Autizmi

Zidane, djali autik që mahniti familjen e tij...

Në vizitë te gjyshja, një djalë i vogël autik po luante me disa shkronja nga kartoni. Zidane ishte shumë i fokusuar dhe vendoste shkronjat me shumë kujdes në një renditje shumë të çuditshme. Kjo i bëri përshtypje babait të tij...

Autizmi është pjesë e fëmijës tim, nuk është gjithçka që është.



Në vizitë te gjyshja, një djalë i vogël autik, po luante me disa shkronja nga kartoni. Zidane ishte shumë i fokusuar dhe vendoste shkronjat me shumë kujdes në një rend të çuditshëm. Kjo i bëri përshtypje babait të tij. Pasi Zidane përfundoi lojën, babit të tij iu kujtua një libër nga i cili djali i tij mëson. Ai i bëri një foto renditjes së shkronjave dhe sapo shkoi në shtëpi e mori librin dhe e gjeti faqen ku dukeshin të bashkuara shkronjat, në mënyrë identike siç i kishte bashkuar edhe djali i tij. Djali i vogël vetëm duke e parë atë imazh, e kishte memorizuar dhe të njëjtën radhitje kishte arritur ta bënte pa e parë fare, me shkronjat e improvizuara me të cilat mësonte.



Specialistët, por edhe prindër të fëmijëve me autizëm bëjnë thirrje për rritjen e ndërgjegjësimit të popullsisë rreth këtij çrregullimi bioneurologjik të trurit. Këta fëmijë kanë nevojë për dashuri, kanë nevojë të pranohen dhe të socializohen si të gjithë fëmijët e tjerë ndaj për ta nuk ka vend për diskriminim.


Autizmi dhe shumë çrregullime të tjera janë pjesë e eksperiencës njerëzore duke kontribuar në diversitetin njerëzor. Pikërisht për këtë diversitet, secili prej nesh duhet të shmangë sa më shumë pabarazitë, duhet të eliminojë diskriminimin, duhet të integrojë çdo person të prekur nga autizmi dhe jo vetëm, duhet të falë më shumë dashuri. Autizmi flet, autizmi nuk zgjedh…



Përgatiti: Era Baliu, gazetare/korrespondente e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,066 Lexime
2 vjet më parë