MBROJTJA

Të gjitha të vërtetat që duhet të dini mbi tërmetet

Fatkeqësitë natyrore si tërmetet nuk pyesin askënd, dhe prandaj është e rëndësishme ta kuptoni pse ndodhin ato, çfarë mund të bëhet për të parandaluar dëmet, dhe si të ndihmoni ata që janë prekur nga tërmeti.

Në një vit të zakonshëm, ndodhin qindra tërmete të vegjël çdo ditë. Këto tërmete, arrijnë zakonisht një magnitudë 2 shkallë, dhe madje as që nuk mund të ndjehen zakonisht nga njerëzit. Ndërkohë, tërmetet e mëdha, që kanë një madhësi 7 ballë ose më të mëdha, ndodhin mesatarisht më shumë se 1 herë në muaj. Një herë në muaj, mund të mos duket dhe aq e shpeshtë, por me efektet shkatërruese që mund të sjellin ato, edhe ky periodicitet është i konsiderueshëm. Tërmetet mund të ndodhin kudo në botë, dhe ato mund të prekin të gjithë llojet e njerëzve. Fatkeqësitë natyrore si tërmetet nuk pyesin askënd, dhe prandaj është e rëndësishme ta kuptoni pse ndodhin ato, çfarë mund të bëhet për të parandaluar dëmet, dhe si të ndihmoni ata që janë prekur nga tërmeti.



Si ndodhin tërmetet?

Tërmetet shkaktohen nga pllakat nën sipërfaqen e Tokës, që thyhen ose përplasen me njëra-tjetrën. Pllakat tektonike nën sipërfaqen e Tokës, besohet se janë në lëvizje të vazhdueshme në majë të mantelit të Tokës. Pllakat përplasen në një vend të quajtur “vija ndarëse”, dhe kur ato kryqëzohen nuk ndahen nga njëra-tjetra pa probleme. Ato përplasen shpesh kundër njëra-tjetrës, duke shkaktuar fërkime dhe çliruar energji. Kur pllakat e çlirojnë këtë energji dhe lëvizin larg njëri-tjetrit, energjia që çlirohet shkakton një valë të madhe energjie, dhe kjo shkakton tërmet në sipërfaqe.



A mund të parashikohet një tërmet?

Sizmografët na tregojnë zakonisht se sa i madh ishte një tërmet, dhe ku e kishte ai epiqendrën. Por ata nuk mund të parashikojnë dot se kur do të ndodhë tërmeti i ardhshëm. Shkencëtarët janë përpjekur prej kohësh të përcaktojnë metodat për ta kuptuar këtë gjë, por pa sukses. Ata mund të jenë në gjendje të tregojnë vijat e veçanta ndarëse, që mund të shkaktojnë më gjasë një tërmet, por nuk kanë asnjë mënyrë që ta dinë me saktësi se kur do të ndodhë më saktësi ai.


Çfarë e bën tërmetin të rrezikshëm?


Tërmetet janë të rrezikshëm për një numër arsyesh. Sigurisht, dridhja e fortë e tokës mund të shkaktojë një sërë problemesh, si mobiliet kryesore të shtëpisë që bien përmbys, ndërtesat që plasariten ose shemben, dhe xhamat e dritareve që thyhen. Ndërkohë tërmeti, shkakton edhe probleme dytësore si rrëshqitjet e tokës.



Si të jesh i sigurtë kur ndodh një tërmet:


Meqë është e vështirë të parashikohet ndodhja e një tërmeti, kjo do të thotë që shpesh njerëzit nuk kanë asnjë shans të evakuohen, përpara se të ndodhë një tërmet. Ndaj nëse e gjeni veten në mesin e lëkundjeve të tokës, ja çfarë duhe të bëni për të qenë të sigurtë:


  • Uluni përtokë, nën një vend të sigurtë. Sa herë që ndodh një tërmet, rekomandohet të uleni përtokë, dhe të zvarriteni drejt një vendi më të sigurtë, si për shembull nën një tryezë të fortë. Mbulojeni kokën dhe qafën me njërën nga duar, dhe me tjetrën mbajeni tryezën që të mos lëvizë.
  • Mos dilni me vrap jashtë. Edhe pse mund t’ju duket një ide e mirë të largoheni me vrap nga shtëpia, në rast se struktura e godinës nis të prishet, nuk është një ide e mirë. Muret e jashtme, janë vendi më i rrezikshëm, pasi dritaret, fasadat dhe detajet arkitektonike, janë zakonisht të parat që shemben, duke krijuar një rrezik të madh për njerëzit që shpëtojnë nga ndërtesat.
  • Mos qëndroni nën dyer. Kjo gjë mund të praktikohet për shtëpitë më të vjetra, që kanë dyer të përforcuara. Ndërkohë standartet aktuale të ndërtimit, janë të ndryshme. Sot pjesa nën dyer, nuk është më e fortë se sa pjesët e tjera të shtëpisë, dhe për pasojë nuk të garanton një mbrojtje më të mirë. Për këtë arsye, është më e sigurtë të qëndroni nën një tryezë të fortë.
  • Jini parandalues. Nëse jetoni në një vend që është i prirur ndaj tërmeteve, është më mirë të merrni masa parandaluese në shtëpinë tuaj, për të zvogëluar rrezikun e lëndimeve. Kjo përfshin garancinë se shtëpia juaj është ndërtuar në atë mënyrë që të jetë më rezistente ndaj tërmetit.




(Businessconnectworld.com, Portali Shkollor) 

2,317 Lexime
1 javë më parë