
Ushtrimet fizike lehtësojnë dhimbjet menstruale
Pyetja e adoleshentit: A është e vërtet që dhimbjet menstruale janë më të lehta pasi ke kryer marrëdhënie seksuale?
Përgjigjja e specialistit:
Rreth 50% e adoleshentëve kanë dismenorea (dhimbje menstruale) me intensitet djhimbjeje të ulët ose të lartë dhe 10% e tyre i kanë aq të forta, sa pengohen të shkojnë në shkollë.
Ka të dhëna që aktiviteti seksual mund të zvogëlojë simptomat e sindromës paramenstruale, sepse kontraktimet vaginale të orgazmës, së bashku me qetësimin e mëpasshëm, zbehin dhimbjen, lehtësojnë dhimbjet e barkut dhe menstruacionet janë më të durueshme.
Edhe pas shtatzënisë zvogëlohet dhimbja, sepse kanali i mitrës, që në adoleshencë është i mbyllur, qëndron pak më i hapur pas kalimit të bebes dhe periodat janë më pak të dhimbshme.
Këshilla të dobishme
Për të lehtësuar dhimbjet menstruale bëj ushtrime fizike. Kjo gjë bën që të hapen enët e gjakut dhe dhimbjet të jenë më të lehta.
(Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS)
Si të përqëndrohesh dhe të mësosh më shpejt
Dua të dal, prindërit më vënë orare për t’u kthyer në shtëpi
Adoleshenti: Si të rifitoj besimin e prindërve?