PËRGJEGJËSITË

Vetëm njerëzit e përmbushur janë njerëz të lirë

Nevojat fondamentale të njeriut janë nevoja fiziologjike dhe psikologjike. Nëse këto nevoja nuk plotësohen, lindin probleme në sjellje. Nëse jeni të aftë të identifikoni çfarë i mungon një fëmije, beteja është e fituar. Ja si mund t'ia dilni...

Nevojat fondamentale të njeriut janë nevoja fiziologjike dhe psikologjike. Nëse këto nevoja nuk plotësohen, lindin probleme në sjellje. Kjo vlen për të riturit dhe fëmijët. Nëse jeni të aftë të identifikoni çfarë i mungon një fëmije, beteja është e fituar. Ja si mund t'ia dilni...


Në shkollë, shpesh hasim fëmijë të llastuar. Si i bëni këta nxënës të mbajnë përgjegjësitë e tyre? Si ia lehtësojmë atyre këtë kalim, nga përkëdheljet prindërore në marrjen e përgjegjësive dhe kryerjen e detyrave deri në fund. 


Psikiatri i famshëm amerikan Dr. William Glasser (1925-2013) është autor i teorisë së realitetit ose teorisë së zgjedhjes. Ideja e tij themelore është që njerëzit janë qeniet e vetme përgjegjëse për sjelljen e tyre. Sipas Glasserit, ekzistojnë dy lloj sjelljesh apo njerëzish: të përgjegjshëm dhe të papërgjegjshëm. Sjellja e përgjegjshme nuk ka pasoja negative për veten ose të tjerët. Në këtë mënyrë ne plotësojmë nevojat tona dhe nuk cënojmë të tjerët, ndërsa sjellja e papërgjegjshme ka pasoja negative. Kjo ndodh zakonisht kur ne nuk jemi të plotësuar, kur nuk i kemi përmbushur nevojat tona, pra ndihemi të pakënaqur. Ju duhet të dini se cilat nevoja nuk po plotësohen dhe si t'i plotësoni ato. Vetëm kur plotësojmë të gjitha nevojat tona, ne do të veprojmë me përgjegjësi.


Nevojat fondamentale të njeriut.

Ne i ndajmë nevojat themelore njerëzore në ato fiziologjike dhe psikologjike. Nevojat fiziologjike kanë të bëjnë me mbijetesën fizike (ushqim, ujë, ajër, akomodim, temperaturë të përshtatshme, dritë, etj). 


Nevojat psikologjike:

• nevoja për dashuri (nevoja për përkatësi, pjesëmarrje dhe pranim, për shembull në familje, midis miqve dhe shokëve të shkollës)

• nevoja për fuqi (nevoja për mbizotërim, dominim, njohje)

• nevoja për liri (kjo nevojë përfshin mbledhjen, shprehjen, lëvizjen)

• nevoja për argëtim (nevoja për të luajtur, mësuar, pushuar).


Në rastin kur këto nevoja nuk plotësohen, cili është reagimi i fëmijëve?

Ja disa shembuj.

Një fëmije të cilit nuk i dhurohet mjaftueshëm dashuri

Një fëmijë që nuk është i përmbushur nga familja me dashuri, do të kërkojë vëmendjen e një mësuesi, shoku shkolle ose miku, duke ngacmuar vazhdimisht mjedisin. Është detyra jonë ta njohim këtë dhe t'i tregojmë atij rrugën e duhur dhe ta ndihmojmë atë të përmbushë këtë nevojë. Zakonisht këta janë fëmijë që vijnë nga familje të përçara. Provoni t'i mbani afër. Shokët dhe shoqet e klasës do ta shohin atë me një sy tjetër. Do ta bëjnë atë të ndihet i pranuar. 


Një fëmijë i pafuqishëm fizikisht

Një fëmijë i pafuqishëm fizikisht dëshiron të sundojë në mesin e shokëve të tij të klasës, madje ndonjëherë ai dëshiron të mbizotërojë mbi mësuesin, dëshiron të ketë fjalën e fundit, të zotërojë të tjerët, të injorojë dhe të mosrespektojë mendimet e njerëzve të tjerë. Përsëri, detyra jonë është ta drejtojmë atë në rrugën e duhur dhe ta ndihmojmë atë që të përmbushë atë nevojë siç duhet. Gjithçka e ka një zgjidhje. Në këtë rast mund të pajtohemi me sjelljen e tij dhe ta lejojme atë të ndihet më superior. Në një moment të dytë, kur ai të ndjejë përmbushje nuk do të sillet më kështu. 


Një fëmijë i cili nuk ka liri

Një fëmijë i cili nuk është i kënaqur me nevojën për liri do të shkelë rregullat e përshtatjes, rregullat e lojës dhe rregullat e tjera. Përsëri, ne duhet ta njohim këtë nevojë, ta drejtojmë dhe ta ndihmojmë ta përmbushë atë. Ne duhet t'i vendosim kufinj fëmijës dhe t'i themi atij se ai është i lirë brenda atyre kufijve.


Një fëmijë që nuk argëtohet mjaftueshëm 

Një fëmijë që nuk argëtohet mjaftushëm kërkon  gjatë gjithë kohës të luajë, është i papërqëndruar në mësime. Në këtë rast ai duhet të motivohet dhe mund t'i premtoni disa minuta lojë, pasi të ketë mbaruar detyrat. 

Ne i plotësojmë nevojat tona në mënyra të ndryshme, për shembull, me njerëz (ne zhvillojmë një lidhje të veçantë me familjarët, miqtë ose shokët e shkollës dhe plotësojmë nevojën për dashuri), me kafshë (kafshët shtëpiake na ndihmojnë të plotësojmë nevojën për dashuri dhe argëtim), artikuj (librat, parimet sportive dhe kompjuterët plotësojnë nevojën tonë për argëtim dhe liri), aktivitete (aktivitetet sportive plotësojnë gjithashtu nevojën tonë për argëtim dhe liri).


Kur nuk dimë se cilat nevoja nuk plotësohen tek një fëmijë, ne mund t'I ndihmojmë ata me pyetjet e mëposhtme. 

A jeni të fuqishëm sot, keni ngrënë mëngjes?

A po shkon mirë me shokun e bangës?

Me cilin pjestar të familjes ke marrëdhënie më të ngushtë? 

Kur argëtohesh më shumë, në shkollë apo në shtëpi?

I ke aritur rezultet e duhura në mësime?


Kur plotësohen të gjitha nevojat tona, kjo do të thotë që ne kontrollojmë jetën tonë dhe atëherë jemi të lumtur. Kjo vlen si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Nëse jeni të aftë të identifikoni çfarë i mungon një fëmije, beteja është e fituar. Që në këtë moment gjithçka vjen drejt përmirësimit. 


(Përktheu P.Shtini; Portali Shkollor)

2,392 Lexime
4 vjet më parë