4 zgjedhje super energjike

Ushqimi, një aleat i dobishëm për të fituar energji

Sa herë që ndjeni veten të ezauruar nga lodhja e përditshme dhe ngarkesa emocionale, mendojeni ushqimin si një aleat shumë të dobishëm për t’ju dhënë atë dozën e nevojshme të energjisë.

Kujdes vaktin e darkës

Një darkë kalorike dhe e pasur në yndyrna dhe karbohidrate do të okupojë organizmin me tretjen dhe përthithjen më shumë seç duhet dhe nuk i jep mundësinë atij të harxhojë energji për rikuperim dhe rigjenerim. Darka ideale do të ishte një copë e bollshme peshk ton mbi një shtrat spinaqi të freskët dhe 1 fetë buke thekre.

Kur gjumi nuk ka orar

Arrat dhe qershitë e tharta (edhe të thara), janë të pasura në melatoninë, hormon që rregullon ciklin tonë cirkadian dhe përmirëson shumë gjumin tonë.

Ndjehesh e lodhur për të shkuar në palestër?

Etja është shpesh një arsye e fshehur e lodhjes. Mungesa e ujit mund të stimulojë nivele të ulta të energjisë dhe plogështisë. Pini ujë dhe çaj bimor (pa sheqer), gjatë gjithë ditës. Mbani gjithmonë një shishe ujë pranë jush në mënyrë që të mos "harroni" të pini ujë. Edhe ushqime të pasura në ujë si: shalqi, kastravec, sallatë jeshile ndihmojnë të qëndroni të hidratuar.

Kur keni udhëtim për të bërë

Një filxhan kafe është i domosdoshëm. Është vërtetuar se kafeina parandalon përgjumjen kur jemi në timon. Por kujdes; personat që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj kafeinës duhet ta evitojnë atë në orët e vona të ditës pasi mund t'ju çrregullojë gjumin.

(Nga Blerina Bombaj)

1,517 Lexime
7 vjet më parë