsin. Pikërisht veçoritë e tyre na bëjnë të hapim sytë dhe t’i shohim gjërat në një tjetër dimension. Kështu vetvetiu ne e ndryshojmë mënyrën tonë të të parit të gjërave. Ajo që për ne ka qenë e drejtë, nuk është më, ajo që për ne ka qenë e gabuar, nuk është më e tillë. Vlerësimi për “tjetrin”, për të ndryshmen fillon dhe zë vend në perceptimet tona.

Iris Grace, është një vajzë, e diagnostifikuar me autizëm, vetëm 5 vjeç, por me aftësinë për të shpalosur botën e saj artistike. Tashmë ajo, megjithëse në një moshë të vogël, është një artiste e madhe. Talenti i saj ka kapërcyer çdo konvencion që lanë vendosur normalët. Grace u bë e framshme, kur koleksionistët më të mëdhenj të pikturave filluan të kërkonin pikturat e saj. Fillimisht kërkesat vinin nga Anglia, më tej nga e gjithë bota. Mënyra e saj e kontaktit dhe e komunikimit me botën u bë piktura. Të gjithë e dinë vështirësinë që ka një fëmijë autik në lidhje me kominikimin  dhe vendosjen e një raporti të afërt me fëmijët dhe me njerëzit e tjerë të panjohur. Piktura u bë shpëtim për 5 vjeçaren Grace.

Nuk janë të pakta rastet kur fëmijë të spektrit autik shpalosen talente të mëdha. Kjo tregon që qenies njerëzore nuk mund t’i vendosësh kufij. Iris, përmes këtyre pikturave, arriti të mbulonte shpenzime të terapive dhe të mësimeve të saj speciale. Raste të tilla na mbushin me frymëzim dhe dashuri ndaj këtyre fëmijëve.



(P. Shtini; Portali Shkollor)

5,862 Lexime
5 vjet më parë