MODELE SUKSESI

12 mësuesit më të suksesshëm në historinë e mësimdhënies

Një artikull që duhet lexuar nga çdo mësues, për të kuptuar se pavarësisht metodave, filozofive të ndryshme, e rëndësishme është ta duash punën që bën. Ju prezantojmë me raste suksesi në arsim.

12 mësuesit që kanë lënë gjurmë në historinë e mësimdhënies, janë një burim shumë i mirë frymëzimi për mësimdhënësit dhe studentët.


1. Nxënësi përballë mbrojtësëit- Rita PIERSON

Rita PIERSON është një mësuese me përvojë 40-vjeçare. Ajo dëgjoi një kolëg teksa thoshte, "Ata nuk paguajnë për mua për të dashur fëmijët". Ajo iu përgjigj: "Fëmijët nuk mësojnë nga njerëz që nuk i pëlqejnë". Ajo i bën thirrje mësuesve të besojnë tëk nxënësit e tyre dhe të ndërtojnë marrëdhënie miqësore e të ngushta me ta.


2. Si të fitosh nga edukimi- Sir Ken ROBINSON

Sir Ken ROBINSON shpjegon tre parime thelbësore për avancimin e mendjes njerëzore dhe përshkruan se si punon kultura e sotme arsimore kundër këtyre parimeve. Robinson shpjegon se si të dalim nga "lugina e vdekjes" arsimore, në të cilën ne pengohemi dhe si të krijojmë atmosferë stimuluese për nxënësit.


3. Suksesi - Angela Lee DUCKWORTH

Duke lënë një punë të paguar mirë, Angela Lee DUCKËORTH filloi punën si një mësues i klasës së shtatë në një shkollë shtetërore në Nju Jork. Ajo shpejt e kuptoi se koeficienti i inteligjencës nuk është e vetmja gjë që ndan nxënësit e suksesshëm nga ato më pak të suksesshëm. Angela shpjegon teorinë e saj të "këmbënguljes" si një parakusht për arritjen e suksesit.


4. Suksesi vjen kur bën atë që do - Simon SINEK

Simon SINEK ka një model të thjeshtë, por të fuqishëm për lidershipin frymëzues, të gjitha duke filluar me rrethin e artë dhe pyetjen - pse. Shembujt e tij përfshijnë Apple, Martin Luther King dhe vëllezërit Ëright.


5. Motivimi- Dan PINK

Analisti i karrierës, Dan PINK, shqyrton enigmën e motivimit, duke filluar me faktin se sociologët e dinë, por jo shumica e mësuesve: shpërblimet tradicionale nuk janë gjithmonë aq stimuluese sa mendojmë. Ka të tjera mënyra sipas tij, që e motivojnë nxënësin.


6. MËSUESI mund të jetë një vend i mrekullueshëm - Christopher EMDIN

Mësuesi duhet ta ringjallë klasën, duke e kthyer orën e mësimit edhe në argëtim edhe në mësim. Nxënësit duhet ta dinë se i pret një orë aktive, plot me kënaqësi, informacione të reja, të papritura, shpërlime. Vetëm kështu nuk do mërziten.


7. Zbuloni filozofinë tuaj të mësimdhënies - Tyler Dewitt

Tyler DeWitt, mësues i shkollave të mesme të shkencave natyrore, Problemi ishte në tekstin shkollor: ishte i pamundur të kuptohej. DeWitt u thotë profesorëve të shkencave natyrore, të refuzojnë zhargonin shkencor dhe me saktësi ekstreme, dhe të sjellë shkencën më pranë tregimeve dhe shembujve, për nxënësit e shkollës së mesme.


8. Të menduarit - Dan MEYER

Kurrikula matematikore e sotme nuk i mëson fëmijët aftësitë shumë të rëndësishme - formulimin e problemeve. Dan MEYER flet për stërvitjet matematike të matura që nxisin nxënësit të qëndrojnë dhe të mendojnë.


9. Tre rregulla - Ramsey MUSALLAM

Për Ramsey MUSALLAM, roli i vërtetë i një mësuesi është reduktuar në nxitjen dhe kultivimin e kuriozitetit. Musallam ofron tre rregulla për të nxitur imagjinatën dhe për të mësuar se si punon bota.


10. Kultivimi i shpresës - Stephen RITZ

Stephen RITZ është një mësues në Nju Jork, ne një prej lagjet më të varfra dhe më të- Bronks jugor.  E gjithë filozofia e tij e mësimdhënies ka të bëjë me kultivimin e shpresës, për një target njerëzish të cilët e kanë humbur pothuajse atë.


11. Të kapërcesh mentalitetin frenues - Kakenya NTAIYA

Kakenya, vjen nga fisi tradicional Maasai, ku të punosh si arsimtare, është e paperceptueshme për një femër. Jo vetëm kaq, or ajo arriti të ndërtonte edh një shkollë për vajzat, përmes vullnetit dhe këmbënguljes së saj.


12. Të mësosh përtej asaj që të japin në mënyrë të standardizuar - Diana LAUFENBERG

Diana LAUFENBERG pohon se njeriu mëson përmes dy mënyrave: Nga gabimet dhe nga të menduarit kritik. 



(P.Shtini; Portali Shkollor)

11,232 Lexime
5 vjet më parë