Material shpjegues

Temat mësimore të lëndës Gjuhë shqipe II-V për vitin shkollor 2020-2021

Materiali i mëposhtëm prezanton udhëzime konkrete për secilën nga kompetencat e gjuhës shqipe për klasat II-V për vitin shkollor 2020-2021.

ASCAP organizoi trajnimin e drejtuesve të rrjeteve të arsimit fillor në lidhje me dy dokumente: "Udhëzuesi për fillimin e vitit shkollor 2020 - 2021" dhe "Temat mësimore për arsimin fillor për  vitin shkollor 2020-2021".

Gjatë prezantimit të dokumenteve, drejtuesit e rrjeteve kërkuan një material shpjegues për temat  mësimore të lëndës "Gjuhë shqipe" për klasat 2-5, me qëllim përshtatjen e këtyre temave me  tekstet alternative që zbatohen në klasat e arsimit fillor.

Materiali i mëposhtëm prezanton udhëzime konkrete për secilën nga kompetencat e gjuhës  shqipe: 

  • Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme; 
  • Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar; 
  • Të lexuarit e teksteve letrare dhe joletrare; 
  • Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale;
  • Përdorimi i drejtë i gjuhës.

Udhëzimet e dhëna e përqendrojnë vëmendjen e mësuesit në njohuritë, kërkesat dhe konceptet  kryesore të programit. Duke lexuar udhëzimet dhe duke parë renditjen e temave, mësuesit do ta  kenë më të lehtë për të kuptuar dokumentin "Temat mësimore për arsimin fillor për vitin shkollor  2020-2021" për lëndën e gjuhës shqipe, për të hartuar planin vjetor dhe planin e tri periudhave në përshtatje me tekstet që punojnë.


Temat mësimore të lëndës Gjuhë shqipe II-V për vitin shkollor 2020-2021 (PDF)


Material ASCAP

Përgatiti për publikim Nanila Allkja Biçaku

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

8,055 Lexime
3 vjet më parë