KLASA I-V

Udhëzuesi i ri metodik për zhvillimin e kurrikulës në arsimin fillor

Në këtë dokument, mësuesit gjejnë sqarime për zbatimin e kurrikulës së re; modele të planifikimit vjetor, planifikimin e periudhës dhe planifikimi ditor; udhëzime për vlerësimin e nxënësve, modele për kuptimin e temave ndërkurrikulare, të projekteve dhe për plotësimin e portofolit të nxënësit.

Përse ky udhëzues?

Njohja e dijeve nuk është e mjaftueshme për të pasur sukses gjithnjë e më shumë dhe për t’u përshtatur me botën, e cila zhvillohet me shpejtësi.....


Shoqëria jonë sot ka nevojë për të rinj krijues, të cilët mund të zgjidhin probleme, të marrin vendime, të mendojnë në mënyrë kritike, të komunikojnë ide dhe të bëjnë punë efektive brenda grupeve ku përfshihen. 


QËLLIMI I UDHËZUESIT 

Udhëzuesi për zhvillimin e kurrikulës së re, synon t’u vijë në ndihmë mësuesve të arsimit fillor, që po e zbatojnë këtë kurrikul. Në këtë dokument, mësuesit gjejnë sqarime për zbatimin e  kurrikulës së re; modele të planifikimit vjetor, planifikimin e periudhës dhe planifikimi ditor; udhëzime për vlerësimin e nxënësve, modele për kuptimin e temave ndërkurrikulare, të projekteve dhe për plotësimin e portofolit të nxënësit.  Ky udhëzues u shërben specialistëve të arsimit dhe drejtuesve për të monitoruar ose për të  mbështetur mësimdhënien në këtë cikël shkollimi si edhe prindërve për qëllime informimi.


Udhëzuesi i shërben: 

• Nxënësit për zhvillimin e kompetencave kyçe të të nxënit gjatë gjithë jetës dhe të  kompetencave lëndore, në mënyrë që të përmbushin me sukses qëllimet e arsimit në këtë cikël shkollimi.

• Mësuesit për planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e veprimtarisë mësimore dhe arritjeve të nxënësve në klasë dhe jashtë saj.

• Prindërve për njohjen e rezultateve të pritshme të fëmijëve dhe të kritereve të vlerësimit në periudha të caktuara.

• Specialistëve të arsimit për të monitoruar dhe për të mbështetur shkollat.


Matrial nga ASCAP

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

4,047 Lexime
1 muaj më parë