Talente

Tre të rinjtë nga Shkodra shkëlqejnë në festivalin INTEL AI, krijojnë projektin me inteligjencën artificiale për lehtësimin e trafikut

Tre të rinj shumë të talentuar në Shkodër të gjimnazit ’28 Nëntori’ kanë fituar vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI me një projekt inovator përmes inteligjencës artificiale.

Tre të rinj shumë të talentuar në Shkodër të gjimnazit ’28 Nëntori’ kanë fituar vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI me një projekt inovator përmes inteligjencës artificiale.


Fale programit të Kodimit, 3 gjimnazistët kanë sjellë një projekt inovator për lehtësimin e trafikut në qytete. Lajmin e ka shpërndarë në media edhe kryeministri Rama.


“MIRËMËNGJES

dhe me Ermin, Gertin dhe Endrin, tre të rinjtë e talentuar të Gjimnazit “28 Nëntori” të Shkodrës, të cilët fituan vendin e parë në festivalin ndërkombëtar INTEL AI, me super gjetjen e tyre për lehtësimin e trafikut në qytet, një projekt inovator, përmes inteligjencës artificiale, falë programit të Kodimit dhe punës fantastike të mësuesve të TIK, ju uroj një ditë të mbarë.”- shkruan Rama.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,160 Lexime
1 vit më parë