PROJEKT KURRIKULAR

Unë dhe mjedisi përreth

Projekt i realizuar nga mësuese Enida Bashalliu, lënda gjeografi. Gjatë këtij projekti nxënësit duhet të identifikojnë problemet mjedisore që paraqiten në mjedisin tonë lokal, të analizojnë shkaqet e ndotjes mjedisore dhe të vlersojnë pasojat e tyre.

Lënda: GJEOGRAFI                                                                       

Klasa: VII -të

Tema: “UNË DHE MJEDISI PËRRETH ”

Kohëzgjatja: 3 orë

Vendndodhja: Në shkollë dhe në zona përreth mjedisit tonë lokal 

Ideoi dhe punoi mësuesja e lëndës: Enida  Bashalliu

Titulli: UNË DHE MJEDISI PËRRETH


Qëllimi:

Të aktivizohen nxënësit për të bërë një projet;

Të mësojnë të menaxhojnë një veprimtari;

Të menaxhojnë buxhetin e një veprimtarie.

Rezultatet e të nxënit: 


Në fund të projektit nxënësit duhet të:

Identifikojnë problemet mjedisore që ka në mjedisin tonë lokal;

Përshkruajnë rrugët dhe politikat që duhen ndjekur për eleminimin e problemeve të ndryshme mjedisore;

Analizojnë shkaqet e ndotjes mjedisore të lumit Gjanica;

Vlerësojnë pasojat që sjell ndotja e ajrit, tokës, ujit dhe ajo akustike në mjedisin tonë lokal;

Paraqesin album me foto  të mjediseve të pastra e të ndotura nga mjedisi ynë lokal.


Njohuritë kryesore që do të përvetësohen:

Gjatë këtij projekti nxënësit duhet të menaxhojnë mire buxhetin; të identifikojnë problemet mjedisore që paraqiten në mjedisin tonë lokal; të analizojnë shkaqet e ndotjes mjedisore dhe të vlersojnë pasojat e tyre.


Shtrirja kohore e projektit:

Ora e Parë: Dhjetor 2018  

Ora e Dytë: Mars 2019

Ora e Tretë: Maj 2019


Partnerët: Nxënësit, mësuesja dhe prindërit.


Burimet kryesore të informacionit: Interneti, teksti.


Mjetet:  Kompjuter, Cd, interneti, format A4, aparat fotografik, vinovil, fletore shënimesh, etj.


Metodologjia: Puna në grupe, praktikë e udhëhequr, praktikë e pavarur, diskutimi.


Ndarja e grupeve: Nxënësit do të ndahen në grupe, ku secili prej tyre do të zgjedhë liderin e më pas ndarjen e detyrave:

1. Grupi i gjeografëve – përcaktimi i zonës që do të studiojnë. Evidentimi i problemeve mjedisore

2. Ndotja e ajrit

3. Ndotja e ujit

4. Ndotja e tokës

5. Ndotja akustike

6. Grupi i piktorëve

7. Grupi i fotografëve


Përshkrimi i punës: Çdo grup do të jetë i përbërë nga 5 nxënës, të cilat do të kenë detyra të percaktuara edhe brenda grupit.


Buxheti: Secili grup llogarit nevojat dhe se si do të perballohen ato.


Grupi përfitues direk dhe indirekt:

Nxënësit e klasës;

Komuniteti i prindërve 


Garancia për suksesin:

Qëllimi dhe objektivat e qarta dhe puna përgatitore e bërë me nxënësit;

Ndihma e mësueses dhe prindërve;

Niveli i përgatitjes së nxënësve dhe etja e tyre për të tilla projekte.


FAZA E PARË (Dhjetor  2018)

Prezantimi përpara nxënësve me temën e projektit;

Njohja e nxënësve me qëllimin dhe objektivat e këtij projekti kurrikular, metodat, materialet burimore;

Ndarja e nxënësve në grupe dhe orientime për çdo grup për punën që do të kryejnë. Udhëzime dhe sqarimet e nevojshme për materialet që do të grumbullojnë.


FAZA E DYTË (Mars 2019)

Nga muaji tetor e deri në fazën e dytë, nxënësit do të punojnë për të mbledhur informacione në mënyrë të pavarur. 

Pasi kanë grumbulluar infomacione dhe foto të ndryshme në lidhje me temën do të bëhet në klasë edhe nën udhëheqjen e mësueses përzgjedhja e informacioneve të nevojshme e të duhura në lidhje me temën, në mënyrë që qëllimi dhe objektivat e këtij projekti kurrikular të realizohen. Materialet të cilat përgjidhen më pas do të përpunohen në mënyrë të pavarur nga vetë nxënësit. Pasi të kenë realizuar këtë proces, nxënësit do të jenë gati për fazën e tretë.


FAZA E TRETË (Maj 2019)

Në këtë fazë nxënësit paraqesin përpara klasës dhe prindërve, produktin e tyre përfundimtar në formën e një albumi, posteri (të digjitalizuar), duke diskutuar rreth problemeve mjedisore, shkaqet dhe pasojat e tyre; rrugën e zgjidhjes së këtyre problemeve.

Në këtë fazë do të bëhet edhe vleresimi për çdo nxënës, për punën e kryer.


Përcaktimi i produktit përfundimtar:

Nxënësit në fund të këtij projekti të kenë evidentuar problemet mjedisore të mjedisit të tyre lokal; të përcaktojnë shkaqet dhe pasojat e tyre; të kenë krijuar album, foto e vizatime me mjedise te ndotura dhe të pastra; të riciklojnë me mbetje të ndryshme (letër, plastikë, etj)

     


Mësuesja që punoi me këtë punë me projekt:

ENIDA  BASHALLIU

437 Lexime
4 ditë më parë