75 emra, nga njëjësi në shumës
Emrat në gjuhën shqipe kanë dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës.
Tema e shumësit të emrave formohet nga tema e njëjësit me mënyra e me mjete të ndryshme.
Emrat në gjuhën shqipe kanë dy numra: numrin njëjës dhe numrin shumës.
Tema e shumësit të emrave formohet nga tema e njëjësit me mënyra e me mjete të ndryshme. Meqë disa nga emrat paraqesin vështirësi dhe luhatje te folësit (në të folur e në të shkruar), atëherë po paraqesim disa emra nga numri njëjës në atë shumës.
Një varg emrash dalin me dy a më shumë trajta shumësi, por emrat e vendosur në kllapa janë të variantit jonormativ.
Radhitja e emrave është krejt e rastësishme.
Artikulli, sipas MA. Mentor Hajrizit, vjen si rezultat i punës sistematike me nxënësit.
SHUMËSI I EMRAVE
| Njëjës | Shumës |
|---|---|
| ujë | ujëra |
| djathë | djathëra |
| lesh | leshra |
| vaj | vajra |
| mall | mallra |
| thes | thasë |
| fëmijë | fëmijë |
| lopë | lopë |
| shok | shokë |
| mik | miq |
| vëlla | vëllezër |
| pyll | pyje |
| kunat | kunetër |
| pus | puse |
| tullac | tullacë |
| koprrac | koprracë |
| rrugaç | rrugaçë |
| pejan | pejanë |
| drejtor | drejtorë |
| dajak | dajakë |
| beqar | beqarë |
| asistent | asistentë |
| student | studentë |
| francez | francezë |
| mjek | mjekë |
| ilir | ilirë |
| majmun | majmunë |
| paragraf | paragrafë |
| dollap | dollapë |
| guralec | guralecë |
| bel | bela |
| brez | breza |
| çun | çuna |
| spec | speca |
| telefon | telefona |
| libër | libra |
| kufi | kufij |
| kushëri | kushërinj |
| zotëri | zotërinj |
| thua | thonj |
| përrua | përrenj (përroje) |
| qen | qen (qenër) |
| ujk | ujq (ujqër) |
| kolokuium | kolokuiume |
| mollë | mollë |
| lot | lot |
| natë | net |
| dash | desh |
| ballë | ballë |
| bishtalec | bishtaleca |
| byrek | byrekë (byreqe) |
| bir | bij |
| lumë | lumenj |
| gjarpër | gjarpinj, gjarpërinj |
| zot | zotërinj |
| dreq | dreqër |
| prind | prindër (prindë) |
| bar | barëra |
| bakall | bakej (bakaj) |
| i ri | të rinj |
| i zi | të zinj |
| i keq | të këqij |
| fyell | feje, fyej |
| verë | verëra |
| kulaç | kuleç |
| plak | pleq |
| nip | nipa, nipër |
| yll | yje, yj |
| gardh | gjerdhe (gardhe) |
| vit | vjet |
| mjekrosh | mjekroshë |
| zall | zaje |
| jastëk | jastëkë (jastëqe) |
| i madh | të mëdhenj |
| këlysh | këlyshë (këlyshër) |
(Nga: MA. Mentor Hajrizi, Portali Shkollor)
Gabime në përdorimin e trajtave të shkurtra në gjuhën shqipe
Përdorimet e gabuara të apostrofit/Si ta përdorim drejt apostrofin
Çfarë janë numërorët rreshtorë dhe pse i shkruajmë gabim ata?