Udhëzues gjithëpërfshirës për Kualifikimin e Mësuesve nga Pranvera Musta
Ky udhëzues gjithëpërfshirës për kualifikimin e mësuesve, i përgatitur nga Pranvera Musta, ndihmon mësuesit të menaxhojnë emocionet, të përdorin instrumentet e vlerësimit dhe të integrojnë inteligjencën artificiale për një orë ose projekt kurrikular efektiv dhe pa stres.
Portali Shkollor sjell udhëzuesin gjithëpërfshirës nga Pranvera Musta, drejtuese e Rrjetit Profesional, që mbështet mësuesit në përgatitjen e orës së hapur dhe projekteve kurrikulare pa stres dhe me kreativitet për provimin e kualifikimit. Ky material i plotë ofron tre dimensione kryesore:
Menaxhimi i emocioneve – si të përballoni ankthin, pasigurinë dhe presionin gjatë orës së hapur apo projektit kurrikular.
Instrumentet e vlerësimit – udhëzime për përdorimin e rubrikave dhe treguesve të cilësisë sipas Udhëzimit Nr. 17/2024.
Përdorimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale – mjete praktike si ChatGPT, Canva AI, NotebookLM, Quizizz dhe Kahoot për organizim, prezantim dhe vlerësim efektiv.
Udhëzuesi përmban gjithashtu gabimet më të shpeshta që duhet shmangur, listë vetëkontrolli përpara orës/projektit dhe këshilla për të përmirësuar përvojën mësimore, duke e kthyer procesin e kualifikimit në një eksperiencë profesionale dhe kreative.
Materialin e gjeni më poshtë të plotë në PDF.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat
Modele testesh VANAF për vitin shkollor 2025-2026