SFIDAT E MËSIMDHËNIES

Tri arsye përse mësuesit ndihen gjithnjë të lodhur

Kur ka qenë hera e fundit që nuk keni ndjerë lodhje pas mësimit? Shumë njerëz të profesioneve të tjera pyesin, si ka mundësi që ndiheni gjithnjë kaq të lodhur? Ekzistojnë tri arsye...

A jeni të lodhur pas mësimit?

Pyetja më e mirë: Kur ka qenë hera e fundit që nuk keni ndjerë lodhje pas mësimit?


Nëse jeni si shumica e mësuesve, të qenit i lodhur në fund të ditës është një mënyrë jetese, një rutinë e zakonshme. Miqtë tanë jo mësimdhënës e kanë shumë të vështirë të kuptojnë se si mund të jemi kaq të rraskapitur. Në fund të fundit, ne nuk po ndërtojmë shtëpi, nuk punojmë nën afate të ngushta, nuk konkurojmë me bashkëpuntorët për të shitur më shumë pajisje, ose duke punuar në një zyrë ultra-konkurruese me një shef të paarsyeshëm që na merr frymën. Ne punojmë me fëmijët! Punojmë më pak orë. Kemi pushime verore! Ndaj, shumë njerëz të profesioneve të tjera pyesin, si ka mundësi që ndiheni gjithnjë kaq të lodhur?


Ekzistojnë tri arsye.


Lodhja e të marrit vendime. Ndonjëherë rutina, mungesa e vullnetit

Si mësues, mendoni se sa shpesh përdorni forcën e vullnetit. Imagjinoni sa e vështirë është të merresh me një fëmijë të pavullnetshëm, me prindër të papërgjegjshëm, që nuk e kontrollojnë fare fëijën, kohën që ai/ajo kalon në facebook. 


Emocione me intensitet të lartë

Një arsye e dytë që mësuesit janë të lodhur është efekti i emocioneve me intensitet të lartë. Emocionet me intensitet të lartë si zemërimi, zhgënjimi të lodhin fizikisht. Emocionet pozitive ngjallin të njëjtën përgjigje fiziologjike si ato negative: rriten rrahjet e zemrës, gjëndrat tona të djersës aktivizohen. Shumë mësues besojnë se për të qenë të efektshëm, ata duhet të jenë energjikë. 


Mësuesit shqetësohen shumë shpesh.

Nuk është për t'u habitur, shqetësimi është i lidhur me lodhjen. Kur shqetësohemi, imagjinojmë dhe parashikojmë ngjarje negative. Zemrat rreh më shpejt, djersitemi dhe ndjejmë lodhje.

Mësuesit shqetësohen për të gjitha llojet e arsyeve:

- Nxënësit nuk po mësojnë

- Kanë probleme  me sjelljen

- Një mësim është i vështirë 

- Një prind është i zemëruar

- Drejtori po vjen për një vëzhgim....etj.

Kjo është arsyeja pse jemi të lodhur gjatë gjithë kohës: marrim një ton vendimesh dhe përjetojmë emocione me intensitet të lartë.



(P.Shtini; Portali Shkollor)

6,929 Lexime
4 vjet më parë