TEKNIKA

Teknika për rritjen e kujdesit ndaj nxënësve

Është mjaft e vështirë të mbash vëmendjen e nxënësve kur ata nuk dëshirojnë që ju t'i kushtoni vëmendje. Ndihmoni nxënësit tuaj të kenë ritme të ngjashme me shokët apo shoqet e klasës. Këshillat që sugjeron psikologia Anida Zebi...

Është mjaft e vështirë të mbash vëmendjen e nxënësve kur ata nuk dëshirojnë që ju t'i kushtoni vëmendje. Mund të jetë pothuajse e pamundur të mbash vëmendjen e nxënësve kur ata janë krejtësisht të pakënaqur me atë që ju doni që ata të përqëndrohen, ose në rastin kur ata e mendojnë këtë detyrë shumë sfiduese. 


Disa ekspertë të zhvillimit të fëmijëve sugjerojnë që fëmija mesatar duhet të jetë në gjendje të përqendrohet në një detyrë për 2-5 minuta, shumëzuar me moshën e tyre. Pra, një 6-vjeçar duhet të jetë në gjendje të përqëndrohet në një detyrë të caktuar deri në 30 minuta. Sigurisht, nëse një 6-vjeçar mund të përqëndrohet 30 minuta ose 12 minuta do të ndryshojë nga fëmija - dhe natyrisht nga detyra. Vëllimi i vëmendjes është gjithashtu elastik dhe do të priret të reduktohet apo rritet në varësi të zhvillimit konjiktiv të nxënësit.

Nëse jeni mësuesi i një fëmije, i cili rregullisht humbet fokusin gjatë orës, ose kur përballet me një detyrë sfiduese, në vijim janë disa këshilla dhe strategji që mund të ndihmojnë në ngritjen e vëmendjes dhe përmirësimin e performancës së përgjithshme të detyrës. 

1. Jepini  nxënësit  një arsye për t'u kushtuar vëmendje, të jeni krijues në dhënien e informacionit si dhë në sigurinë se ai e ka përthithur atë që ju keni dashur të transmetoni.

2. Të mbani një fëmijë të mbërthyer në një vend për më shumë se një orë ka gjasa që ata të humbasin aftësinë e tyre për t'ju kushtuar vëmendje. 

3. Nxënësit, veçanërisht ata që luftojnë me vëmendjen duhet të kenë pushime të rregullta për lojë aktive.

4. Përfshirja e kohës së lojërave të brendshme ose të jashtme, ngritja e xhupave ose dhënia e një sesioni të shpejtë të shtrirjes do të bëjë mrekulli për aftësinë e një nxënës për tu përqendruar në një detyrë dhe t'i kushtojë vëmendje asaj që mësohet.

5. Sesione 10-15 minuta "aktive" para një detyre sfiduese ose sesioni të të nxënit do të ndihmojnë çdo nxënës të qëndrojë i angazhuar dhe t'i kushtojë vëmendje.

Praktikoni sjellje të vëmendshme 

Mësuesit duhet të marrin kohë për t'u mësuar nxënësve se çfarë do të thotë t'i kushtosh vëmendje dhe ku duhet të përqëndrohen ata.  Përdorni një kohëmatës elektronik, ndaloni orën dhe bëni nxënësit tuaj të praktikojnë  veten duke u fokusuar në një objekt, diskutim ose veprimtari tjetër ekskluzivisht vetëm për disa minuta. Pastaj, bëni që nxënësit të pyesin veten nëse janë në gjendje t'i kushtojnë vëmendje detyrës së dhënë. 


Është gjithashtu e rëndësishme të kuptohet se niveli i vëmendjes për nxënësit zhvillohet me ritme të ndryshme për nxënës të ndryshëm. Një nxënësi me një hapësirë të shkurtër të vëmendjes mund t'i jepet pesë minuta më tepër për të përfunduar detyrën e dhënë nga mësuesi. Ndërperja e një detyre u siguron nxënësve mundësinë e shpërblimit nëpërmjet përforcuesve që ata dëshirojnë në mënyrë  që të angazhohen në kryerjen detyrës së dhënë. E rëndësishme është që mësuesit t’i kushtojnë vëmendje shmangies së përqëndrimit.


Krijimi i  mjedisit të duhur nxit të mësuarit 

Megjithatë, është e rëndësishme që të vendosni një ekuilibër ndërmjet asaj që kontribuon në përvojën e të nxënit kundrejt asaj që arsyes që një nxënës mund të shpërqendrohet. 

Fëmijët janë shumë të aftë për të gjetur kënaqësi dhe argëtim me objektet më të lehta, më të pakuptueshme. Një kapëse letre shpejt mund të shndërrohet në një objekt tërheqës. Një copë letër gjithashtu.Në klasë sugjerohet që të ketë sa më pak objekte që nxisin shpërqëndrimin e nxënësve. 


Nxënësit që mund të fokusohen vetëm për një minutë ose dy në matematikë ndërsa mund të qëndrojnë plotësisht të angazhuar për 15 minuta në një lojë është ë domosdoshme ta ktheni detyrën në një lojë. Lojërat janë më efektive kur zhvillohen me nxënësit e tjerë. Në një mjedis në klasë, ndonjëherë është më efektive të krijosh  grupe të vogla nxënësish që luajnë një lojë së bashku, sesa me tërë klasën. Për shembull, nxënësit mund të punojnë në grupe të vogla për të përfunduar detyrat e matematikës. Secili grup konkuron kundër grupeve të tjera në klasë. Çdo nxënës në grup i është caktuar një problem matematike. Derisa secili nxënës  është përgjegjës kryesor për përfundimin e problemit të caktuar.Në fund shpërblejmë grupin më rezultatin më të saktë duke përshirë këtu faktorin kohë.


Detyrat komplekse mund të bëhen shumë shpejt për fëmijët, veçanërisht për ata që luftojnë me hapësirën e vëmendjes. Ndarja e një detyre në grupe të vogla mund të jetë një metodë efektive për të ndihmuar nxënësit tuaj për të mësuar. Nxënësit që luftojnë me vëmendjen shpesh kryejnë detyra më të shpejta kur këto të fundit janë ndarë në shumë pjesë sesa kur  ata përpiqen  të përfundonjnë të gjithë detyrën menjëherë.


Ndihmoni nxënësit tuaj të kenë ritme të ngjashme me shokët apo shoqet e klasës

Përcaktoni për secilin nga nxënësit një kohë të pershtatshme për realizimin e detyrave në klasë. Integrojini ata në çdo aktivitet social që zhvillohet në mjedisin shkollor.


(Nga Anida Zebi, psikologe shkollore)

3,780 Lexime
5 vjet më parë