Ushqimi në plazh dhe çfarë mund të hani pas orës 20:00 ...
Si të përgatisim ushqimin në plazh dhe çfarë mund të marrim me vete? Nëse ndjeheni të uritur çfarë mund të hanë pas orës 20:00 të darkës dhe të mund të bëni një gjumë të rehatshëm...
E para, çanta e plazhit, e cila duhet të jetë e madhe mjaftueshëm, në mënyrë që t’i mbajë të gjitha sendet që të duhen me vete. Zakonisht, mund ta gjesh në dyqanet ku shiten aksesorë plazhi. Sigurohu që të ketë një material të fortë dhe rezistent.
Paketimi i ushqimit për një piknik në park është shumë i lehtë. Por kur pikniku juaj ndodh të jetë në plazh, ka disa rregulla dhe disa faktorë të tjerë që duhen marrë parasysh para se të mbushni shportën tuaj me ushqime ose pije freskuese.
Për fillestarët, kini parasysh se ka rërë. Është krejtësisht e qartë, por pa marrë parasysh se kur e planifikoni dhe sa masa paraprake merrni, ajo në mënyrë të pashmangshme përfundon kudo. Përfshirë edhe në sanduiçin tuaj. Mbajeni mend këtë herën tjetër, kur do të vendosni të shkoni në plazh dhe të mendoni se çfarë do të merrni me vete.
Nëse planifikon të rrish gjatë në plazh, duhet të furnizohesh me ushqime, të tilla si: sanduiçë të vegjël, fruta apo edhe sallata që mund t’i mbash në një ambalazh special (qese kuzhine ose letër alumini). Nëse ke me vete termosin, atëherë mund të marrësh çdo ushqim që të duhet, por edhe ujë apo pije të tjera sipas dëshirës.
Disa sugjerime për ju:
- Pulë e pjekur;
- Sa më shumë fruta të jetë e mundur;
- Makarona;
- Kus-Kus;
- Sallatë;
- Sandëich të përgatitur në shtëpi;
- Marule;
- Ëmbëlsira të vogla;
Sa herë është fjala për të paketuar sendet e plazhit, femrave u fillon dhimbja e kokës. Por, me disa truke të vogla orientuese, mund t’ia dalësh. Përveç ushqimit mos harroni edhe elemntë të tjerë të domosdoshëm për të kaluar një ditë të këndshme.
Aksesorët e plazhit
Në një seksion tjetër të dyqaneve me aksesorë plazhi mund të gjesh një peshqir të madh, që do të të duhet në çdo kohë pasi të dalësh nga uji, një çadër plazhi për periudhën kur rrezet e diellit janë shumë të forta dhe një karrige.
Syzet dhe kapelën
Mos harro të gjithë aksesorët që të ndihmojë të ndihesh e freskët në çdo orë të ditës: kremin e diellit, syzet dhe kapelën – të siguron një mbrojtje të shkëlqyer nga rrezet e forta.
Letrat
Sendet që të duhen për t’u argëtuar gjatë orëve në plazh. Letrat, dominotë, top etj. Nëse ke fëmijë me vete, duhen edhe lodrat e tyre (kovë, lopatë), libra dhe revista, iPod etj. Ah, edhe telefoni celular... ku mund të shkosh pa të?
Ndoshta në këtë listë mund të gjeni disa prej produkteve tuaja të preferuara. Bëhet fjalë për disa ushqime që mund të hani pas orës 8 të darkës.
Kokoshkat
Mund të vazhdoni të hani kokoshkat edhe pas orës 8 të darkës. Ndoshta teksa shihni filmin tuaj të preferuar ose në një darkë mes miqsh. Janë shumë herë më të mira sesa patatet e kripura.
Avokado
Disa feta avokado në darkë do të ishin ideale. Mund t’i integroni edhe në receta të tjera të lehta.
Banane
Ato përmbajnë shumë potasium dhe magnez, çka ju relakson dhe ju ndihmon që të bëni një gjumë shumë të qetë.
Kos
Një filxhan me kos, pa yndyrë është ideali. Mund t’i shtoni edhe disa fruta për ta shijuar më shumë.
Majlti i maresë, si prodhohet dhe cilat janë vetitë kurative
Shëndeti i mirë përmes ushqyerjes dhe aktivitetit fizik
Sherebela për shërimin e shumë sëmundjeve