Teknologjia dhe fëmija, udhërrëfyes për prindërit në epokën digjitale nga mësuesja Migena Thaka

Trajnim për prindërit në shkollën “Pandeli Cale”, klasa II-A, nga mësuesja Migena Thaka, mbi përdorimin e teknologjisë nga fëmijët. Materiali sjell këshilla praktike për kufijtë, përmbajtjen dhe sigurinë, duke ndihmuar prindërit të ndërtojnë një raport të shëndetshëm me botën digjitale.

Në një kohë kur teknologjia po bëhet gjithnjë e më e pranishme në jetën e përditshme të fëmijëve tanë, bashkëpunimi mes shkollës dhe familjes merr një rol thelbësor në edukimin dhe orientimin e tyre. Me këtë qëllim, në kuadër të punës edukative me prindërit, në shkollën “Pandeli Cale”, klasa II-A, nën drejtimin e mësueses Migena Thaka, është përgatitur materiali trajnues me temë:


“Teknologjia dhe fëmija: Mësim apo sfidë?”


Ky material synon të nxisë reflektim dhe diskutim mbi mënyrën se si fëmijët përdorin teknologjinë, duke vënë në pah si përfitimet ashtu edhe rreziqet që ajo sjell. Nëpërmjet këshillave praktike dhe shembujve konkretë, prindërit orientohen drejt krijimit të një raporti të shëndetshëm të fëmijëve me pajisjet digjitale, duke vendosur kufij të qartë, duke përzgjedhur përmbajtje cilësore dhe duke qenë vetë model pozitiv.




Materialin e plotë të këtij trajnimi e gjeni më poshtë, si një model konkret për ta trajtuar edhe ju si mësues/mësuese në shkollën tuaj, në funksion të forcimit të bashkëpunimit me prindërit dhe mbështetjes së zhvillimit të shëndetshëm të fëmijëve në epokën digjitale.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

344 Lexime
22 orë më parë